Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gazetari u shpreh se DEA është përpjekur që ta mbajë nën vëzhgim ngarkesën, e cila u nis nga porti kolumbian në fundin e muajit maj.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ngritur hije dyshimi mbi kompaninë e cila ka kryer analizat e plehut organik dhe e ka certifikuar për të kaluar në doganë, ngarkesë që u kap në Fier brenda laboratorit të kokainës. I ftuar në studion e 'ABC', Hoxha tha se sasia e madhe e plehut organik ka tërhequr vëmendjen dhe nga aty ka nisur hetimi. Gazetari u shpreh se DEA është përpjekur që ta mbajë nën vëzhgim ngarkesën, e cila u nis nga porti kolumbian në fundin e muajit maj.
"Në korrik ngarkesa ka mbërritur në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas anija në fillim të shtatorit e ka shkaktuar këtë ngarkesë në Portin e Tivarit në Mal të Zi. Policia ka kërkuar përfshirjen e autoriteteve malazeze pasi kishin dyshime se mund të merrej që aty. Pasi është shkarkuar është kaluar në skaner. Kjo ka një kosto. Ta miksosh kokainën me elementë të tjerë dhe ta rikthesh në gjendjen e mëparshëm kërkon kimistë të zotë. Karteli kolumbian që e ka shitur ngarkesën, bashkë me të ka pasur dhe kimistët që kanë bërë të mundur këtë gjë. Së pari fshehjen dhe më pas rikthimin nga plehu në një sasi kokaine. Në Malin e Zi sasi e plehut është marrë me kamion, është zhdoganuar në Shqipëri dhe ka ardhur në Tiranë. Ka qëndruar për një kohë të konsiderueshme mbi një muaj në Kombinat. Nga aty ka shkuar në Frakull të Fierit ku u bë dhe goditja e djeshme,"- tha Hoxha.
Si u zbulua labporatori i kokainës në Frakull të Fierit?
Fillimisht lajmi u dha në mediat malajzeze pas njoftimit se në Portin e Tivarit ishte kapur një sasi kokainë. Më pas u bë e qartë se ky ishte një mega-operacion i koordinuar mes DEA-s amerikane, SPAK dhe Policisë malajzeze që pas 3 muajsh hetime zbuluan laboratorin e drogës në Fier. Laboratori është zbuluar në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku, i cili jeton në Tiranë. Në pranga janë vënë: Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
Pamje nga Operacioni TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit të koduar me emrin “Konsistenca”, që u zhvill...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se në jug të Shqipërisë ka një tjetër laborator aktiv ...
Klajdi Kodra, Bledar Matoshi dhe Denilson Çervanaku TIRANË- Mega-operacioni i SPAK, DEA-s dhe autoriteteve malajzeze ditën e djeshme n&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës, i cili është përgjegjës për monitorimin dhe përcaktimin e &cced...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor antidrogë i koduar "Bridge”. KRUJË- Një 23- vjeçar &...
Droga SERBI- Hetimet për kapjen e 80 kg drogë në Nish të nisura nga Shqipëria me destinacion Turqinë po vijojnë ...
Shijak DURRËS- 40-vjeçari Florian Asllani që aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar me emrin Armando Meça...
operacion ne Elbasan ELBASAN- Muharrem Çelhema 55 vjeç është arrestuar nga policia në Elbasan pasi është kapur n&eum...
Projekti i Portit te Durresit DUBAI- Mohamed Alabbar, i cili mori dritën jeshile nga Kuvendi i Shqipërisë për të ndërtuar Pro...
Foto ilustruese BERAT- Një 65- vjeçar i identifikuar me emrin Gëzim Kosova është arrestuar nga policia e Beratit pasi akuzohet s...