LIVE UPDATES
Aktualitet

Asnjë kontroll në treg, ja shkeljet e Bordit të Mbikëqyrjes Publike

Audituesit ligjorë nga ana tjetër janë ata që kontrollojë raportet financiare të kontabilistëve, për të parë nëse të dhënat janë raportuar saktë apo jo.

15 Nëntor 2024, 21:28 Nga E. D
Asnjë kontroll në treg, ja shkeljet e Bordit të Mbikëqyrjes
foto nga emisioni

TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet rregullator i pavarur, i cili ka si detyrë të kontrollojë audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit për t’u siguruar që ata të jenë subjekt i një sistemi cilësor. Audituesit ligjorë nga ana tjetër janë ata që kontrollojë raportet financiare të kontabilistëve, për të parë nëse të dhënat janë raportuar saktë apo jo.

Vitet e para Bordi i Mbikëqyrjes Publike dha rezultate në punën e tij duke penalizuar auditues të pëpërgjegjshëm. Por që nga viti 2020 e deri më sot, bordi nuk ka bërë pubilke asnjë masë të ndërmarrë, duke e mbajtur sekret punën e tij. Madje në faqen e internetit të këtij institucioni në seksionin e organeve drejtuese nuk jepet as emri i drejtorit ekzekutiv. “Piranjat” ju drejtuan bordit me një shkresë për emrin dhe caktimin e titullarit, por nuk morën asnjë përgjigje në lidhje me këtë shkresë. Më pas, “Piranjat” zbuluan se drejtoreshë ekzekutive është Erjola Meçaj Vejzati. Kjo e fundit më herët ka punuar si inspektore e lartë e kontrollit të cilësisë në Bordin e Mbikëqyrjes Publike, por pa plotësuar kriterin për përvojën që duhet të ketë në ushtrimin e profesionit për 10 vjet.

Ndërkohë që nga momenti kur bordi ka marrë kompetenca inspektimi në treg, numri i leciencave për auditues ligjor është rritur ndjeshëm. Nga viti 2018 dhe deri më sot rezultojnë të regjistruar 35 shoqëri auditimi, mesatarisht 5 në vit, ndërsa më parë numri mesatar i licencimeve për shoqëri auditimi ishte 3. Po ashtu janë pajisur me licencë 96 auditues ligjorë, ndërkohë që gjithsej janë të regjistruar 248 të tillë. Ky inflacion licensash, rrezikon ulje të cilësisë së shërbimit tek audituesit ligjorë, të cilët nuk kalojnë më në filtra të imët si më përpara.

Nga ana tjetër, për sezonin e vitit 2024 nuk është bërë ende publike lista me kandidatët fitues për këtë titull. Në një përgjigje për “Piranjat”, Bordi i Mbikëqyrjes Publike tha se prej prillit të këtij viti ka ndryshuar rregulloren dhe si rrjedhojë emrat e fituesve nuk shfaqen publikisht, por çdo kandidat njoftohet individualisht. Kjo mund të lërë vend për dyshim për ndonjë emër në konflikt interesi.

Po ashtu, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, që kontrollon cilësinë e auditimit, në faqen e tij në web nuk ka të publikuar asnjë të dhënë financiare, përveç të ardhurave dhe shpenzimeve në total. I pyetur nga “Piranjat” në lidhje me gjithë këto shkelje, kryetari i bordit Dritan Fino nuk dha asnjë përgjigje.

Ndërkohë, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është një tjetër organ që duhet të ishte i pavarur dhe të kontrollonte stazhin e kandidatëve që marrin licnecën e audituesit dhe cilësinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por dhe ky autoritet duket se kontrollohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për shkak të nivelit të integritetit që kanë drejtuesit e tij, por dhe tolerimeve që i bën bordi.

Kryetari i IEKA, Berti Pashko, ndër vitet që ka drejtuar këtë institut ka menduar që të pajisë me licencë vazjën e tij, Holly Pashko, e cila rezulton e regjistruar si audituese ligjore që nga viti 2022. I pyetur nga “Piranjat”, Berti Pashko e mohoi të ketë ndihmuar vajzën e tij për të fituar licencën, edhe pse hapur ndodhet në konflikt interesi./PIRANJAT

bordi i mbikëqyrjes publike piranjajt

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet