Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në deklaratën e tij Avokati i Popullit e quan sulm për një shoqëri demokratike, kërcënimin që është bërë ndaj medias dhe inkurajon profesionistët të vijojnë detyrën e tyre.
TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar paraditen e sotme nëpërmjet një njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur në Vlorë disa ditë më parë, ku një 26 -vjeçare u përdhunua nga tre persona. Organi i mbrojtjes ka bërë thirrje për vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë kryer dhe mbështetur aktin ndaj të resë.
Nga ana tjetër në njoftim bëhet thirrje për mbrojtjen e fjalës së gazetarëve, referuar rastit të kërcënimit të gazetares së Vlorës Afrovita Hysaj. Në deklaratën e tij Avokati i Popullit e quan sulm për një shoqëri demokratike, kërcënimin që është bërë ndaj medias dhe inkurajon profesionistët të vijojnë detyrën e tyre.
DEKLARATA ZYRTARE
"Avokati i Popullit ka përcjellë me shqetësim ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku është shënuar rasti i rëndë i përdhunimit të një vajze 26 vjeçare.
Referuar rrethanave të bëra publike në media kjo është një ngjarje shumë e rëndë ndaj së cilës duhet të ketë një reagim të gjerë qytetar dhe reflektim të thellë publik.
Avokati i Popullit i inkurajon organet ligjzbatuese që ta zbardhin me përparësi rastin dhe të ndërmarrin hetime të shpejta dhe sa më efektive për vënien para përgjegjësisë të personave që e shkaktuan këtë ngjarje të dënueshme.
Ndërkohë, sikurse është bërë me dije në opinionin publik, të tjera incidente janë shënuar në lidhje me këtë rast, që përfshijnë përdorimin e dhunës verbale, gjuhës denigruese dhe kërcënimit për jetën drejtuar gazetares Afrovita Hysaj, e cila ka raportuar mbi ngjarjen e rëndë.
Avokati i Popullit, dënon ashpër çdo formë që cënon lirinë e shprehjes, të cilën nuk e konsideron një privilegj por një të drejtë themelore.
Sulme të tilla në një shoqëri demokratike janë të pajustifikuara dhe cënojnë ndër të tjera kurajon profesionale për gjurmimin e së vërtetës.
Në sferën e lirisë së shprehjes, Avokati i Popullit është i angazhuar për të siguruar që kjo e drejtë themelore të mbetet e pacënuar, duke i inkurajuar të gjithë profesionistët e medias ta sfidojnë padrejtësinë dhe t’i japin zë mbrojtjes së të vërtetës."
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim.
Dy avokatet TIRANË- Zbardhen debatet brenda seancës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, mes avokates së caktuar nga sh...
Bajram Begaj TIRANË-Presidenti i vendit Bajram Begaj gjatë një interviste me gazetarët ka treguar edhe sesi e konsumon kafen. Ai tha s...
GJKKO TIRANË- Shtyhet seanca e tretë për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kan...
Foto nga operacioni KAMËZ-Dy persona janë vendosur në prangat e policisë paraditen e sotme për trafikimi të kanabisit në...
DURRËS- Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Dashi u vu në...
Foto nga operacioni ITALI-Një operacion i policisë italiane ka neutralizuar një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të dr...
Sali Berisha TIRANË- Edhe sot, në ditën e tretë, Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën për vlerësimin e mas&...
Mallrat VLORË- Një tjetër rast i shitjes së mallrave kontrabandë është goditur nga policia. Në Vlorë, &eu...
Studentet TIRANË- Me thirrjet: 'Besoni te shpirti ynë luftarak', studentët e mjekësisë kanë protestuar edhe sot kundër l...
Foto ilustruese KUKËS-Një 56-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të ...