LIVE UPDATES
Aktualitet

Ajri në Korçë "i pafrymë" ndërsa ndotja arrin rekorde

Në ditët e këtij fundviti, indeksi i cilësisë së ajrit ka prekur nivele të larta të rrezikshme. Përqendrimi i PM2.5 në Bashkinë e Korçës është aktualisht 44 herë më shumë se norma e lejuar e BE-së dhe OBSH-së.

29 Dhjetor 2022, 19:18 Nga DOSJA
Ajri në Korçë "i pafrymë" ndërsa ndotja
Korçë

Nga Elvis Cela

Në qytetin e Korçës po mbretëron një gjendje alarmante nga ajri i ndotur. Stina e ftohtë dhe festat e fundvitit, përveç elementeve të përhershëm, shoqërohen edhe me shtimin e ndotësve të ajrit, që vijnë si pasojë e përdorimit të druve të zjarrit apo edhe qymyrit për ngrohje.

Monitorimi i cilësisë së ajrit në kohë reale, me pajisjet e instaluara IQAir nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center) në Bashkinë e Korçës, tregojnë një tejkalim të normës së PM2.5 me 44 herë më shumë se vlera e normës së lejuar të Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Standardi i lejuar për PM2.5 është 25 µg/m3, ndërsa matjet në kohë reale tregojnë që vlera mësatare në Bashkinë e Korçës është 220.2 µg/m3.

Ajri në Korçë "i pafrymë" ndërsa ndotja

Orët e pasdites janë kthyer në një shqetësim edhe për qytetarët të cilët e ndjejnë tymin në masë.

“Pas ores katër të mbasitës ndjehet në mënyrë të jashtëzakonshme aroma e tymit dhe e blozës. Une kam vështirësi në frymarrje, vecanërisht në ditët që ka mjegull” thotë Anila Saraci banore e lagjes numër 12 të qytetit të Korcës.

“U bënë disa vitë që është kjo punë, kur del në darkë ndjehet aroma e tymit. Institucionet duhet të mbjellin kurorën e gjelbërt të qytetit si dukur që të përmirësohet ajri ndotur i Korçës” thotë Segi Habashllari, banorë i lagjes numër 18 të qytetit të Korçës.

“Ajëri është shumë i ndotuar në Korcë gjithmonë në dimër. Pas orës pesë nuk dal dot në qytet, pasi tymi dhe mjegulla më krijon probleme me frymarrjen dhe më krijon gjendje stresi” thotë Marinela Byreku, banore e lagjes numër 14 të qytetit të Korcës.

Mjekët pohojnë se rritja e ndotjes së ajrit sjell jo pak probleme për shëndetin tek pacientët kronikë me sëmundje të mushkërive dhe zemrës, por vështirësojnë edhe rikuperimin nga virozat.

“Kemi shtim të rasteve të pacientëve që i drejtohen klinikave dhe spitalit të Korçës gjatë kësaj periudhe, veçanërisht të sëmurët që ne kemi kronikë, kanë ardhur me shpeshtësi të këtyre shenjave dhe jemi përpjekur që me mundësitë tona t’i diagnostikojmë dhe t’i japim mjekimet që nevojiten për frymëmarrjen”, thotë Isuf Salice, mjek i përgjithshëm në Korçë.

Për qytetin që mbështetet fort tek turizmi, ky është një problem shqetësues, ndërsa sipas instancave ka dy kendvështrime. Së pari ngrohja me dru zjarri vazhdon të jetë një cenim për pyjet dhe nga ana tjetër djegia e tyre është një ndotës masiv i ajrit. Bashkia e Korçës po përpiqet të gjejë një alternativë të re për ngrohjen.

“Njëri prej të cilave është edhe përdorimi i gazit për ngrohjen e qytetit fillimisht pastaj më vonë edhe të zonave rurale, që janë në pjesën fushore. Projakti i gazifikimit të Korçës që është ndërmarrë së fundmi nga Qeveria Shqipëtare, është lajm i madh për Korçën që zgjidh përfundimisht problemin më madhor me ngrohjen ndër vite”, thotë kryebashkiaku i qytetit, Sotiraq Filo gjatë takimit me aktivist mjedisor nga e gjithë Shqipëria të organizuar më 16 dhjetor 2022.

Korça është ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri prej vitesh. Në qytet ka një kontrast të thellë mes stinës së ngrohtë dhe asaj të dimrit pasi në verë ndotja e ajrit ulet ndjeshëm.

Ajri në Korçë "i pafrymë" ndërsa ndotja

Monitorimi i cilësisë së ajrit me pajisje të lëvizshme dhe 2 pajisje fikse IQAir po realizohet në Bashkinë Korçë nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim - EPER Center në kuadër të projektit “Ajër i pastër, jetë e shëndetshme”, i cili zbatohet në bashkëpunim edhe me 3 organizata të tjera partnere Milieukontakt Shqipëri, GO2 Shoqata, Together for Life në bashki të tjera të Shqipërisë. Projekti zhvillohet në kuadër të “Green-AL”, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me VIS Albania, COSV - Cooperazione per lo Sviluppo dhe CISP - Sviluppo dei Popoli.

ajri ne korce


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet