LIVE UPDATES
Aktualitet

“Autonomia spitalore”, VOA: Rikthehet debati për shërbimet shëndetësore

Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mjekët që duan për të marrë shërbim jashtë orarit zyrtar, kundrejt pagesës.

25 Shkurt 2024, 19:57 Nga N.F
“Autonomia spitalore”, VOA: Rikthehet debati për
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Në Shqipëri autoritetet zyrtare po prezantojnë disa elementë të autonomisë spitalore, që parashikon delegimin gradual të vendimarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet. Spitalet publike që plotësojnë disa kritere, po pajisen me kartën e autonomisë menaxheriale, e cila bazohet në atë që quhet praktikë e dyfishtë, sipas së cilës qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mjekët që duan për të marrë shërbim jashtë orarit zyrtar, kundrejt pagesës. Zyrtarët thonë se kjo reformë do të sjellë rritje të shërbimeve dhe cilësisë, ndërsa njohës të fushës së shëndetësisë mendojnë se e konceptuar në këtë mënyrë, ajo rrit edhe më tej kostot nga xhepi i qytetarëve.

“Jo vetëm praktikë e dyfishtë, por edhe rritja së brendshmi e shpërblimit të mjekëve, në bazë të meritës do të bëjë që interesi për të punuar në spitalet publike, të jetë gjithmonë e më i lartë, konkurenca të jetë gjithmonë e më e fortë dhe pastaj kush do të shkojë në Gjermani, të na marrë të keqen”.

Kështu u shpreh pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të autonomisë spitalore, vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi t’u japë të drejtë studentëve të mjekësisë që kërkuan shfuqizimin e një përkufizimi ligjor që i detyronte ata pas përfundimit të studimeve të punonin në vend për një periudhë 2, 3 dhe 5 vjeçare, para se t'u dorëzohej diploma. Me bindjen se reforma do arrijë të frenojë largimin e mjekëve nga vendi autoritetet argumentojnë se ajo u jep pavarësi spitaleve, që përmes bordeve që do të zgjidhen, të menaxhojnë burimet financiare, njerëzore, apo të lidhin kontrata me palët e treta. Zyrtarët janë të bindur se kjo praktikë do të rrisë cilësinë, shërbimet për qytetarët, dhe të ardhurat dytësore të institucioneve spitalore.

Në fund të janarit të këtij viti kartën menaxheriale të autonomisë spitalore e morën 5 spitale, 4 rajonale dhe ai Univeristar Nënë Tereza në Tiranë,(në vend janë 41 spitale publike, 6 të nivelit terciar, 11 të nivelit rajonal dhe 24 spitale bashkiake). Disa elementë të kartës u eksperimentuan prej një viti në Spitalin Memorial të Fierit.

Sot qytetarët e marrin shërbimin shëndetësor në spitalet publike përmes sistemit të referimit, pa pagesë. Ajo që po diskutohet më së shumti në kuadër të autonomies, lidhet me atë që quhet praktika e dyfishtë, sipas së cilës mjekët të cilët kërkohen nga qytetarët përtej orarit të punës, kanë mundësi të shfrytëzojnë ambientet e spitalit, fillimisht vetëm për konsulta dhe në një fazë tjetër edhe aparaturat, për të ofruar një shërbim ekstra me pagesë, ku 70% të pagesës i merr mjeku dhe 30% spitali, me kusht që pagesa e mjekut të mos tejkalojë 30% të pagës mujore të tij. Kjo ndodh kur qytetarët nuk duan të presin radhën që parashikon sistemi i referimit nga mjeku i familjes, dhe ai specialist. Por ekspertë të shëndetit publik, mendojnë se modeli i autonomisë spitalore që ofron qeveria do të rrisë kostot nga xhepi të qytetarëve për shëndetësinë.

“Kur dëgjoj shprehjen 70% e merr mjeku dhe 30 spitali, pyetja e parë që me vjen në mend është - kush i paguan këto para? I paguajnë qytetarët. Atëherë ne çfarë po bëjmë, po i kërkojmë para njerëzve t’i shtojmë shpenzimet nga xhepi. Të mos harrojmë dhe një element të rëndësishëm. Nuk është vetëm mjeku në shëndetësi. Është një ekip. Ka mjekë, ka infermierë, ndihmës, laborantë, imazheristë, teknikë imazherie, administratë, s’ka asnjë shpjegim për këtë dhe asnjë diskutim”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ilir Alimehmeti, ekspert i shëndetit publik.

Zv. Ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj, për Zërin e Amerikës i kundërshtoi këto argumenta dhe tha se praktika e dyfishtë ul listën e pritjes brenda sistemit të referimit, rrit cilësinë dhe shërbimet por jo kostot për qytetarët.

“Patjetër që jo. Shërbimi pranë spitaleve publike do të vijojë të ofrohet falas. Dhe për pacientët që do të duan ta marrin këtë shërbim brenda orarit të punës, brenda sistemit të referimit nuk do të ketë asnjë kosto për xhepat e qytetarëve. Kostoja do të jetë zero”- u shpreh Entela Ramosaçaj Zv .Ministre e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër Ish-Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, i tha Zërit të Amerikës, se disa hapa të autonomisë spitalore që lidhen me menaxhimin e fondit të barnave nga vetë institucionet spitalore, investimet apo rekurtimet e personelit janë hedhur mbi një dekadë më parë dhe se në vijim kishin nevojë të përmirësoheshin. Ai merr si shembull projektin e pilot të Autonomisë Spitalore në spitalin e Durrësit që funksionoi për një kohë të gjatë. Z. Vasili është kritik me elementët e autonomisë spitalore që ofrohen sot nga qeveria ndërsa sjell në vëmendje konçensionet në sistemin shëndetësor si një praktikë centralizuese.

“Kjo është masë propagandistike, pa bazë reale që e shthur dhe e mbingarkon sistemin spitalor. Do të krijohet patjetër dhe çorganizim, do krijohen keqkuptime të brendshme, pamundësi të ndarjes ku fillon shërbimi publik dhe ai privat do përdoren të njëjtat asete. Çfarë fituam. Asgjë. Nëse i referohemi konçensioneve. A ka hapësirë një spital autonom të vendosë për një shërbim që e vendos ministria? Kjo gjë ndodh, për laboratorët dhe elementë të tjerë. Ky është autonomia?”- u shpreh Petrit Vasili, ish Ministër i Shëndetësisë.

Por drejtuesja e Spitalit memorial të Fierit, ku prej një viti u pilotuan disa elementë të kartës menaxheriale të autonomisë spitalore thotë se aktiviteti i këtij spitali u rrit me 70%, dhe për pasojë dhe aksesi i qytetarëve.

“Praktika e dyfishtë këtë bën, ul listën e pritjes, e mirmenaxhon atë, dhe i jep qytetarit të drejtë të përzgjedhë vendin e duhur aty ku është shërbimi më i mirë dhe më cilësor. Njëkohësisht krijohet dhe një marrëdhënie e re besimi mes pacientit dhe mjekut”- argumentoi Rudina Degjoni, Drejtore e Spitalit Memorial të Fierit.

Mjaft qytetarë shtrojnë pyetjen nëse e shmang korrupsionin në radhët e bluzave të bardha utonomia spitalore. Disa prej tyre e shohin pozitivisht reformën në këtë drejtim dhe mendojnë se suksesi i saj do të varet ekipet që do ta zbatojnë.

“Ekipet menaxheriale duhet të jenë në lartësinë e reformës. Nëse ne nuk vendosim autoritete drejtuese dhe një ekip menaxherial me mekanizma kontrolli dhe audituese rrezikojmë të kemi probleme që lidhen me mungesën e transparencës, me nxitjen e favorizmit të kolegëve të caktuar, dhe mund të jetë një moment që mund të na fusë në një rreth vicioz sistemin shëndetësor”- u shpreh Qamil Dika pedagog në Fakultetin e mjekësisë UMT.

Një tjetër element i reformës së autonomisë spitalore është konkurueshmëria. Zyrtarët mendojnë se spitalet publike do jenë gjithnjë e më konkuruese me ato private.

“Qytetari i cili merr një shërbim edhe më cilësor patjetër që do të sjellë një konkurencë të shëndetshme jo vetëm mes spitaleve publike por dhe me ato private”- vijoi Zv.Ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.

Por eksperti i shëndetit publik Ilir Alimehmeti, nuk pajtohet më këtë argument.

“Përse dikush dëshiron të punojë jashtë orarit? Do të thotë që ajo punë e parë nuk i mjafton. Parimi duhet të jetë pagë e denjë për një punë të denjë. Nëse ne dalim përtej orarit, do të thotë që ne gjatë orarit nuk garantuam asgjë. Je në konkurencë me sistemin spitalor privat. Jemi në pozita totalisht të pabarabarta. Dhe në këtë garë do fitojnë privatët sepse qofshin kushtet, metodat, kontratat të cilat përmirësohen në vijimësi janë në favor të tyre?- vijoi Ilir Alimehmeti ekspert i shëndetit publik.

Spitalet publike në Shqipëri po hyjnë në garën për autonomi, në një klimë jo shumë të favorshme sa i takon financimit të sistemit të shëndetësisë. Buxheti për këtë sektor edhe pse është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit me mbi 80%, në raport me PBB ai është rreth 3%, dukshëm nën mesataren prej 8% të vendeve të BE. Nga ana tjetër edhe numri i mjekëve për banorë është i ulët, 188 për 100 mijë banorë, kur në vendet e BE është 374. Edhe pse pagat në shëndetësi, gjatë viteve të fundit janë rritur largimi i mjekëve nga vendi po i jep goditje të vazhdueshme sistemit.

Marrë nga VOA

sherbimet shendetesore autonomia spitalore shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet