LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk zbaton detyrimin ligjor për ngritjen e skemës së kompensimit të investitorëve

Ngritja e një skeme të tillë është e parashikuar në ligjin “Për tregjet e kapitalit”, i miratuar në vitin 2020. Ligji përcakton se kjo skemë duhet ngritur brenda një afati 5-vjeçar nga miratimi i ligjit.

27 Tetor 2025, 14:06 Nga M.L

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk zbaton detyrimin ligjor për

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) nuk ka zbatuar ende detyrimin ligjor për ngritjen e një skemë të kompensimit të investitorëve në tregjet e kapitalit brenda vitit 2025.

Ngritja e një skeme të tillë është e parashikuar në ligjin “Për tregjet e kapitalit”, i miratuar në vitin 2020. Ligji përcakton se kjo skemë duhet ngritur brenda një afati 5-vjeçar nga miratimi i ligjit. Në strategjinë për periudhën 2023-2025, AMF angazhohet që brenda afateve të parashikuara në ligj të përcaktohen rregullat për krijimin dhe funksionimin e skemës së kompensimit të investitorëve, si edhe të bëhet një studim tregu për të vlerësuar mundësinë e funksionimit të skemës mbrojtëse për investitorët.

Por, në raportimin në Kuvendit e Shqipërisë, drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF-së u shpreh se kjo skemë ende nuk është gati. Sipas saj, deri tani është bërë një vlerësim me konsulencën e ekspertëve të jashtëm dhe po punohet për të vijuar me ngritjen e skemës.

Ndërkohë që ngritja e kësaj skeme parashikohej në ligjin e miratuar në vitin 2020, drejtoresha e AMF-së u shpreh se ky institucion po punon për një ligj të ri, në përputhje të plotë me direktivat e BE-së. Ky ligj pritet të përgatitet në vitin 2027. Forma finale e skemës së mbrojtjes së investitorëve do të vendoset në ligjin e ri. Ajo shtoi se skema për kompensimin e investitorëve ka edhe kosto për tregun dhe mund të dëmtojë zhvillimin e tij.

Por, deputetët kundërshtuan parashtrimin e zonjës Kaçi, me argumentin se AMF nuk duhet të shqetësohet për kostot e operatorëve, por për të përmbushur detyrime që ka, me qëllim garantimin e zbatimit e ligjit.

Skema e kompensimit të investitorëve në tregun e kapitaleve është një mekanizëm mbrojtës që synon të mbrojë investitorët kundrejt riskut të humbjeve në rastin e paaftësisë së shoqërisë komisionere për të paguar detyrimet në para apo instrumente financiare, të mbajtura në emër të klientit dhe të administruara prej saj. Kjo skemë gjen aktualisht zbatim në vendet e Bashkimit Europian, si një kërkesë e legjislacionit komunitar.

Ligji “Për tregjet e kapitalit” hedh bazat për krijimin e kësaj skeme, për funksionimin e së cilës duhet të hartohen rregulla të mëtejshme.

Ligji përcakton se Fondi i mbrojtjes së investitorit duhet të krijohet dhe të menaxhohet nga vetë AMF ose nga një shoqëri e autorizuar prej këtij institucioni.

Anëtarësimi në Fond është i detyrueshëm për shoqëritë e licencuara për të foruar shërbime të investimeve, duke përfshirë shoqëritë komisionere e autorizuara për të mbajtur fondet e klientit ose instrumentet financiare, bankat që ofrojnë shërbime investimesh dhe kryen aktivitete investimesh dhe shoqëritë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike, në rastet kur kjo e fundit ofron shërbime investimesh.

Kërkesat e këtij neni u aplikohen edhe degëve dhe zyrave të shoqërive të huaja komisionere, nëse ato nuk janë pjesë e skemës së mbrojtjes së investitorëve në vendin e origjinës.

Skema e mësipërme do të sigurojë pretendimet monetare që një anëtar i Fondit u detyrohet klientëve ose që i përkasin një klienti, të cilat mbahen në emër të klientit për shërbimet e investimeve të dakordësuara me të; instrumente financiare, të cilat i përkasin klientit të një prej anëtarëve të Fondit dhe që mbahen prej tij në kujdestari për shërbimet e investimeve të dakordësuara me të.

Kjo skemë nuk do të përfshijë fondet e klientëve të bankave, që janë të mbuluara nga ligji në fuqi “Për sigurimin e depozitave”, si edhe pretendimet e klientëve të anëtarëve të Fondit, që ngrihen nga transaksione për të cilat është dhënë një dënim penal, që ka të bëjë me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në rast dyshimi se pretendimet e klientëve të anëtarëve të Fondit rrjedhin nga një transaksion në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, pagesa e pretendimit nuk do të kryhet derisa të merret vendimi i formës së prerë nga gjykata për këtë transaksion.

Skema do të mbulojë një vlerë maksimale prej 500 mijë lekësh për klient (investitor) të një anëtari të Fondit. Shuma e pretendimeve të klientit të një anëtari të Fondit do të përllogaritet si shuma totale e pretendimeve, pavarësisht nëse anëtarët e Fondit i mbajnë ato në një apo disa llogari, pavarësisht nëse kanë nënshkruar një ose më tepër kontrata dhe pavarësisht nëse i ofrohen një ose më tepër shërbime investimi./ Monitor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet