2 Dhjetor 2023, 15:03
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autoritetet spanjolle kanë arrestuar Ismail Zenelin, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, pjesë e grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani.
Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen ku bën të ditur se me arrestimin e 49-vjeçarit është finalizuar operacioni "Madridi", i përbashkët me autoritetet spanjolle.
Gjithashtu në njoftim thuhet se po punohet për ekstradimin e Ismail Zeneli në vendin tonë i cili akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët spanjollë, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të operacionit “Madridi”, u lokalizua dhe u arrestua në Madrid, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 49-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për vepra penale kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të saj, në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, Policia spanjolle organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Madridi”.
Në kuadër të këtij opeacioni u lokalizua dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi I. Z. alias L. S., 49 vjeç.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në nëntor të vitit 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e shtetasit I. Z. alias L. S., në vendin tonë.
ismail zeneli
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 14:24
h.k
Foto ilustruese
KURBIN- Dy vëllezër janë konfliktuar me fqinjin e tyre në Kurbin ditën e sotme, ku si pasojë ka mbetur nj&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 12:55
h.k
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE-Një “epidemi” e fermave të kanabisit ka çuar në një rritje të numrit të s...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 12:41
A.B
Vellezerit Nela dhe Zeneli
TIRANË- Vihet në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kër...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 11:54
A.B
Pellumb Gjoka
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita,...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 11:50
A.B
Florian Gjergji dhe Vilma Nushi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Kristjan Lukajn, të riun nga Shkodra i cili u arres...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 11:23
A.B
Posteri
TIRANË- Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 11:00
A.B
Pensioniste
TIRANË- Nga dita e hënë nis shpërndarja e bonusit për pensionistët! Këshilli i Ministrave ka miratuar vendim...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 10:49
h.k
Foto ilustruese
ÇOROVODË- Dy vëllezër janë konfliktuar me mjete prerëse ditën e sotme në Çorovodë me...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 10:07
Enkeleda Memisha
Enkeleda Memisha
Të rinjtë sot kanë më shumë nevojë të jenë në kontakt me natyrën dhe objektet e trash&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2023, 10:04
A.B
Blendi Fevziu
TIRANË-Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit që ka tronditur opinionin publik në Ko...