LIVE UPDATES
Aktualitet

BE çon përpara hekurudhën për Korridorin 8, kosto për dy segmentet shqiptare, 420 mln euro

Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro, nga të cilat rreth 420 milionë euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

17 Prill 2024, 07:21 Nga M.B
BE çon përpara hekurudhën për Korridorin 8, kosto për
Foto ilustruese

TIRANA- Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) njoftoi së fundmi se Komisioni Europian po çon para projektet hekurudhore që shoqërojnë Korridorin VIII. Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro, nga të cilat rreth 420 milionë euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Informacionet nga WBIF tregojnë se projektet në pjesën shqiptare janë në fazën përgatitore. Rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Me ndihmën financiare të BE-së për përgatitjen e projekteve dhe bashkëfinancimin e investimeve sipas Planit Ekonomik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po përmirësojnë linjat ekzistuese dhe duke ndërtuar hallkat që mungojnë përgjatë Korridorit VIII.

Shtrirja lindore e Korridorit VIII, e cila ndërlidh Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë është pjesë e zgjerimit të rrjetit kryesor të Transportit Trans-Europian. BE është duke zbatuar strategjinë “Global Gateway” që lidh vendet dhe rajonet në mbarë botën, duke nxitur investimet publike dhe private në një rrjet global të transportit dhe zinxhirëve të furnizimit. Në sektorin e transportit, kjo strategji promovon investime në infrastrukturë që krijojnë mënyra transporti të qëndrueshme, të zgjuara, elastike, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta.

Në këtë kuadër, hekurudhat po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi konsiderohet rrjet më i sigurt dhe i besueshëm për transportin e pasagjerëve dhe mallrave dhe me më pak ndikim në mjedis Durrës – Rrogozhinë është segmenti parë i hekurudhës së Korridorit VIII. Ky projekt investimi do të rindërtojë 33.5 km linjë hekurudhore me kosto 62 mln euro, duke përfshirë sistemet e elektrifikimit, sinjalizimit dhe telekomunikacionit, nga Durrësi në Rrogozhinë.

Nisma e investimeve të Ballkanit Perëndimor sqaron se ky projekt do të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe do të mundësojë udhëtime më të shpejta, do të zvogëlojë kostot e mirëmbajtjes, do të përmirësojë sigurinë dhe do të lehtësojë zhvendosjen e transportit të mallrave dhe pasagjerëve nga rruga në hekurudhë, duke nxitur lidhjen rajonale.

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Kufiri me Maqedoninë e Veriut është segmenti i dytë hekurudhor i Korridorit VIII dhe ka të bëjë me rehabilitimin e së gjithë linjës hekurudhore midis Rrogozhinës dhe Linit (120 km) si dhe ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore 2.8 km nga Lini në kufirin me Maqedoninë e Veriut në Korridorin VIII, me kosto rreth 356 milionë euro. BE-ja ka ofruar asistencë teknike për përgatitjen e projektit dhe bashkëfinancon segmentet e hekurudhës./ Monitor

hekurudha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet