Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në reagim thuhet se “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033.
TIRANA- Shoqëria “Panorama Group” sh.a. ka reaguar pas bllokimit dhe ndërprerjes së aktivitetit mediatik. Në reagim thuhet se “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Në reagim gjithashtu theksohet se çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.
Shoqëria “Panorama Group” sh.a. shton se ambientet janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga Ardi Veliu-shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur, sipas tyre, të drejtat kontraktuale dhe ligjore. Sipas deklaratës, vendimi i Këshillit të Ministrave nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.
Gjithashtu “Panorama Group” sh.a. thotë se ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët të hyjnë në ambientet e tyre të punës.
"“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias", thuhet në reagim.
Deklarata e plotë:
Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.
“Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.
Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.
Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.
“Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Avokatura e Shtetit ka bërë një deklaratë për shtyp lidhur me ngjarjen ku Policia...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Këshilli Shqiptar i Medias ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama...
Porti VLORA- Porti i Vlorës ka pritur në orët e para të mëngjesit 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linj&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga t&e...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Organizata "Qëndresa Qytetare" ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyra...
Foto ilustruese KOSOVA- Fermeri Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës në rajonin e Prizrenit, ka të mbjellë rreth 2.5 ...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqë...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku Policia ka ...
Jordan Perterson TIRANA- Profesori kanadez i njohur si një intelektual me ndikim, Jordan Perterson ka thënë në intervistë se ...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Rrjeti SafeJournalists Shqipëri ka reauar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24...