LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokati Cakrani: SPAK po vijon skenarin e montuar të 2015-ës për diskreditimin politik të Metës në aferën CEZ-DIA

Në një konferencë për shtyp ai theksoi se, dokumenti i publikuar nga PL në vitin 2015 tregon një skenar të montuar për implikimin e tij në aferën CEZ-DIA.

27 Mars 2026, 12:09 Nga D.S
Avokati Cakrani: SPAK po vijon skenarin e montuar të 2015-ës për
Kujtim Cakrani

TIRANË- Avokati i ish-presidentin Ilir Meta, Kujtim Cakrani deklaroi se hetimi aktual i SPAK duket si një vijimësi e këtij plani të vjetër, i cili synonte diskreditimin dhe penalizimin politik të ish-presidentit.

Në një konferencë për shtyp ai theksoi se, dokumenti i publikuar nga PL në vitin 2015 tregon një skenar të montuar për implikimin e tij në aferën CEZ-DIA.

Cakrani kujtoi se Meta kishte vepruar me kallëzim penal ndaj zonjës Ismailaj në vitin 2014 për “keqpërdorim të thirrjeve telefonike”, kallëzim i cili më pas u pushua për shkak të amnistisë së vitit 2016, duke treguar se çdo përpjekje për ta implikuar ish-presidentin ishte e pabazë.

Deklarata e Cakranit:

"Kjo çështje është vijimësia e asaj që ka ndodhur më 21 janar të vitit 2011, sepse janë të njëjtit personazh, apo jo, avokat? Dhe janë të njëjtët aktorë të cilët, në vijimësi, kanë dashur që presidentin, zotin Meta, ta penalizojnë, ta diskretitojnë publikisht për akuza për të cilat nuk qëndrojnë dhe për afera korruptive për të cilat nuk ekzistojnë. Kështu që sot do t'ju paraqesim se si ka nisur kjo çështje përsa i përket episodit të CEZ-DIA-s dhe përse kjo është një çështje e montuar keq nga ata që kishin interes, dhe padyshim edhe nga Prokuroria e Posaçme.

Aty nga viti 2014, shtetasja Vojsava Ismailaj i dërgonte mesazhe të vijueshme ish-kryetarit të Kuvendit, zotit Meta, ku i kërkonte takim dhe e bezdiste atë, duke justifikuar se donte të sqaronte disa probleme. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Kastriot Ismailaj, në atë kohë ishte nën përgjegjësi penale dhe po vuante procese gjyqësore për akuza të cilat nuk kanë lidhje me zotin Meta, por me çështjen e tij me faturat që kishte me ÇEZ-in.

Në këtë kuptim, zoti Meta, pasi kuptoi që zonja Ismailaj ishte penguar figurativisht nga persona që po e shantazhonin dhe intimidonin psikologjikisht, dhe duke u ndjerë e bezdisur nga mesazhet provokuese, i drejtohet me kallëzim penal, duke e paraqitur atë përpara prokurorit të përgjithshëm të kohës, zotit Adriatik Llalla. Më pas, kjo çështje është pushuar për shkak të amnistisë së vitit 2016.

Kallëzimi penal i zotit Meta konsistonte tek keqpërdorimi i thirrjeve telefonike, të cilat zonja Ismailaj i përdorte në mënyrë të vazhdueshme. Pra, regjistrohet kallëzimi penal midis viteve 2000 dhe 2016. Pas hetimeve, dhe pasi zoti Meta u pyet në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, ky kallëzim penal u pushua për shkak të amnistisë së kohës. Dokumenti mban numrin një dhe datën e pushimit 18.1.2017.

Më pas, dokumenti tjetër, shumë i rëndësishëm dhe komprometues, tregon ndërhyrjen e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, zotit Spartak Braho. Ky dokument, me numrin e protokollit 30 20, datë 27.9.2015, është drejtuar zotit Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme i kohës, për dijeni zotit Bujar Nishani, president i Republikës, dhe për dijeni kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Meta, si dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në përmbajtjen e tij thuhet: Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, dua t'ju informoj se burime të sigurta më konfirmojnë ekzistencën e të dhënave për përpjekje serioze për realizimin e një skenari okupi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend, dhe që ka për autor kryesor deputetët Tom Doshi dhe ish-deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim.

Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë të njohur të vjetër të Kastriot Ismailajt, i cili ndodhet i arrestuar për akuzën e pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe personazh kryesor për çështjen CEZ-DIA. Ata kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e sipërpërmendur, veçanërisht me bashkëshorten e tij, Vojsava Ismailaj, për ta përfshirë atë në një skemë mashtrimi, shantazhi dhe premtimi për të liruar bashkëshortin e saj nga akuza, në këmbim të deklaratave ose intervistave që synonin implikimin e kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZ-DIA dhe vazhdimin e skenarit destabilizues.

Burimet konfirmojnë se takimi i fundit mes Tom Doshit, Dritan Priftit dhe Vojsava Ismailaj u zhvillua në Hotel Sheraton, ditën e mërkurë, më 23 shtator 2015, duke filluar nga ora 14:31. Të njëjtat burime konfirmojnë se Tom Doshi dhe Dritan Prifti i thanë Vojsava Ismailaj se bashkëshorti i saj mbahej i arrestuar me porosi të kryetarit të Kuvendit.

Sipas burimeve, Tom Doshi dhe Dritan Prifti i dhanë garanci Vojsava Ismailaj në emër të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave ose intervistave që do të implikonin kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të interesuar për eleminimin politik të Ilir Metës.

Burimet informojnë gjithashtu se pasi dështuan të ndikojnë përmes avokatit Vladimir Meçi, i cili mbron çështjet e Tom Doshit dhe Kastriot Ismailajt, këto ditë Tom Doshi ka kërkuar që Vojsava Ismailaj të takohet jashtë qytetit të Tiranës për të përfunduar marrëveshjen, duke premtuar edhe largimin e saj dhe të familjes jashtë Shqipërisë.

Duke patur parasysh precedentin e skenarit të dështuar kriminal që po gjykohet nga organet kompetente, i cili synonte të përfshinte dhe të akuzonte kryetarin e Kuvendit si porositës të ekzekutimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mëhill Fufi, me protagonist të pandehurin Durim Bami dhe deklarimin e dhënë nga ky i fundit nën kërcënimin me armë, dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet Tom Doshi, në cilësinë time si kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend." u shpreh Cakrani./Dosja.al

spak ilir meta kujtim cakrani cez-dia

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026