Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe pesë efektivë të policisë së shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela.
TIRANË- Tetë personat e arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, do të dalin sot para Gjykatës së Durrësit kanë dalë para gjykatës. Mësohet se zyrtarët e arrestuar do të njihen me masën e sigurisë.
Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe pesë efektivë të policisë së shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela. Në pranga ka rënë edhe Violeta Uka, përgjegjëse për njoftimin e sallave operative gjatë shoqërimit.
Si ndodhi ngjarja?
Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.
Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës pë...
Foto Ilustruese E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e z...
TIRANË- Një operacion i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Antimafias në Itali, është zhvilluar n&eu...
Foto Ilustruese Në Shqipëri, zhvillimi i sektorit të ICT (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) për vitin 2026 pritet të je...
TIRANË- Sistemi bonus-malus penalizon drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme, ndërsa nxit ata që nuk kanë shkaktuar d&...
Moti TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Sa i përket fushës ...
foto ilustruese BRUKSEL- Gazeta belge, BRUZZ ka raportua sërish lidhur me gjyqin e Franc Çopjas. BRUZZ shkruan në artikull ...
foto ilustuese Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten se kishte sekuestruar disa shoqëri tregtare, mbi 23 hektarë tokë në Dh...
pamje nga kontrolli TIRANË- SPAK dhe BKH po kryejnë kontroll në një objekt në afërsi të rrugës “Myslym Shyri...
Foto ilustruse TROPOJË- Dy grupe të rinjsh janë konflktuar në mënyrë të vazhdueshme në Tropojë. Ata akuzojn&eu...