Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet fjalë për një shume prej rreth 120 milionë lekësh (rreth 1,1 milionë euro). Të dhëna tregojnë se borxhi i ARMO-s ndaj doganës së Fierit është krijuar që në vitin 2013 dhe urdhri i ekzekutimit me forcë është lëshuar në vitin 2016. Ndërkohë që borxhi është krijuar kur kompania ka qenë në funksion, doganat kërkojnë arkëtimin e tij, ndonëse tashmë linja kryesore e ARMO-s, rafineria është çmontuar.

Rafineria shqiptare naftës, ARMO një objekt i trashëguar nga periudha e komunizmit për përpunimin e naftës vitet e fundit është çmontuar për skrap, por ende dhjetëra kërkesa nga përmbaruesit i drejtohen Qendrës Kombëtarë të Biznesit për bllokimin e kuotave të kompanisë. Këto ditë Dogana e Fierit ka dorëzuar nëpërmjet përmbaruesit një kërkesë për sekuestro në QKB ndaj subjektit ARMO.
Bëhet fjalë për një shume prej rreth 120 milionë lekësh (rreth 1,1 milionë euro). Të dhëna tregojnë se borxhi i ARMO-s ndaj doganës së Fierit është krijuar që në vitin 2013 dhe urdhri i ekzekutimit me forcë është lëshuar në vitin 2016. Ndërkohë që borxhi është krijuar kur kompania ka qenë në funksion, doganat kërkojnë arkëtimin e tij, ndonëse tashmë linja kryesore e ARMO-s, rafineria është çmontuar.
Të dhënat nga QKB tregojnë se edhe përgjatë këtij viti një seri kërkesash nga përmbarimi janë për llogari të ARMO-s. Pavarësisht situatës në terren ARMO ka status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përveç doganave ARMO ishte në listën e debitorëve të mëdhenj në tatime me një detyrime të akumuluar prej 8,4 miliardë lekësh deri në fund të vitit 2020. Në vitin 2021 mbi 800 punonjës të kompanisë u hodhën në proteste për gati 13 paga të prapambetura. Dy vjet më parë banka që kishte në administrim i shiti asetet e ARMO-s për rreth 9 milionë euro ndaj kompanisë “Shijaku” e cila e çmontoi dhe e shiti për skrap një nga veprat më të mëdha të sektorit të industrisë Shqiptare.
ARMO ka një histori të komplikuar pas rënies së komunizmit. Pasi u privatizua në vitin 2008 kompania ndërroi pronësi shumë herë duke lënë miliona euro borxhe, që nga pagat dhe sigurimet e punonjësve, detyrime tej tatimet, doganat, bankat dhe shume subjekte që ishin në marrëdhënie biznesi. Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nisi nga puna në vitin 1978 me dy linjat kryesore: përpunimi i lëndës së parë dhe sigurimi i nënprodukteve të naftës nga pikëpamja sasiore dhe përmirësimi i cilësisë. Uzina fillimisht ishte projektuar për të pasur një kapacitet prodhues prej 1 milion ton naftë bruto dhe 250,000 ton karburante që do të vinin nga rafineritë që tashmë ishin vënë në punë.
Rafineria e Ballshit në kohën kur u ndërtua kishte të gjitha impiantet e nevojshme teknologjikë moderne të përpunimit të naftës gjithashtu edhe sistemet ndihmëse. Në uzinë para privatizimit ishin të punësuar 2200 punëtorë dhe fitimi arrinte në rreth 10-15 milionë dollarë para privatizimit./MONITOR
Banesa e grupit TIRANË- Një grup prej 8 personash që shpërndante drogë në lokalet e natës në Tiranë ë...
Vendi i ngjarjes GREQI- Një 44-vjeçare shqiptare është sulmuar nga partneri i saj në Greqi. Shqiptarja po trajtohet në...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Bashkimit Europian ka nënshkruar marrëveshje të re me Shqipërinë për Fronte...
Momenti i arrestimit TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar 'Kodra e diellit 3'. Kështu,...
Fatmir Mediu TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu sa i takon &...
Alket Hatija TIRANË- Alket Hatija i arrestuar në Durrës më 30 gusht 2023 ka mbërritur në Itali. Ai është ekstraduar...
TIRANË- Hetimet për grupin që shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet, kanë zgjatur 4 muaj. Dy persona kanë p&eu...
Momenti i arrestimit ELBASAN- Një 37-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi po qarkullonte me armë zjarri tip kallashnikov. Nd...
Policia TIRANË- Tetë persona kanë përfunduar në pranga nga policia e kryeqytetit. Këta persona, dyshohet se janë pjes&eu...
TIRANË- "Albanian Investment Corp", synon të zhvillojë projekte të energjisë diellore në pronat e braktisura ushtarake. Ajo...