Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përfaqësuesi ligjor i banorëve Elton Laska tha se me këtë vendim, Bashkia Mirditë faktoi pretendimet e tyre, ndërsa do ti drejtohen dhe SPAKUT me një kallëzim penal.

MIRDITË- Kompania që po ndërton HEC-et dhe Fabrikën e Ujit në Thirrë të Mirditës ka mangësi në dokumentacion. Në këtë konkluzion ka dalë Bashkia e Mirditës, e cila pezulloi punimet me një afat 60 ditorë dhe e gjobiti kompaninë me 300 mijë lekë. Pushteti vendor u vu në lëvizje pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të tre fshatrave – Thirrë, Sang dhe Hebe, të cilët kundërshtojnë këto projekte. Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi tha se ky vendim do ju dërgohet edhe institucioneve të tjera përgjegjëse për ta zbatuar.
“Bashkia ka kërkuar zbatimin e ligjit nga ana e kompanisë. Nga verifikimet e grupit të punës ka rezultuar se ka mangësi në dokumentacion dhe në këto kushte kemi marrë vendim për pezullim punimesh me një afat 60 ditor, e po ashtu është gjobitur me 3 milion lek të vjetra. Këtë vendim ja kemi përcjell dhe IKMT dhe Policisë me qëllim që dhe ata të vihen në lëvizje, për të mos lejuar vijimin e punimeve” thotë Mëlyshi
Përfaqësuesi ligjor i banorëve Elton Laska tha se me këtë vendim, Bashkia Mirditë faktoi pretendimet e tyre, ndërsa do ti drejtohen dhe SPAKUT me një kallëzim penal.
“Gjoba të cilën e ka vendosur Bashkia Mirditë, fakton atë çfarë ne i kemi kërkuar Policisë së Shtetit që të pezullonte punimet dhe të ndiqte penalisht kompaninë “Sang 1 Shpk”, e cila po punonte në shkelje të ligjit pa dokumentacion përkatës. Por kjo kompani nuk pyet për shtetin, duke vepruar në të zezë pa u shqetësuar. Në këto kushte do ti drejtohemi SPAK-ute me një kallëzim penal, ndaj të gjithë institucioneve që nuk kanë vepruar, por kanë lejuar që kjo kompani të shkatërrojë mjedisin në kundërshtim me ligjin.” tha Laska
Vendimi i Bashkisë Mirditë u përshëndet nga banorët e tre fshatrave të cilët vijojnë betejën ligjore për mbrojtjen e burimeve ujore prej 4 vitesh.
“Këtu po grabiten burimet ujore, ku mjedisi, bujqësia, ekosistemi dhe turizmi po futen në tubacionet e HEC-ve dhe ne kemi 4 vite që kërkojmë të gjitha shkresat në institucionet shtetërore mbi ligjshmërinë e vazhdimit të punimeve. Sot Bashkia Mirditë nuk ka bërë asgjë të re thjeshtë ka hapur që është bërë në kohen kur është dhënë leja dhe ka faktuar që janë bërë shkelje të rënda ligjore, që do thotë që kjo kompani ka punuar prej 4 vitesh në kundërshtim me ligjin. Ne do ti drejtohemi SPAKUT me një kallëzim sepse këtu kemi të bëjmë me një vepër të penale që kanë bërë institucionet e korruptuara të këtij vendit” tha Besnik Paci, përfaqësues i banorëve.
Gjatë largimit nga kantieri i ndërtimi të HEC-it në Thirrë të Mirditës, ku së bashku me përfaqësuesin ligjor kishin shkuar për të monitoruar zbatimin e vendimit të Bashkisë Mirditë, banoret u përballen me policinë e cila ju bllokoi rrugën pa asnjë arsye. Ndërkohë leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 50% e punimeve.
Marrë nga Reporter.al
DURRËS- Taksapaguesit shqiptarë pritet të shpenzojnë minimalisht 400 milionë euro nga taksat e tyre për ndërtimin e një...
Policia KAVAJË- Autori i vjedhjes së marketit ditën e djeshme në Kavajë nën kërcënimin e armëve, ësh...
motra e pellumb metes TIRANË- Motra e Pëllumb Metës, ka hedhur akuza ndaj kunatës së saj, Blerina Meta se ka tradhtuar vëllai...
gjjykata e kasacionit ITALI- Gjykata e Kasacionit në Itali ka dënuar me 8 vjet burg 52-vjeçaren shqiptare Mide Ndreu,...
Abas Rabi GREQI- 44-vjeçari shqiptar nga Lazarati, Abas Rabi është vënë në pranga në kuadër të një mega...
foto ilustruese KORÇË- Janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të Korçës. Trashësia ka shku...
policia e fierit FIER- Tre persona janë vënë në pranga në Fier pasi qarkullonin me armë zjarri me vete dhe makina të bli...
motra e pellumb metes TIRANË- Motra e Pëllumb Metës, ka folur sërish në lidhje me vrasjen e të vëllait, ngjarje e ...
Bledar Dedja ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja i cili u gjet i masakruar ...
Alibeaj dhe Gjiknuri TIRANË- Në një seancë dëgjesash me disa institucione në kuadër të mbledhjes së mendimeve ...