LIVE UPDATES
Aktualitet

Arratisja nga Shqipëria

U futëm poshtë një kamioni. Era e vajit më mbyste, hekuri ishte i nxehtë. Zemra më rrihte sa mezi merrja frymë.

30 Gusht 2025, 10:58 Nga Maksim Llambro
Arratisja nga Shqipëria
Llambro

TIRANË- Ne kete fund gushti mendja me shkoi larg tek udhetimi im i pare jashte kufijve te Shqiperise, pasi dolem nga diktatura.

Arratisja, gushti 1992: Athina, shpresa që shuhet

Athina ishte e nxehtë, e pluhurosur, e lodhur. Unë, një djalë 22-vjeçar, student i vitit të katërt të mjekësisë, kisha ardhur me ëndrrën e thjeshtë të gjeja punë. Shoku im Tomi më kishte thënë: “Hajde, të gjej unë diçka.” E gjeta shtëpinë e tij, por jo atë. Ditët kaluan duke endur rrugët, me një thes shprese në shpinë dhe xhepa gjithnjë e më bosh. Puna nuk erdhi. Dhe unë, që duhej të mësoja për provime, që duhej të mendoja për një vit të fundit studimesh, tashmë mendoja vetëm si të mbijetoja.

Me paratë që më kishin mbetur, vendosa të kthehesha. Një biletë për në Patra. Autobusi ishte plot turistë italianë. Ata qeshnin, flisnin me duart, me atë gjuhë që tingëllonte si këngë. Unë rrija në heshtje, dhe në kokë më shpërtheu një mendim që më gërryente: Pse të mos shkoj në Itali? Pse të mos arratisem tani?

Patra, porti i shpresës dhe dëshpërimit

Kur zbrita në port, m’u duk sikur u futa në një tjetër botë. Shqiptarë kudo. Djem me sy të kuq nga netët pa gjumë, nga etja dhe nga shpresa që vdiste ngadalë. M’u afruan.

-Dua të shkoj në Itali, – u thashë me vendosmëri.

Ata qeshën hidhur.

-Ne kemi dy muaj që jemi këtu. Çdo natë tentojmë. Çdo ditë na kthejnë mbrapsht. Nuk shkon dot. Të kapin grekët, të hedhin në det.

Fjalët e tyre më goditën si plumb. Por unë nuk doja të dorëzohesha. Provova me shoferin e autobusit.

-Kam prindërit në Itali, dua të shkoj tek ata, – i thashë me një gënjeshtër që ma diktonte zemra.

Ai më shikoi gjatë, më pas u përkul dhe pëshpëriti:

-Do të fus te bagazhet.

Zemra më rrihte fort, duart më dridheshin. U futa mes valixheve. U ndjeva sikur isha në një varr të vogël, i mbyllur, por me një shpresë të madhe. Dy djem të tjerë na panë. Erdhen dhe iu lutën shoferit. Ai u zemërua, hapi kapakun dhe na nxori të gjithëve jashtë. Fati im i parë u mbyll aty.

Nën kamion, drejt ferrit

Sytë më shkuan te kamionët. Më dukej sikur secili ishte një përbindësh hekuri që mund të më çonte drejt ëndrrës.

-Kush vjen me mua? -pyeta.

Një djalë nga Tirana, i zbehtë por i vendosur, pranoi. As emrin nuk ia mësova kurrë.

U futëm poshtë një kamioni. Era e vajit më mbyste, hekuri ishte i nxehtë. Zemra më rrihte sa mezi merrja frymë. Kur kamioni u afrua te hyrja e tragetit, qentë filluan të leheshin. Secili sekond ishte një shekull. Mendova: do të na hedhin në det. Por, papritur, motori u ndez. Kamioni lëvizi. U futëm brenda. Trageti u nis.

20 orët e ardhshme ishin si një gjyq i pafund. Në errësirën poshtë kamionëve, çdo minutë ishte një torturë. Etja na digjte. Një moment vendosëm të dilnim lart. Kuverta ishte e qetë, turistët flinin. Era e detit më goditi fytyrën. Për një sekond ndjeva lirinë. Por një punëtor i anijes na pa. “Alvanos!” bërtiti. U ngrit alarmi. Vrapuam të tmerruar dhe u fshehëm poshtë. Aty u ndamë. Djali nga Tirana iku në një drejtim, unë në tjetrin. S’di kurrë ç’u bë me të.

Greket kontrolluan. Hapat e tyre, dritat, britmat. Unë u futa pranë transmisionit të maunes. Ata kaluan pranë meje, por nuk më panë. Errësira u bë mburoja ime.

Ancona, ferri mbi asfalt

Kur trageti zbarkoi në Ancona, zemra m’u ngrit në fyt. Maunja kaloi doganën. Unë shihja Italinë nga 30 cm mbi asfalt. Vetëm asfalti, gomat, zhurma. Ishte një pamje që më jepte shpresë dhe tmerr njëkohësisht.

Dhe pastaj ndodhi e papritura. Kemisha ime u kap te transmisioni. Një tërheqje brutale, një dhimbje therëse në sup. Po më gllabëronte. M’u çan supi dhe kyçi i dorës. Kemisha u gris, por copëza e saj mbeti aty, duke rrahur shpinën time pa pushim. Gjaku më përmbyti. Qava. Po, qava në heshtje, duke menduar se aty do të përfundoja, nën hekur, në një varr lëvizës.

Shoferi ndaloi për të ngrënë. Degjova shishen e Coca-Colës që hapej, “pshshhh” i saj u ngul në shpirtin tim. Unë po vdisja nga etja, ai po shijonte freskinë. Ishte tortura më mizore. Por nuk dola. Nuk guxova.

Një tjetër kontroll policie. Një qen kaloi pranë meje. Fryma më ndali. Por ai kaloi tutje. Ndoshta Zoti i kishte mbyllur shqisat në atë çast.

Zvicra, ajri i ftohtë i lirisë

Mbrëmja ra. Ajri u bë i ftohtë, më këpuste eshtrat. Në tabelat që kalonim shkruhej gjermanisht. Zemra më tha: je në Zvicër. Kur kamioni ndaloi, u hodha poshtë. Shoferi më pa, sytë tanë u takuan. Nuk foli. Nuk bëri asgjë. Më la të ikja.

Eca deri në një fshat. Një burrë vadiste kopshtin.

-Çfarë shteti është ky? - i thashë me zë të dridhur.

Ai më pa i habitur. Nuk foli. Pastaj më hodhi zorren e ujit. Piva si i çmendur, piva derisa barku m’u fry. Ishte shija më e mirë e jetës sime.

Në stacionin e trenit hyra në tualet për t’u larë. Kur dola, dy policë më zunë me armë në dorë.

-Stop! Go down!

U shtriva në tokë. Prangat më shtrënguan kyçet.

Komisariati, një dush i hidhur

Në komisariat, nuk gjeta dhunë, por një përzierje të çuditshme rreptësie dhe njerëzie. Më zhveshën, më lanë me zorren e ujit. U ndjeva si një kafshë që e pastronin pas një beteje. Por më dhanë edhe bukë, rroba, disa franga. Më pyetën kush isha.

-Student mjekësie, -thashë. - Doja të studioja në Itali.

Ata tundën kokën. Më besuan.

Të nesërmen, më nisën në Chiasso. Policët italianë më morën. Por ata më lanë të lirë. Ishte hera e parë që toka italiane u ndje nën këmbët e mia si tokë e lirisë.

Familja arbëreshe

Në atë stacion, si një dhuratë e qiellit, takova një burrë arbëresh. Më pyeti nga isha.

-Shqipëri, - thashë.

Ai buzëqeshi.

-Skipetar? Edhe unë jam arbëresh.

Më mori në shtëpinë e tij, bashkë me gruan. Kishin tre fëmijë: Tommaso, Marcello dhe Rosangela. Një shtëpi dy katëshe, një sofrë ku para çdo vakti thoshim Ave Maria. Më trajtuan si djalin e tyre.

Atëherë kuptova se arratisja nuk është vetëm ikje. Është takim. Është dorë e Zotit që të nxjerr përpara njerëz të mirë.

Kthimi

Kur u ktheva në Fier, askush nuk më besonte. Shokët qeshnin:

-Doni përralla? Shkoni tek Maksi!

Por unë e dija. Nuk ishte përrallë. Ishte jeta ime. Ishte arratisja ime. Një udhëtim mes ferrit dhe mrekullisë. Një varg plagësh në trup, por një thesar kujtimesh në shpirt.

Ky ishte fillimi i nje rrugetimi te veshtire ne mergim deri ne diplomimin tim ne Kardiologji

arratisja nga shqipëria maksim llambro

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet