Mijëra qytetarë në shesh/ Vazhdon protesta masive para kryeministrisë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Arben Kola akuzon për provokime në protestë: Do të vijojmë deri në rrëzimin e qeverisë 5 Korrik, 19:37...
Alarm në Levan! Zjarr i madh dhe shtëllunga tymi të zi mbulojnë zonën (PAMJE) 5 Korrik, 13:49 Pë...
Rama për protestat: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës 5 Korrik, 10:09 ...
FOTOLAJM/ Me flamuj amerikanë dhe pankarta, protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoft...
Në protestën e sotme ai ka deklaruar se mes tyre kishte qytetarë të zakonshëm, mësues, sportistë dhe familjarë, e jo "terroristë" apo "banda kriminale".

TIRANË- Një prej folësve në protestën e 36-të qytetare para Kryeministrisë hodhi poshtë etiketimet ndaj të arrestuarve. Në protestën e sotme ai ka deklaruar se mes tyre kishte qytetarë të zakonshëm, mësues, sportistë dhe familjarë, e jo "terroristë" apo "banda kriminale".
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos heshtin dhe t'i bashkohen protestës, ndërsa akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave kushtetuese dhe e mbylli fjalën me thirrjen drejtuar kryeministrit: "Rama, jep dorëheqjen!"
"I kanë bërë llogaritë gabim. Gjatë këtyre ditëve paqësore janë shkelur të drejtat kushtetuese. Nga e gjithë Shqipëria e cila çdo ditë shtypet e shtypet. Atë ditë që kishin atë logun tonë, të izoluar me xham, që prisnin të akuzoheshin për vepra penale të pakryera por të sajuara politikisht. Kishim mësues, kishim babë e bir me profesion të nderuar dhe të ndershëm. Kishim sportistë të njohur. Kishim Altinin që e ka djalin sëmurë. Kishim Aristotelin që kalon fijen dhe vjen çdo ditë proteston. Kishin qytetarë të thjeshtë me integritet që besojnë në ideale, besojnë në vlera. Kishim këto, por nuk kishim terroristë, nuk kishim as banda dhe nuk kishim as organizata kriminale sikur na i bëri propaganda, rrjetet sociale. Nuk kishim as mbeturinat, as qelbësirat, as qentë sikur ky kryeministër na i bëri. Këta palaço deputetë dhe këta ministra që sulmojnë qytetarët e thjeshtë që kanë dalë me fëmijët e tyre për të protestuar. E dhimbshme, e shëmtuar, është revoltuese! U bë kaq ditë që vijmë këtu në protestë, me qindra ditë. Deri dje kam zgjedhur të jem pjesë e protestës, por jo protagonist. Sepse e dija që të tjerë që kanë më shumë se unë për të folur dhe duhen dëgjuar.
Duhen dëgjuar pasi kjo qeveri është e shurdhër. Kjo qeveri ka zgjedhur t'i fyejë qytetarët e vet, t'i bullizojë, t'i trajtojë me arrogancë, t'i vjedhë, t'i dhunojë, t'i arrestojë, t'i vrasë, t'i plaçkisë! Duhen dëgjuar, pasi kjo qeveri e ka humbur arsyen. Na shohin si armiq, na etiketojnë si të dhunshëm, por ne jemi protestuesit më paqësorë. Ne jemi zemra më e pastër e kësaj Shqipërie. Ne nuk heshtim, ne kërkojmë të drejtën tonë për të protestuar për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të barabartë, ku ne të gjejmë se sundimi i ligjit vlen për të gjithë shqiptarët. Faleminderit besimit tuaj! Mirënjohje pafund për të gjithë protestuesit e ndershëm, paqësorë që nuk heshtin, por kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar. I ftoj të gjithë qytetarët e ndershëm që besojnë në vlera për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri e cila u jep të drejta të gjithë shqiptarëve, t'i bashkohen historisë. Mos të rrinë të bëhen spektatorë. Ky moment është vendimtar. Ne jemi pjesë e historisë. A e kuptoni sa e rëndësishme është ky moment? Më është dashur dhe mua t'ju tregoj, t'ju them... Dilni mos kini frikë! A e kuptoni se e kemi mbytur frikën? A e kuptoni se lepuri ka hyrë në barkun e tyre? Fundi iu ka ardhur, fundi po vjen! Bashkohuni me të drejtën, mos rrini, mos heshtni dhe mos u ankoni nesër për padrejtësitë që ju bëhen çdo ditë. Ejani sot dhe ta mbyllim këtë me diçka shumë të rëndësishme. Tani nuk ka më 'lironi çunat'. Tani kemi kohë plot të themi: Rama jep dorëheqjen," tha ai./Dosja.al
Pankarta TIRANË- Protesta e 36-të ashtu si dhe protestat e tjera ka patur pankartat e saj, ku qytetarët me mënyrë kreative kan&eum...
Protesta TIRANË- Pas rreth dy orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së 36-të...
Protestuesja TIRANË- Në protestën e 36-të qytetare të mbajtur para Kryeministrisë, një prej folëseve iu drejtua t&e...
Niko Qarkaj TIRANË- Niko Qarkaj, i konsideruar nga protestuesit si simbol i “revolucionit të flamingove”, u rikthye në protest&e...
“Është një projekt masiv. Përfshin një ishull privat prej 14,000 hektarësh në zemër të Mesdheut.” Iv...
Një protestuese gjatë tubimit të zhvilluar këtë pasdite kundër qeverisë ka adresuar akuza dhe kritika ndaj Edi Ramës. ...
Tiranë- Gjatë protestës, qe po mbahet një qytetar mbajti një fjalim ku shprehu pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe k&e...
Tiranë- Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është l...
Aktivistja TIRANË- Një prej aktivisteve në nisje të protestës deklaroi se tubimi i djeshëm ishte ndër më masivë...
Protesta TIRANË- Qytetarët janë mbledhur edhe sot të shumtë në numër në ditën e 36-të të protestave ...