Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Projekti koncesionar është ideuar që në vitin 2003, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos. Procedurat kanë vijuar më tej në qeverinë e Sali Berishës dhe punimet kanë nisur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
SARANDË- Për banorët e Bregut, hidrocentrali i Sasaj, i cili përmbyti të enjten një pjesë të zonës së Bunecit, në Lukovë, quhet ndryshe edhe “hidrocentrali i dy Vasove”, referuar dy pronarëve jetëgjatë të projektit koncesionar, Vasil Naçi dhe Vasil Gjika.
Megjithatë, prej korrikut të vitit 2024, përcaktimi “dy Vasot” nuk ekziston më, pasi kompania “Agna” e Naçit ka shitur të gjithë aksionet tek shoqëria “Wonder” e Gjikës.
Projekti koncesionar është ideuar që në vitin 2003, në kohën e qeverisë së Fatos Nanos. Procedurat kanë vijuar më tej në qeverinë e Sali Berishës dhe punimet kanë nisur gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Në 18 shtator të vitit 2003, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 634, “Për miratimin e fillimit të procedurës së ndërtimit me koncesion të Hidrocentralit të Sasaj”.
Në 23 korrik 2004, qeveria miratoi Marrëveshjen e Koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit Sasaj, me palë Ministrinë e Ekonomisë dhe konsorciumin e shoqërive që krijuan kompaninë “Energo-Sas”.
Ortakët fillestarë të “Energo-Sas” ishin Sadik Llapashtica me 49 përqind të aksioneve dhe shoqëria “Wonder” në pronësi të Vasil Gjikës, me 51 përqind.
Në vitin 2008, Llapashtica dhe “Wonder” i shesin një pjesë të aksioneve të tyre tek “Agna” sha e Vasil Naçit. Në Shkurt të vitit 2014, ortaku Sadik Llapashtica shet të gjithë aksionet e tij tek “Energo-Sas” dhe “Agna” e Vasil Naçit shndërrohet në ortakun maxhoritar, me 56 përqind të aksioneve.
Vasil Naçi, pronar i “Agna” dhe ish-ortak i “Energo-Sas”
Në Prill të vitit 2024, “Agna” i shet të gjithë aksionet e saj tek ortaku tjetër, “Wonder”, për një vlerë prej 5.7 milionë euro, sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”.
Tashmë, ortaku i vetëm i “Energy-Sas” është shoqëria “Wonder” e Vasil Gjikës. Pasditen e 16 janarit 2025, Ministria e Mbrojtjes paraqiti situatën, pas çarjes së murit rrethuesit të ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj, në Bunec të Lukovës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ujësjellësi është çarë rreth 12:26 të ditës së Enjte dhe se në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Më tej në njoftim, theksohet se si pasojë e përmbytjes, ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Ndërsa nuk ka dëme në njerëz.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë.
Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukavoa dhe Borshi prej disa orësh pa energji elektrike. Nuk ka probleme në njerëz.
Po ashtu Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës
“Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë./BoldNews
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Ish-kryetari komisionit për prokurimet publike në bashkinë Memaliaj, Ergi Shehu është v&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Arre...
foto ilustruese POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i sotëm policor në Pogradec. RENEA, FNSH, Forcat Shqiponja dhe po...
Rruga KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare që...
Diga ne Bunec BUNEC- Administratori i hidrocentralit Sasaj në Bunec është marrë nën hetim, pasi një ditë m&eum...
TIRANË- Ditën e sotme shënohet 557 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai lindi më 6 m...
Foto ilustruese BERAT- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Mësohet se arrestimi ...
Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ditën e sotme ka marrë vendimin për të dërguar për gjykim tre autorët të ...
Malkaj TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e 42-të që po zhvillohet para bashkis&...
Protesta TIRANË- Ditën e sotme është duke u zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. Protestuesit...