LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha ‘zbërthen’ Himarën: Mos u habisni nëse e merr Beleri, do vijnë autobusët me kriminelët dhe terroristët e Agimit të Artë (Takimi në Athinë me Karathanon)

Falë mbështetjes së tyre, Hoxha tha se Beleri mund ta fitojë bashkinë falë ndihmës së këtyre grupeve.

11 Maj 2023, 21:33 Nga F.M
Artan Hoxha ‘zbërthen’ Himarën: Mos u habisni nëse e
Artan Hoxha dhe Fredi Beleri

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar Himarën si një nga zonat më delikate përsa u përket zgjedhjeve lokale të këtij 14 maji. I ftuar në "TPZ", ai tha se pak ditë më parë ka parë një takim të zhvilluar në Athinë, ku Beleri mbështetej nga anëtarë të grupeve kriminale në Greqi, përfshirë dhe të shpallurin non-grata që nga vrasja e Kostandin Kacifas në vitin 2021. Falë mbështetjes së tyre, Hoxha tha se Beleri mund ta fitojë bashkinë falë ndihmës së këtyre grupeve.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Vijmë tek Himara, vetëm pak ditë më parë, në Greqi është zhvilluar një takim. Dhe aty kam parë Karathanon që ne e shpallëm non-grata, persona me rrezikshmëri të lartë, pjesëtar të ish-partisë që u shpall si terroriste, Agimi i Artë, dhe pjesëtar të grupeve anti-shqiptare. Po bëhen gati të vijnë të votojnë për të. Në zgjedhjet e kaluara, Beleri u pengua të kandidonte nga Prokuroria sepse ishte marrë i pandehur si person i akuzuar për ngjarjen e 10 prillit 1994, kur në repartin kufitar të Peshkëpisë, një komando i hyrë nga territori grek, na vrau dy dëshmorë të atdheut, komandatin e repartit, Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini. Mori peng për tetë orë 130 ushtarë, sepse ishin të paarmatosur. Morën peng dy persona dhe armatimi i repartit të Peshkëpisë u gjet pas dy vitesh i groposur në vilën e një doktori nga Himara në Athinë. Autoritetet tona për turpin e tyre, nuk kanë arritur dot ta provojnë. Nuk e kemi arrestuar ne Fredi Belerin për atë ngjarje, e ka arrestuar Greqia. Ai doli dhe e tha në një TV, që isha në Qipro. E ka arrestuar policia greke, jo komisariati i Delvinës apo Dropullit. E ka arrestuar policia greke dhe e ka hetuar Prokuroria greke. Informacionin e kanë dhënë shërbimet amerikane, se i njëjti grup që goditi repartin e Peshkëpisë, tetë muaj më mbrapa shkoi të godiste repartin tjetër të Llongos. Për fat amerikanët njoftuan në kohë dhe grekët ndërhynë për ti kapur. Aty kishte pjesëtar të forcave speciale greke, pjesëtar të policisë greke dhe kjo është një ngjarje e pahetuar. Sali Berisha ishte President dhe hyri gati në luftë me Greqinë. Shqipëria ka dy dëshmorë të atdheut pa autorë. Sali Berisha që bëri namin atëherë, sot e ka kandiduar dhe e mbështet Fredi Belerin. E ndoqa Ramën në Himarë, u mor që ky nuk di greqisht, është drru, por nuk u mor me çështjet reale aty. Tjetra, kam parë pamjet në Athinë, ky ka Karathanon, të ulur në vendin e parë, që është non-grata, që nga ngjarja e Kacifas në 28 tetor 2018. Ai ka qenë në çdo proces zgjedhor në Himarë, që ka patur incidente. Beleri është me origjinë nga Progonati, por thotë vetë se ndihet grek. Himara do të jetë një problem shumë i madh ditën para zgjedhjeve, prandaj është bërë takimi në Athinë. Do të vijnë autobusët. Fredi që fliste atje, në Athinë ku kishte personazhe të grupeve greke, anti-shqiptare, pjesëtar të ish-partisë që është shpallur si terroriste. Do të jem kurioz për të parë antiterrorin, që do të nxjerrë një listë të terroristëve, për t’i penguar në kufi. Do të shohim se kush do të ndalohet. Sondazhet deri tani nxjerrin në avantazh Fredi Belerin dhe mos të duket habi që edhe mund ta marrë Bashkinë. 

artan hoxha fredi beleri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës