LIVE UPDATES
Aktualitet

Asnjë masë për "zemrën e shkulur"/ I riu u soll pa organin në Tiranë, Prokuroria: Janë dërguar 2 letërporosi në Spanjë. Asnjë masë nga autoritetet shtetërore

Prokurorja Suela Salavaci shpjegon se janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë se e kanë në Spanjë. Shteti shqiptar ka bërë shumë pak për zbardhjen e ngjarjes makabre.

20 Janar 2023, 22:38 Nga k.m.
Asnjë masë për "zemrën e shkulur"/ I riu u soll pa
Majlinda dhe Saimir Sula

Pak ditë më parë emisioni “Stop” udhëtoi drejt Barcelonës në Spanjë, për të hedhur dritë mbi vdekjen misterioze të të riut Saimir Sula. Ai humbi jetën në Spitalin Del Mar në Barcelonë. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por pamjet tregojnë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.

Çështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish. Trupi i Saimir Sulës erdhi pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit. Shteti shqiptar regjistroi veprën penale për trafikim të organeve.

Prokurorja Suela Salavaci shpjegon se janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë se e kanë në Spanjë. Shteti shqiptar ka bërë shumë pak për zbardhjen e ngjarjes makabre.

Në një tjetër ngjarje të ngjashme, zyrtarët e ambasadës së Kenias në Romë, erdhën në Tiranë dhe morën kontakt me autoritetet shqiptare, për rastin e një të reje keniane, që u gjet e masakruar dhe e hedhur nga apartamenti ku banonte në kryeqytetin shqiptar.

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në një investigim të emisionit “Stop”, i vetmi që udhëtoi drejt Spanjës për këtë rast, rezultoi se zemra e pretenduar e të riut ishte regjistruar në mjekësinë ligjore të këtij vendi disa ditë para se i riu Sula të ndërronte jetë. Me gjithë këtë absurd, për shtetin shqiptar jeta e shtetasve të vet nuk duket se ka ndonjë vlerë.

“Edhe një herë një mesazh shumë të fortë Prokurorit të Përgjithshëm të këtij vendi, i cili ka tagrin të dërgojë prokurorë në drejtim të Spanjës, apo Prokurorisë së Tiranës që ka dhe çështjen dhe prokuroren mund ta nisë atë drejt Spanjës, apo Ministri i Drejtësisë, zoti Ulsi Manja si mundet në këtë vend, një i ri vjen pa zemër dhe ka dy vjet që nuk ka reagim institucionesh. Ose për sa kohë tani që u bë publike dhe jeni në dijeni s deri para ca kohësh shumëkush mund të thoshte që nuk e dinim përveçse prokurores që hetonte dhe familjarëve që ishin në brendësi të situatës. Tani që është bërë publike nisni 2 prokurorë, 1, 6, 7, sa të doni ju për të sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Nuk mundet sot qytetarët shqiptarë, këtu dhe kudo që të ndodhen të mos ndjejnë përfaqësinë e tyre, të shtetit, ambasadave, konsullatave, në mbrojtje. Është e tmerrshme”, tha Kodra./tvklan.al

majlinda sula saimir sula

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet