LIVE UPDATES
Politike

Balluku në Vlorë ndjek aksionin e ISHTI për kontrollin e pajisjeve me gaz dhe instalimeve elektrike në strukturat hoteliere

Zëvendëskryeministrja dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Vlorë, ku së bashku me drejtorin e ISHTI, Sokol Zaimi dhe kryebashkiakun, Ermal Dredha ndoqën nga afër aksionin që po zhvillohet në këtë qytet.

29 Mars 2024, 17:22 Nga h.k
Balluku në Vlorë ndjek aksionin e ISHTI për kontrollin e
Foto ilustruese

VLORË-Në prag të sezonit turistik veror, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion për verifikimin e sigurisë së pajisjeve nën presion dhe certifikimin e sistemeve elektrike, në të gjitha strukturat hoteliere të cilat operojnë në zonat bregdetare të vendit. Mbi 650 struktura akomoduese, nga Shkodra deri në Ksamil do të jenë objekt i këtyre kontrolleve.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Vlorë, ku së bashku me drejtorin e ISHTI, Sokol Zaimi dhe kryebashkiakun, Ermal Dredha ndoqën nga afër aksionin që po zhvillohet në këtë qytet.

Balluku tha se këto inspektime janë në kuadër të kritereve të sigurisë që duhet të kenë të gjitha strukturat akomoduese në vendin tonë, qoftë sa i takon përdorimit të pajisjeve nën presion, ashtu edhe sistemin elektrik, duke theksuar se përfitues janë edhe vetë subjektet.

Ky është një kontroll në të mirën e punës së tyre. Ky është një kontroll që padyshim do kërkohet nga agjencitë e mëdha të turizmit botëror, të cilat tashmë janë ato që lidhen direkt me hotelet në shumicës e rasteve. Bëhet fjalë për kushtet e sigurisë që vijnë nga pajisjet nën presion, pra për të gjithë përdoruesit e atyre hoteleve që përdorin gazin, por që pothuajse të gjithë e kanë këtë shërbim. Gjithashtu ne kemi në këto momente në fokus tonë inspektimin e lidhjeve elektrike në të gjitha ndërtesat e hotelerisë”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi se i gjithë procesi, në bashkëpunim edhe me pushtetin vendor, do të finalizohet para nisjes së sezonit turistik duke mos sjellë kështu shqetësime dhe pengesa në operimin e strukturave akomoduese.

Jemi duke shpejtuar pasi nuk duam t’ju shqetësojmë gjatë sezonit, kështu që grupet e ISHTI-it në bashkëpunim dhe me mbështetjen e bashkive të zonave bregdetare, por dhe atyre malore, pasi kryesisht e kemi vëmendjen tek ato zona të cilat do të jenë pritëse të këtij sezoni fantastik turistik me më shumë se 14 milionë vizitorë, do të jenë në terren dhe do të mundohen që të jenë sa më të shpejt, pa shqetësuar klientët, pasi është një proces që duhet ta kryejmë para 1 majit”, u shpreh Balluku.

Drejtori i ISHTI-it bëri të ditur se deri më tani ka pasur një bashkëpunim të mirë me përfaqësuesit e subjekteve duke shtuar se inspektimi kryhet online duke rritur në këtë mënyrë transparencën. “Kemi gjetur një bashkëpunim shumë të mirë me subjektet. Shpresoj që do t’ia dalim, ti certifikojmë dhe ta fusim këtë kulturën e re të punës në çdo subjekt për të pasur një turizëm sa më të sigurtë”, u shpreh Zaimi.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha shprehu mbështetjen për këtë aksion, si një element i rëndësishëm për sigurinë e vizitorëve në prag të nisjes së sezonit turistik.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet