LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi me drogë i zyrtares së AKSHI-t, BIRN: Të përfshirë në hetim janë edhe dy punonjës policie

AKSHI, agjencia shtetërore përgjegjëse për komunikimet digjitale dhe mbarëvajtjen e sistemit të shkëmbimit të informacioneve zyrtare të njohur si e-Albania, tha se do merrte masa ndaj punonjëses që sipas njoftimit për shtyp kishte rolin e specialistes në një prej sektorëve të e-Albania.

29 Dhjetor 2022, 20:08 Nga DOSJA
Arrestimi me drogë i zyrtares së AKSHI-t, BIRN: Të
Erisa Fero

TIRANË- Një zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, AKSHI, u arrestua nga policia në Qafthanë pasi dyshohet se po kryente trafik të lëndëve narkotike dhe në makinën që ajo drejtonte u gjetën 58 kilogramë kanabis. Sipas policisë Erisa Fero 28 vjeç nga Pogradeci, punonjëse e AKSHI-t dhe banuese në Tiranë, Likë Basha 32 vjeç nga fshati Mafsheq i Krujës dhe 17 vjeçari M. K nga Kruja kanë udhëtuar nga Tirana me ngarkesën e drogës për ta dorëzuar tek 2 persona që janë shpallur në kërkim, F.S dhe G.S. nga fshati Piskupat i Pogradecit, të cilët më tej dyshohet se do ta transportonin drogën me varkë në drejtim të Maqedonisë së Veriut ku i prisnin persona të tjerë.

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Korçës që kreu operacionin e koduar “Restart”,  thuhet se informacioni ishte siguruar me metoda speciale. “Shërbimet e Policisë në bazë të inteligjencës informative se në drejtim të Maqedonisë, nëpërmjet zonës së fshatit Lin, Pogradec, do të trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike”, thuhet në njoftim.

AKSHI, agjencia shtetërore përgjegjëse për komunikimet digjitale dhe mbarëvajtjen e sistemit të shkëmbimit të informacioneve zyrtare të njohur si e-Albania, tha se do merrte masa ndaj punonjëses që sipas njoftimit për shtyp kishte rolin e specialistes në një prej sektorëve të e-Albania.

“Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi”, thuhet në njoftim.

Por arrestimi i Feros, ka ekspozuar më tej ndaj kritikave AKSHI-n, e cila shihet si përgjegjëse për një sërë skandalesh përfshirë përdorimin e të dhënave të qytetarëve për databazën e ashtuquajtur të patronazhistëve të përdorur nga Partia Socialiste në zgjedhje apo për paaftësi në mbrojtjen e sistemeve digjitale nga sulmi ndaj e-Albania nga hakera që besohet se mbështeten nga Irani.

Të përfshirë në hetim janë edhe dy punonjës policie, nga sektori i qarkullimit rrugor që dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e të rinjve për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike. Indicet dhe informacionet e siguruara nga Inteligjenca Informative bënë që policia të ndërhynte në afërsi të Qafthanës duke kapur kështu Feron e cila drejtonte mjetin dhe 2 personat që e shoqëronin ndërsa 2 të rinjtë e tjerë që do të merrnin në dorëzim lëndën narkotike për të vazhduar transportimin e saj në formë stafete janë shpallur në kërkim.

Marrë nga Reporter.al

erisa fero operacion antidroge ne korce

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet