LIVE UPDATES
Aktualitet

Edhe paundi me dollarin “mbytin tregun”. Monedha britanike rritet me 40% dy vitet e fundit, Artan Hoxha: Janë prurjet e Ekuadorit

Tregtia e jashtme me vendet që përdoret monedha e dollarit amerikan shënoi vlerën e 800 milion dollarëve gjatë vitit 2022 dhe 225 milion dollarë të tjera hynë përmes sektorit të turizmit. Por sërish, afro 300 milion dollarë të tjera nuk mund të justifikohen me kanalet e ekonomisë formale.

11 Maj 2023, 20:01 Nga DOSJA
Edhe paundi me dollarin “mbytin tregun”. Monedha britanike rritet me
Artan Hoxha

TIRANË- Valuta e huaj në tregun shqiptar është rritur vitet e fundit edhe për monedhat e tjera. Në kursin e këmbimit valutor gjatë vitit të shkuar janë konvertuar 1.943 miliard dollarë dhe 114 milion paund. Afërsisht 500 milion dollarë më shumë janë konvertuar në tregun e këmbimit valutor vendas se në vitin 2021 duke rritur fluksin për këtë monedhë me 25%. Investimet e ardhura nga SHBA në vitin 2022 arritën vlerën e 170 milion dollarëve, kundrejt 40 milion dollarëve që ishin në vitin 2021, por edhe në këtë pikë ekspertët thonë se mund të ketë faktorë të pashpjegueshëm të ekonomisë informale.

“Grupet kriminale në Amerikën Latine punojnë me dollarë dhe kjo ka rritur fluksin dhe të kësaj monedhe. Në tregtinë e jashtme pjesa e luanit janë shkëmbimet me vendet europiane.” thotë gazetari Artan Hoxha.

“Diku te 2-3% e turistëve janë nga SHBA, pjesa dominuese nga Europa.” thotë Zak Topuzi nga Shoqata e Turistëve.

Tregtia e jashtme me vendet që përdoret monedha e dollarit amerikan shënoi vlerën e 800 milion dollarëve gjatë vitit 2022 dhe 225 milion dollarë të tjera hynë përmes sektorit të turizmit. Por sërish, afro 300 milion dollarë të tjera nuk mund të justifikohen me kanalet e ekonomisë formale.

“Prezenca e shqiptarëve në Amerikën Latine, në Ekuador, në Bolivi është shumë e madhe dhe sasitë janë bërë sasi të mëdha. Në Ekuador përdoret dollari amerikan dhe aty blerjet bëhen me dollarë. Një pjesë e mirë e organizatave kriminale u vendosën në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aty edhe pse monedha zyrtare është dirani, në masë përdoret dollari.” thotë gazetari Artan Hoxha.

Vlera në treg e dollarit amerikan është dobësuar pa patur ndikim nga faktorët e tregut të jashtëm. Dollari ka patur një trend të paluhatshëm ndaj monedhës europiane, ndërsa në kursin e këmbimit vendas vlera e tij ka arritur në kuotën e 101 lekëve, duke u zhvlerësuar me 7 lekë nga dhjetori i vitit të shkuar, periudhë kur nisi stabilizimin me euron në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Për vitet në vazhdim dollari do të jetë prezent sepse do të bëhet investimi në Marinën e Durrësit që synon të transferojë paratë e grupeve shqiptare që ndodhen në Dubai. Paratë aty janë kryesisht në dollarë dhe janë paratë e grupeve të mëdhenj që merren me trafikun e kokainës në Amerikën Jugore dhe janë të stacionuar në Dubai.” sqaron gazetari Artan Hoxha.

Leku është fuqizuar jo vetëm përballë euros dhe dollarit por edhe kundrejt paundit britanik. Sasia e qarkullimit të stërlinës angleze është shtuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Në vitin 2021 në tregun e këmbimit valutor vendas janë këmbyer 99 milion paund dhe vitin e shkuar 114 milion. Krahasuar me mesataren historike të flukseve të këmbimit të kësaj monedhe që kanë qënë në vlerat 70 milion, rritja është me 40%, duke shënuar ritmin më të lartë të rritjes ndaj të gjitha valutave të konvertuara në treg. Faktorët janë formalë dhe informalë, por ata lidhen më shumë me valën e emigracionit të shqiptarëve në ishullin e Britanisë së Madhe, se me rritjen e volumeve tregtare dhe investimeve.

“Nuk është se Shqipëria ka fluks të lartë shkëmbimesh tregtare me Britaninë e Madhe që të ketë një kërkesë për këtë monedhë, nuk kemi investitorë të huaj direktë në sasi kaq të mëdha kapitali nga andej për në Shqipëri.” thotë Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.

“Dërgesat e tyre për në Shqipëri janë të larta. Ata vijnë dhe vetë për pushime, por dhe investojnë dhe në blerjen e banesave dhe shtëpive të pushimit dhe kjo ka rritur prezencën e paundit në treg.” thotë gazetari Artan Hoxha.

Eksporti me Britaninë e Madhe u rrit me 10 milion paund gjatë vitit të shkuar, ndërsa investimet e huaja me 4 milion paund. Të dy këta sektorë që sjellin paundin në Shqipëri nuk mund të shpjegojnë dot 100 milion të tjera se nga cilët kanale kanë depërtuar në tregun vendas.

“Duke qënë se kemi diasporë të re në Britani të Madhe besoj se burimi i këtij paundi është nga kjo diasporë. Sa vjen si diferencë nga punët e ndershme dhe informale kjo është e vështirë të kuptohet sepse na mungojnë statistikat.” thotë Artan Gjergji, ekspert për tregjet financiare.

“Kanë qënë një pjesë e rëndësishme e turistëve që kanë ardhur në vitin 2020 dhe 2021 gjatë periudhës së pandemisë kur Europa mbylli dyert.” thotë Zak Topuzi nga Shoqata e Turistëve.

Vlera e monedhës britanike ishte 146 lekë në tregun e këmbimit valutor vendas në janar të vitit të shkuar, ndërsa sot është zhvlerësuar në 127.5 lekë. Rënia me 18.5 lekë është më e larta në tregun valutor vendas, duke ia kaluar edhe euros që është zhvlerësuar me 9% apo dollarit me 7%. Paundi është dobësuar me 15% në harkun kohor të një viti.

“Shqiptarët në Angli u rritën në marrjen në kontroll të atij që quhet krimi i vogël, krimi lokal. U rrit numri i shqiptarëve që shkojnë në Angli që paguhen në paund dhe u rritën dhe pagesat që bëhen ndaj tyre në fushën e krimit që po ashtu paguhen në paund.” thotë gazetari Artan Hoxha.

Edhe këtë vit flukset e valutave të huaja mbeten të larta. Në total për periudhën janar – prill janë konvertuar 597 milion dollarë dhe 25.2 milion paund, por rritjen më të lartë të flukseve e dominon euro, e cila ka vendosur në vështirësi të madhe tre sektorët më të rëndësishëm që mbajnë ekonominë e vendit: prodhuesit, eksportuesit dhe turizmin.

Marrë nga MCN

artan hoxha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës