LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër, Klodiana Lala: Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth”

Më tej gazetarja shtoi se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

24 Shkurt 2025, 21:19 Nga E. D
Arrestimi i Safet Bajrit në Shkodër, Klodiana Lala: Prokuroria e
 Klodiana Lala, Safet Bajrit

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër. Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se ndaj Bajrit u ngrit një “kurth” që të arrestohej. Lala shprehet gjithashtu se ai u urdhërua që të paraqitej te policia e Shkodrës dhe më pas u soll në Tiranë.

Lala gjithashtu tha se Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit dhe GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Më tej gazetarja shtoi se Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të tjerë i mbijetuan atentatit. Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit. GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Policia vajti atje, por doli duarbosh, pra ishte aksion i dështuar. Safet Bajri nuk u gjet në banesë dhe kishte probleme me aksionin e RENEA-s, madje nuk kishte as karroatrec.

Më pas Safet Bajrit doli në televizion dhe foli për akuzat. Policia i tha që të paraqitej për t’i marrë ADN-në, por Safet Bajri i bindur se nuk do të kishte masë ndaj tij tha se nuk kishte automjet, sepse ia kishin sekuestruar automjetet e blinduara. Kur ai shkoi në polici, shoqëruar nga avokati dhe njerëz që e fotografonin për të thënë se u vetëdorëzua, nuk kishte ardhur ende policia nga Tirana, pra eprorët.

Policia erdhi pas pak dhe e morën për në Tiranë. Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Ndërkohë, në janar të vitit 2018, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda, e cila u konsiderua edhe si një akt i mundshëm terrorist. Në tregun e qytetit, në automjetin e Lulëzim Kullës, u vendos një sasi e madhe tritoli me qëllim për ta ekzekutuar atë. Kulla mbeti i plagosur, por po ashtu u plagosën edhe disa kalimtarë të rastësishëm.

Pas kësaj ngjarjeje, fillimisht familjet Bajri dhe Lici u pajtuan mes tyre dhe u bënë kumbari sipas dokëve dhe Kanunit. Megjithatë, në momentin që u vra Boran Bërçana, konflikti rifilloi dhe tashmë është zbuluar nga provat që pretendon prokuroria e posaçme. Këto prova rëndojnë mbi Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin për akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal, tha Lala.

klodiana lala safet bajrit

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Shkurt 2025, 18:15 I.A

Të shtëna me armë zjarri në Laç

Policia LAÇ- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Mësohet se nga të sht&e...

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë