Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lately”, pas një sërë veprimesh hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve. Në pranga ra shtetasi H. B., banues në Durrës.
DURRËS- Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, si autor i dyshuar i shtatë rasteve të vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje të regjistruara gjatë muajit korrik. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Lately”, pas një sërë veprimesh hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve. Në pranga ra shtetasi H. B., banues në Durrës.
Sipas hetimeve, 29-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë në dy banesa, ka vjedhur materiale ndërtimi, para, produkte, vegla pune, një biçikletë, si edhe bizhuteri e sende personale nga një automjet. Ai dyshohet gjithashtu se i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
"Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Lately”, zbardhen 7 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë muajit korrik 2026.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 7 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi: H. B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:
-më datë 03.07.2026, ka tentuar të vjedhë në 2 banesa në lagjen nr. 6, Durrës;
-më datë 14.07.2026, ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, Durrës,
-më datë 15.07.2026, në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka vjedhur aty bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale;
-më datë 18.07.2026, ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull;
-më datë 20.07.2026, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme pune në një automjet;
-më datë 21.07.2026, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus;
-më datë 22.07.2026, ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1, Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme"./Dosja.al
Foto ilustruese KLOS- Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Klosit, pasi dyshohet se terrorizonte banorët e një lagje...
Foto ITALI- Genti Berisha është dënuar me tetë vite burg nga Gjykata e Brescias, në kuadër të procesit ndaj një...
TIRANË- Policia ka shoqëruar pesë qytetarë gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, pa...
TIRANË- Pesë efektivë kanë mbetur të lënduar pasi protestuesit kanë qëlluar me sende të forta në drejtim t&e...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares që u dërgua në burg me foshnj...
TIRANË- Teksa brenda Parlamentit po zhvillohet seanca plenare, protestuesit jashtë godinës kanë vijuar thirrjet kundër klasë...
Credins bank Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Respons...
TIRANË- Tensionet kanë vijuar gjatë protestës para Kuvendit, ku qytetarët janë përplasur me kordonin e sigurisë të...
pamjet TIRANË- Një protestues është lënduar nga një gur në kokë gjatë protestës para Kuvendit. Siç...
pamjet TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta para Kuvendit, ku njëkohësisht po mbahet edhe seanca e fundit plen...