LIVE UPDATES
Aktualitet

Asbesti në çatitë e banesave rrezikon jetën e banorëve të Beratit

Një lagje e banuar nga komuniteti egjiptian në qytetin e Beratit ka banesa të mbuluara me material asbesti - i ndaluar prej vitesh për ndërtim për shkak të vetive kancerogjene, i cili ka filluar të degradohet duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

7 Tetor 2024, 13:49 Nga r.ll
Asbesti në çatitë e banesave rrezikon jetën e
pamje nga lagjet e beratit

BERAT- Jeta në lagjen periferike “Jani Vruho” të qytetit të Beratit nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tani mund të jetë bërë dhe e rrezikshme.

“Shiko shtëpitë si janë copë-copë”, shfryn Fitim Fusha, 70-vjeç, i cili mbijeton fal një biçikletë që e ka shndërruar në karrocë transporti dhe me të cilën mbledh kanaçe alumini për riciklim.

“Po e kam dëgjuar që eterniti është kancerogjen,” pohon Fitimi, duke parë nga çatitë prej eterniti të lagjes. “Mua më pikon shtëpia, por të paktën nuk e kam me eternit”, shtoi ai.

E vendosur në krah të djathtë të rrugës autombobilistike që e lidh me pjesën tjetër të qytetit, një pjesë e madhe e banesave të lagjes ‘Jani Vruho’ i kanë çatitë të mbuluara me material asbesti.

Ky lloj materiali është përdorur nga sektori i ndërtimeve para viteve 1990 në të në të gjithë territorin e vendit, kryesisht për mbulesa të objekteve të industrisë por edhe të banimit në periferi të qyteteve. Materiali prodhohej në Vlorë me lastra të cilat kanë 25% fibra asbesti dhe pjesën tjetër çimento.

Sipas ekspertëve degradimi i këtij materiale është një minë me sahat për banorët e lagjes ‘Jani Vruho’.

“Me kalimin e kohës nën ekspozimin e agjentëve atmosferikë dielli, i ftohti, i nxehti, shiu, çimentoja gërryhet, erodohet dhe fijet ekspozohen ndaj erës dhe hyjnë në përbërje të ajrit,” shpjegoi Romeo Hanxhari, profesor në Universitetin e Tiranës.  “Nga ajri mund të hyjnë në brendësi të trupit të njeriut nëpërmjet frymëmarrjes,” shtoi ai.

Bashkia e Beratit në një përgjigje me shkrim pranoi se që nga viti 2005 materialet e ndërtimit që përmbajnë asbest klasifikohen si mbetje të rrezikshme, por shtoi se nuk është përgjegjëse për pastrimin e tij.

“Në mbështetje të ligjit 10 431, datë 9.6.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar Neni 21 “Përgjegjësia për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, pika 1 citon “Krijuesi ose zotëruesi fillestar i mbetjeve e kryen trajtimin e tyre vetë ose përmes një tregtari a personi tjetër që kryen operacione trajtimi të mbetjeve”, pra është përgjegjësi e vetë subjektit ose individit”, tha bashkia.

Material kancerogjen

Asbesti është i rrezikshëm për shkak të fibrave mikroskopike që çlirohen në ajër kur materialet që përmbajnë asbest prishen ose përpunohen. Kur këto fibra thithen, ato mund të bllokohen në mushkëri dhe të qëndrojnë aty për një kohë të gjatë, duke shkaktuar dëme serioze në shëndetin e njeriut.

Valter Zenuni ka punuar më shumë se 20 vjet si murator dhe çdo ditë zgjohet me frikë nga asbesti që mbulon çatinë e shtëpisë së tij.

“Jam lindur këtu në këtë banesë dhe këtu kam rritur dhe pesë fëmijët e mi,” tha ai. “Duke qenë se kam punuar gjithë jetën me mjeshtra ndërtimi, i kam pyetur rreth asbestit dhe më kanë thënë se sa më shumë kalojnë vitet – nga kushtet e motit, dielli, shiu, materiali bëhet i rrezikshëm,” theksoi 71-vjeçari.

I ndërgjegjshëm për rrezikun që vjen nga asbesti, Zenuni shpreson se një ditë bashkia do të ndërhyjë dhe do ta zgjidh këtë problem.

“Unë nuk kam asnjë mundësi për të ndërruar çatitë, pastaj dhe i trembem eternitit, më mirë thonë që mos ta prek, por ai do të prishet vetë nëse nuk është prishur, ndaj dikush duhet të mendojë për ne”, tha Zenuni.

Refije Gega, 73 vjeçe, përveç sëmundjeve të moshës si tensioni dhe kolesteroli vuan edhe nga tiroidet, sëmundje të cilën ajo e lidh dhe me prezencën e asbestit.

“Mu desh dhe operacioni nga tiroidja, ndoshta ka ndikuar dhe flama që kemi mbi çati”, tha Gega, ndërsa u ankua se askush nuk kujtohet për ata.

Njësoj si familje të tjera në lagje edhe familja Gega nuk ka mjete financiare që ti japë zgjidhje problemit dhe shpreson që të ndërhyjë bashkia.

“Para dy-tre vitesh është diskutuar se bashkia do ta zgjidhte këtë problem dhe ne na është kërkuar që mos të bëjmë asgjë vetë, sepse do ishte më keq për ne, por askush nuk u kujtua për hallin ton”, shtoi Gega.

Profesor Romeo Hanxhari theksoi se për heqjen e asbestit duhet të veprohet me shumë kujdes.

“Asbesti është një problem i madh kur është, por bëhet problem 100 herë  më i madh  nëse hiqet jashtë kushteve teknike,” tha ai.

“Duhet ndërhyrje rehabilituese nëpërmjet strukturave shtetërore që ato të hiqen brenda kushteve teknike,” tha ai.  “Është një punë e specializuar që nuk e bëjnë dot banorët vetë dhe [jo] çdo kompani ndërtimi ”, shtoi Hanxhari.

Dhe pse me kalimin e kohës asbesti bëhet i rrezikshëm për shkakun se çatia është më shumë e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferikë, Hanxhari apeloi që banorët mos ti kap paniku dhe ti heqin vetë ato.

“Armiku më i rrezikshëm për këtë problem është paniku që i kap banorët kur ata dëgjojnë që ka një problem, se asbesti është kancerogjen dhe paniku i shtynë që ti heqin mbulesat vetë jashtë kushteve teknike dhe në atë rast ekspozohen shumë më tepër se po ti lënë aty”, u shpreh ai.

Në pamundësi të heqjes Hanxhari rekomandon që të tregohet kujdes për të shtyrë sa mundet degradimin e tyre.

“Mund të lyhen me një bojë që fibrat të kompaktësohen, mos ti marri era dhe pastaj në një moment tjetër ato të hiqen sipas kushteve teknike”, tha Hanxhari.

Shkelje e të Drejtave të Njeriut

Shqetësimin mbi rrezikun e asbestit në këtë lagje e kanë ngritur pranë Bashkisë së Beratit dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian.

Organizata Drejtësi Sociale që vepron prej disa vitesh dhe në qytetin e Beratit nëpërmjet ofrimit të ndihmës ligjore parësore dhe dytësore për minoritetet egjiptian dhe rom e ka ngritur në vëmendje të bashkisë këtë çështje.

“Gjatë vizitave tona në terren për identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje ligjore, u njohëm me këtë problematikë gjatë diskutimit me disa nga familjet që banojnë prej vitesh në godina që janë të mbuluara me material eternit që është një material tej mase i rrezikshëm për shëndetin e njeriut”, tha Gentian Sejrani, nga organizata “Drejtësi Sociale”.

Serjani shtoi se kanë kontaktuar me drejtoreshën e strehimit social, të cilën e kanë informuar mbi situatën dhe kanë kërkuar që të përgatitet një projekt dhe të aplikohej te Ministria Financave dhe Ekonomisë  tek programi i rikonstruksionit të banesave të familjeve në nevojë, por drejtoresha është shprehur se ky është një vendim që ka nevojë për vullnet politik dhe duhet të komunikonim me nënkryetarin e bashkisë që mbulon strehimin.

“Kemi shkuar dy here për të diskutuar me nënkryetarin, por nuk ka qenë e mundur pasi ka qenë i zënë me gjëra të tjera,” tha Serjani. “Mendoj se është mbartur prej vitesh për arsye se nuk ka pasur vullnet nga ana e bashkisë për ti dhëne zgjidhje kësaj problematike”, shtoi ai.

Heshtja që kanë treguar institucionet përballë kësaj problematike, bëjnë që si jurist Serjani të vlerësojë se në këtë rast banorëve po u shkelet e drejta për jetesë të sigurt.

“Çdo qytetarë ka të drejtën për jetesë të sigurt referuar Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut. GJEDNJ-ja nëpërmjet vendimeve të saj i ka dhënë një interpretim kësaj Konvente duke përfshirë dhe të drejtën për të jetuar në një banesë të sigurt,” tha ai.

“Në këtë rast shohim se, bashkia e Beratit nuk po ndërmerr veprime konkrete për të shmangur rrezikun e këtij materiale për jetën e këtyre qytetarëve”, përfundoi Serjani.

Në përgjigjen e saj Bashkia e Beratit tha për BIRN se e ka ndjekur si problematikë nisur nga konstatimet në terren të mbetjeve me përmbajtje asbesti dhe theksoi se do shikonte mundësinë për të tërhequr projekte për zgjidhjen e problemit.

“Jemi të hapur për krijimin e ndonjë mundësie në alokimin e ndonjë projekti për mbrojtjen e mjedisit dhe të individëve, pasi vet menaxhimi dhe trajtimi i këtyre lloj mbetjeve kërkon një operacion shumë specifikë”, tha bashkia.

Përballë faktit që asbesti vazhdon të degradojë banorët e lagjes ‘Jani Vruho’ bëjnë apel për ndihmë.

“Jeta dhe shëndeti ynë u pa që kur erdhëm të jetojmë në këto shtëpi, por të paktën tu sigurojmë fëmijëve, nipërve dhe mbesave shëndet”, përfundoi Refije Gega./Reporter.al

asbesti ne catine e banesave berat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës