LIVE UPDATES
Aktualitet

BE dhe OKB: Shqipëria ka bërë arritje të rëndësishme drejt fuqizimit të grave dhe zvogëlimit të diskriminimit gjinor

Të drejtat e grave u njohën si të drejta themelore dhe universale të njeriut. Qindra miliona vajza më shumë ndjekin shkollën në mbarë botën. Udhëheqëset gra ja kanë dalë të thyejnë ‘tavanin e qelqtë’ për të pasur më shumë pozicione drejtuese në hapësira publike dhe private.

8 Mars 2024, 07:41 Nga N.F
BE dhe OKB: Shqipëria ka bërë arritje të
Silvio Gonzato dhe Fiona McCluney

TIRANË- Gjatë dekadave të fundit, gratë dhe vajzat në mbarë botën kanë thyer barrierat, kanë çrrënjosur stereotipet dhe kanë nxitur përparimin drejt shoqërive më të drejta dhe të barabarta. Të drejtat e grave u njohën si të drejta themelore dhe universale të njeriut. Qindra miliona vajza më shumë ndjekin shkollën në mbarë botën. Udhëheqëset gra ja kanë dalë të thyejnë ‘tavanin e qelqtë’ për të pasur më shumë pozicione drejtuese në hapësira publike dhe private.

Në shkallë botërore, lufta për të drejtat e grave gjatë pesëdhjetë viteve të fundit është një histori progresi. Por pandemia globale dhe pengesat e fundit po e kërcënojnë këtë progres dhe barazia e plotë mbetet vite dritë larg.

Shqipëria ka bërë arritje të rëndësishme drejt fuqizimit të grave dhe zvogëlimit të diskriminimit gjinor, në shëndetësi dhe arsim, në tregun e punës si dhe në çështje të lidershipit, pjesëmarrjes dhe përfaqësimit në politikë e vendimmarrje.

Gjatë shqyrtimit të tij të fundit mbi Shqipërinë, Komiteti i Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave (CEDAW), njohu qëndrueshmërinë e përgjithshme të kuadrit ligjor dhe politik të vendit për barazinë gjinore. Por rekomandoi gjithashtu masa të posaçme për të siguruar që barazia në ligj të përkthehet në përmirësime praktike thelbësore në fuqizimin e grave.

Komiteti bëri thirrje për forcimin e aksesit të grave në drejtësi, për të eliminuar stereotipet ekzistuese dhe praktikat e dëmshme, rritjen e përpjekjeve për të eliminuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, të trafikimit dhe shfrytëzimit të grave. Ai gjithashtu i kërkoi Shqipërisë të mbrojë dhe fuqizojë gratë që janë viktima të formave të ndërthurura të diskriminimit, për shkak të statusit të tyre shoqëror ose ekonomik, orientimit të tyre seksual ose identitetit gjinor, ose aftësive të tyre të ndryshme fizike ose mendore.

Këto rekomandime përputhen plotësisht me frymën dhe objektivat e Planit Gjinor të Veprimit të BE-së dhe me rekomandimet specifike që BE-ja i ka drejtuar Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit. Parimi i barazisë mes grave dhe burrave i përgjigjet vlerave themelore i BE-së dhe ndërtimi i kapaciteteve kombëtare për të adresuar këtë parim në çdo sektor të qeverisjes, do të mbështesë rrugën drejt anëtarësimit të vendit në BE.

Për të përshpejtuar përparimin drejt arritjes së synimeve për barazinë gjinore në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, shtimi i investimeve financiare do të jetë kritik: investimi tek gratë nuk është vetëm një detyrë morale, por edhe një investim i mençur për të përshpejtuar rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, si OKB ashtu edhe BE solidarizohen me të gjitha gratë në Shqipëri. Vizioni ynë për një Shqipëri ku ka barazi gjinore është i qartë. Teksa festojmë fuqinë dhe potencialin e të gjitha grave, u bëjmë thirrje institucioneve, shoqërisë civile, bizneseve dhe qytetareve e qytetarëve – së bashku – që ta mbështesin këtë kauzë.

Marrë nga Monitor

be okb shqiperia te drejtat e grave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet