LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të policisë, gazetarja Lala zbulon detaje të reja mbi operacionin: Provat e forta u siguruan prej përgjimeve të Sky ECC

Lala tha se hetimet kanë zbuluar se trafikimi i kanabisit dhe pastrimi i parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, kryesisht në jug të Shqipërisë, janë veprimtaritë kryesore të këtij grupi kriminal.

3 Mars 2025, 21:33 Nga r.ll
Arrestimi i zyrtarëve të policisë, gazetarja Lala zbulon detaje
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar Detaje nga operacioni i Policisë së Shtetit, që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve policorë, të lidhur me një grup të strukturuar kriminal në zonat e Sarandës dhe Gjirokastrës.

Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se hetimet kanë zbuluar se trafikimi i kanabisit dhe pastrimi i parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, kryesisht në jug të Shqipërisë, janë veprimtaritë kryesore të këtij grupi kriminal.

Ajo theksoi se prokuroria ka siguruar prova të forta përmes përgjimeve të Sky ECC-së dhe se disa zyrtarë të policisë kanë bashkëpunuar me kriminelët, duke i ofruar mbështetje në shkëmbim të pagesave të majme.

“Pjesëtarë të Policisë së Shtetit, të cilët janë arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në zonën e Sarandës dhe Gjirokastrës, përfshirë një ish-zyrtar që ka qenë oficer i forcës së posaçme operacionale, janë ndaluar. Një tjetër person, Erdit Hazizaj, ish-oficer i forcës së posaçme operacionale dhe kandidat për kryetar të bashkisë së Roskovecit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është shpallur në kërkim.

Ky person është i pari që është arrestuar si pjesëtar kyç i grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj, dy individë të njohur në botën e krimit në Sarandë. Ata janë në përplasje të forta me familjarët e Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua në vitin 2022 me një shpërthim të telekomanduar afër TEG-ut. Po ashtu, janë arrestuar Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Himarë, dhe Ervis Ali Sinanaj, shefi i krimeve në Lushnjë, ndërkohë që Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare në Himarë, është shpallur në kërkim.

Të gjithë këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit kanë punuar në periudhën kur dyshohet se janë kryer veprat penale në qarkun e Sarandës dhe Gjirokastrës, dhe sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë së posaçme, ata rezultojnë si anëtarë aktivë të grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici. Për sqarim të opinionit publik, Kristo Qirici është vëllai i Edmond Papës, një biznesmen i njohur dhe pronar i një hoteli luksoz në Sarandë, Blu Sky. Edmond Papa u ekzekutua në dhjetor të vitit 2022, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i njohur me pseudonimin Sanço.

Për këtë grup kriminal, hetimet kanë nisur në dy momente kryesore. Fillimisht janë përdorur përgjimet e Sky ECC-së, të cilat u vënën në dispozicion të autoriteteve shqiptare nga pala franceze. Aty dyshohet se grupi kishte si aktivitet kryesor trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis-sativa, i cili kultivohej në ambiente të mbyllura me mbështetje dhe favorizim nga policia e shtetit, duke siguruar bashkëpunimin e saj. Një hetim i nisur nga Policia e Shtetit ka zbuluar se paratë e përfituara nga trafikimi i drogës, sidomos nga kultivimi dhe shitja e kanabisit, investoheshin në pasuri të paluajtshme, si hotele dhe resorte kryesisht në zonën jugore të Shqipërisë.

Katër zyrtarët e policisë të përfshirë, siç përmenda, kanë përdorur aplikacionin Sky ECC. Një moment interesant në hetim është identifikimi i tyre nga prokuroria e posaçme, pasi ata dërguan të dhëna të sakta dhe të qarta, duke bërë të lehtë identifikimin. Për shembull, një nga zyrtarët, Shkelzen Ruska, kërkoi ndihmën e Kristo Qiricit për të dërguar babain e tij në spital, pasi ai ishte prekur nga COVID-19 dhe më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria ka verifikuar këtë bisedë dhe ka marrë listën e pacientëve të shtruar, ku ka rezultuar se babai i Ruskës ka qenë një nga të shtruarit dhe ka ndërruar jetë në spital. Kristo Qirici i dërgoi mesazh ngushëllimi zyrtarit të policisë.

Gjithashtu, pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal kanë dërguar pamje filmike, duke treguar anëtarët e grupit në ambiente ku kultivohej kanabis. Ata kanë dërguar këto pamje për të siguruar ecurinë e trafikut, dhe më pas prokuroria ka verifikuar ato. Këto ambiente, që rezultojnë të jenë në pronësi të Eldian Allushaj, janë identifikuar si pjesë e aktivitetit të grupit kriminal. Pjesë kryesore e këtij hetimi është edhe Erdit Hazizaj, i cili ka kandiduar për kryetar të bashkisë së Roskovecit, dhe megjithëse nuk ka fituar, është arrestuar dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Kristo Qiricin, i cili i ka kërkuar ndihmë për të shmangur kontrollet policore.

Në një moment, ai ka shprehur shqetësim për arrestimin e disa personave nga autoritetet greke, duke diskutuar se çfarë duhet të bëjnë në rastin konkret. Kristo Qirici i ka thënë që të shpresojë se të arrestuarit nuk do të kenë shumë informacione dhe ka diskutuar për shuma të ndryshme parash, që mund të arrijnë deri në 40 mijë euro si pagesë për zyrtarët e policisë. Ka pasur raste kur trafikimi i lëndëve narkotike nuk është realizuar vetëm nga shtetas shqiptarë, por edhe nga shtetas të huaj, si boshnjakë, italianë dhe të tjerë, të cilët janë arrestuar. Autoritetet greke kanë pasur shqetësime të shtuar lidhur me këtë grup kriminal, ndërkohë që zyrtarët e policisë të përfshirë kanë shkuar deri në fshirjen e gjurmëve, duke mundësuar kështu që aktivitetet kriminale të vazhdonin deri në momentin që autoritetet arritën të sigurojnë përgjimet e Sky ECC dhe prova të tjera, që ekspozuan plotësisht këtë grup kriminal”- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026