LIVE UPDATES
Aktualitet

Aroma e pishave zëvendësohet me ujrat e zeza, pse plazheve shqiptare u mungon certifikimi i cilësisë

Ujërat e zeza që shkarkohen në det dhe mungesa e investimeve dëmtojnë zhvillimin e turizmit bregdetar në Shqipëri, ndërsa plazhet shqiptare nuk kanë asnjë “Flamur Blu”, një certifikim ndërkombëtar cilësie që e gëzojnë vendet elitare në turizmin bregdetar.

27 Mars 2023, 20:33 Nga k.m.
Aroma e pishave zëvendësohet me ujrat e zeza, pse plazheve shqiptare u
Foto ilustruese

Aroma e dikurshme e pishave është zëvendësuar me erën e keqe të ujërave të zeza në pikën e shkarkimit pranë Konvaleshencës në Durrës, e cila ndodhet mes “Shkëmbit të Kavajës” dhe “Plepave”.  Grumbuj mbeturinash notojnë gjithashtu përmes ujit të ndotur, duke dëmtuar mjedisin dhe bizneset përgjatë vijës bregdetare në këtë zonë.

I ndërtuar për grumbullimin e ujërave të shiut në zonën Shkozet-Arapaj, kanali shërben tashmë për shkarkime ilegale ujërash të ndotura. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ai është një nga burimet e ndotjes në bregdetin e Durrësit.

“Stacionet e monitorimit ku kanë rezultuar vlera të larta të ndotjes mikrobike gjatë 2022, në Durrës është stacioni Plepat pas kanalit dhe Shkëmbi i Kavajës,”- tha AKM.

Cilësia e ujit është kriteri më i rëndësishëm për sigurimin e certifikatës ndërkombëtare të njohur si “Flamuri Blu” – që konfirmon nëse një plazh, port ose marinë plotëson standardet më të larta të cilësisë. Por ndonëse është prezantuar që në vitin 2008, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk zotëron asnjë “flamur blu” për plazhet e saj.

Eni Metaj, sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, partnere e Blue Flag Albania (FEE) prej vitit 2020, i tha BIRN se ka një mori pengesash për aplikimin e programit në Shqipëri. Mes tyre është mungesa e standardit për monitorimin e cilësisë së ujit përgjatë gjithë vitit kalendarik.

“Kontrollet në Shqipëri kryhen një herë në vit dhe kjo është e pamjaftueshme, pasi për të marrë certifikatën duhej një minimum prej 20 testimesh në kohë të ndryshme,”- shtoi ajo.

“Flamuri Blu” është një certifikatë ndërkombëtare që konfirmon se një plazh, port ose marinë plotëson standardet më të larta të cilësisë. Ideja për krijimin e këtij modeli certifikimi nisi në vitin 1987 pasi Komisioni Europian pranoi një propozim nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor në Europë (FEEE), i nisur nga një iniciativë fëmijësh në Francë.

Në Shqipëri, Flamuri Blu u prezantua në 2008 nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara për ta përfshirë në projektin për turizmin bregdetar – megjithatë asnjë qeveri nuk ka arritur ta implementojë programin në plazhet shqiptare. Metaj i tha BIRN se kriteret e panegociueshme për të marrë certifikatën janë cilësia e ujërave detare dhe infrastruktura për të pritur njerëzit me nevoja të ndryshme, ndërsa shtoi se deri më tani ka munguar edhe interesi nga bizneset.

“Mungesa e informacionit për në Shqipëri është pengesë kryesore për certifikimin e plazheve, pasi bizneset nuk e kanë të qartë se çfarë është Flamuri Blu dhe u druhen kostove financiare,”- tha Metaj.

“Pak biznese plazhi dhe pak zona janë interesuar për të plotësuar kriteret dhe shumica tërhiqen pasi përballen me kushtet për testime të vijueshme të cilësisë së ujit,”- shtoi ajo.

Neglizhencë dhe mungesë investimesh

Raportet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit zbulojnë se plazhet shqiptare kanë patur vazhdimisht probleme me pastërtinë e ujërave detare. Shkaku kryesor ngelen ujërat e zeza që derdhen në kanale dhe lumenj si dhe mungesa e impianteve përpunuese. Disa nga bashkitë kryesore me bregdet si Durrësi, Saranda dhe Vlora kanë impiante për përpunimin e ujërave të ndotura, megjithatë sërish disa nga plazhet shfaqin përbërje të lartë mikrobike.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM thotë se prej vitit 2020 ka njoftuar autoritetet lokale për ndotje në 6 pika të ndryshme të bregdetit; dy në Durrës, dy në Vlorë dhe dy në Sarandë. Vlera të larta të ndotjes kanë rezultuar në stacionin e Plepave dhe Shkëmbin e Kavajës në Durrës, në stacionet “Shkolla e Marinës” dhe “Plazhi i Ri” në Vlorë si dhe pranë hotel “Grand” dhe “Kanalit të Çukës” në Sarandë.

AKM shtoi gjithashtu se u ka rekomanduar bashkive marrjen e masave të menjëhershme për këto hot-spote. Megjithatë, disa nga bashkitë thanë se nuk e kishin marrë rekomandimin, ndërsa të tjera u ankuan se nuk kishin impiante të përpunimit të ujërave të zeza.

Bashkia e Sarandës i tha BIRN se nuk kishte marrë rekomandim nga AKM për vitin 2022, edhe pse hotspotet nuk kanë ndryshuar prej vitesh. Në qytetin bregdetar të Durrësit, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve thotë se ka në plan projekte të paktën për disa prej pjesëve të bregdetit që ajo kontrollon.

Bashkia Kavajë është e pajisur me impiant përpunimi, por ka patur probleme me kolaudimin dhe funksionimin e impiantit. Për momentin edhe Kavaja është pa impiant përpunimi duke sjellë shkarkimin e ujërave të ndotura në bregdet të papërpunuara. Bashkia e Vlorës nuk iu përgjigj një kërkese për të drejtë informimi, ndërsa Bashkia Fier, një ndër më të mëdhatë në vend dhe me shtrirje në bregdet, i tha BIRN se nuk ka impiante për përpunimin e ujërave të ndotura. Përveç Fierit që nuk ka impiante për përpunimin e ujërave të ndotura është bashkia Divjakë dhe Kurbin.

Bashkia Himarë tha se ka impiant, por një pjesë e fshatrave i derdhin ujërat e zeza nëpër kanalet që shkarkohen në det, pa kaluar në përpunim.

Ligji për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore e ndalon shkarkimin e ujërave të ndotura urbane e industriale të patrajtuara në det, por ligji nuk po gjen zbatim nga institucionet dhe subjektet.

Zyrat rajonale të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, thonë në përgjigje zyrtare se ata nuk kanë identifikuar shkelës, duke referuar verifikimet e stacioneve të plazhit. IKMT-ja pranoi se ka shkarkime ujërash të zeza në bregdetin e bashkisë Fier dhe Divjakë, por këto subjekte nuk gjobiten sepse e ushtrojnë aktivitetin si stacione plazhi sezonale.

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni thotë se kjo ndotje është shpërfillur nga pushteti lokal dhe qëndror dhe fajëson edhe investimet e pamenduara mirë apo gjysmake.

“Shkaqet kryesore që Shqipëria akoma nuk ka arritur të ndalojë shkarkimin e ujërave të ndotura në det vijnë prej shpërfilljes që i bëhet kësaj ndotje prej bashkive, si dhe prej investimeve gjysmake dhe të mungesës së kontrollit të zbatimeve të këtyre investimeve,”- thotë Feruni për BIRN.

Sipas ekspertit të mjedisit, përgjegjësi ka dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila duhet t’i bëjë presion qeverisë që ta konsiderojë prioritet infrastrukturën për pastërtinë e plazheve shqiptare./BIRN

plazhet shqiptare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet