Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para kryeministrisë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
Ajo i ftoi pjesëmarrësit të mos kenë frikë të martohen e të bëjnë fëmijë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe vendosjes së emrave shqiptarë për brezat e rinj.
TIRANË- Një prej folëseve në protestën e 36-të qytetare kundër qeverisë, të zhvilluar para Kryeministrisë, u bëri thirrje të rinjve të bashkohen, të krijojnë familje dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ajo i ftoi pjesëmarrësit të mos kenë frikë të martohen e të bëjnë fëmijë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe vendosjes së emrave shqiptarë për brezat e rinj.
Në fund të fjalës së saj, protestuesja ndau edhe një histori personale, duke treguar se babai i saj ndërroi jetë në mërgim pa arritur të kthehej në vendlindje, ndërsa tha se nëna e saj 80-vjeçare, që jeton në SHBA, e inkurajon çdo ditë të marrë pjesë në protestat kundër qeverisë.
"Të gjitha shqiptari kudo që jeni! Përshëndetje të gjithëve nga diaspora. Në anën tjetër të oqeanit po festohet akoma Dita e Pavarësisë. Hello to my American friends and the best wishes from us Albanians for the Independence Day. Unë kam patur fatin ta festoj Ditën e Pavarësisë së Amerikës për 20 vjet në Amerikë. Por sot jam e bekuar ta festoj këtë festë në sheshin më të bukur në botë. Në mes të rinisë sot të mrekullueshme.
Kam parë një anë të mrekullueshme të njerëzimit, duhet ta shtoj këtë fakt. Në qoftë se keni qenë në këtë shesh gjatë kësaj jave, mua personalisht më kanë thirrur 'nënë', njerëz të panjohur. Dhe në emrin e nënave shqiptare, unë ju kërkoj: Të bëheni bashkë!
Të gjeni shokun dhe shoqen e jetës nga ky shesh! Sepse në qoftë se keni patur kurajën të vini në këtë shesh, do të jeni mbështetja më e mirë për njëri-tjetrin për të krijuar familjet tuaja. Bëni fëmijë, mos kini frikë të martoheni!
Mos kini frikë të krijoni familjet tuaja! Mos kini frikë të bëni shumë fëmijë! Dhe t'u vini emra nga viset e mrekullueshme shqiptare, t'u vini emra të mrekullueshëm shqiptarë. Emra të viseve tona, sikurse bëjnë vëllezërit dhe motrat tona kosovare.
E fundit që doja t'ju them: Babai im vdiq në mërgim, zemërthyer, që nuk mundi të kalonte ditët e fundit të jetës së tij në lumturinë e tij dhe në Sarandën e tij. Mamaja ime 80-vjeçare më shtyn që nga Nju Xhersi, më inkurajon të dal çdo ditë në shesh," tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një prej folësve në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë hodhi poshtë etiketimet ndaj të arrest...
Pankarta TIRANË- Protesta e 36-të ashtu si dhe protestat e tjera ka patur pankartat e saj, ku qytetarët me mënyrë kreative kan&eum...
Protesta TIRANË- Pas rreth dy orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së 36-të...
Protestuesja TIRANË- Në protestën e 36-të qytetare të mbajtur para Kryeministrisë, një prej folëseve iu drejtua t&e...
Niko Qarkaj TIRANË- Niko Qarkaj, i konsideruar nga protestuesit si simbol i “revolucionit të flamingove”, u rikthye në protest&e...
“Është një projekt masiv. Përfshin një ishull privat prej 14,000 hektarësh në zemër të Mesdheut.” Iv...
Një protestuese gjatë tubimit të zhvilluar këtë pasdite kundër qeverisë ka adresuar akuza dhe kritika ndaj Edi Ramës. ...
Tiranë- Gjatë protestës, qe po mbahet një qytetar mbajti një fjalim ku shprehu pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe k&e...
Tiranë- Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është l...
Aktivistja TIRANË- Një prej aktivisteve në nisje të protestës deklaroi se tubimi i djeshëm ishte ndër më masivë...