Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në fillim SPAK kërkoi pushimin e çështjes dhe shkalla e parë e GJKKO e aprovoi këtë. Por qytetari me iniciale A.H e ankimoi vendimin në Apelin e GJKKO-s.
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të rihapë dosjen ndaj kryebashkiakes së Lushnjes Eriselda Sefa. Në fillim SPAK kërkoi pushimin e çështjes dhe shkalla e parë e GJKKO e aprovoi këtë. Por qytetari Altin Haxhiu e ankimoi vendimin në Apelin e GJKKO-s.
Mësohet se rihapja e hetimit ndaj Sefës ka nisur më 30 shtator. Ajo ndodhet nën hetim mbi një kallëzim për falsifikim dokumentësh dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Vendimi vjen pas një kallëzimi të bërë nga Haxhiu, i cili pretendon se Sefa dhe Këshilli Bashkiak i Lushnjes kanë kryer shkelje në procedurën e dhënies me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, konkretisht një ambient në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Sipas kallëzuesit, në dokumentacionin zyrtar ka pasur falsifikime, përfshirë procesverbalet e dëgjesave publike dhe projektin për dhënien me qira të ambientit në fjalë. Hetimet janë tashmë në fazën fillestare dhe pritet të hedhin dritë mbi veprimet e pretenduara të paligjshme nga ana e kryebashkiakes socialiste.
Njoftimi i GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime. - Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve. U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45./Dosja.al
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që reforma zgjedhore të adreso...
Takimi TIRANË- Kandidati i pavaruar për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. N&...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Gazeta britanike The Canary ka publikuar një artikull, ku nxjerrë në pah lidhjet midis politikanit To...
Hanna Suchocka TIRANË- Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka ka vlerësuar hapat e bërë nga Shqipëria drejt ref...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë. Bëhet ...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca e radhës paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së Erion Veliajt do të mbahet sot...
foto ilustruese KOSOVË- Gazeta amerikane Bloomberg, shkruan se marrëveshja e paqes prej 20 pikash që Presidenti i SHBA-së Donald T...
Foto ilustruese TIRANA- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, gjatë raportimit vjetor përpara K...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi prokuroria e Elbasanit liroi av...