6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se gjykatësi erdhi në përfundim se e drejta themelore e Kilajt për lirim peshon më shumë sesa rreziku që ai të ketë ndikim në procesin e drejtësisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është buzë përfundimit.

KOSOVË- Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”.
Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se gjykatësi erdhi në përfundim se e drejta themelore e Kilajt për lirim peshon më shumë sesa rreziku që ai të ketë ndikim në procesin e drejtësisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është buzë përfundimit.
Kilaj - së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun – akuzohen për pengim të drejtësisë në gjyqin për krime lufte kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykimi ndaj tyre do të nisë më 24 shkurt. Kilaj u arrestua dhjetorin e kaluar dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim në qytetin holandez. Ai është deklaruar i pafajshëm për këto akuza.
Gjykatësi tha në vendimin e tij se rrethanat kanë ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme. Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se koha që Kilaj e ka kaluar në paraburgim tani e tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar, sipas njoftimit.
“Nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në çështjen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e prokurorisë në Çështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike”, thuhet në njoftim.
Kjo është hera e dytë që Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale, pasi në maj 2024 ishte liruar pas dhënies së një dorëzanie prej 30.000 eurove. Ndër arsyet e lirimit të tij asokohe ishte edhe fakti se aktakuza ndaj tij për pengimin e drejtësisë pritej të ndryshonte. Kilaj i kaloi pothuajse gjashtë muaj në paraburgim pas arrestimit fillestar.
Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi për krime lufte, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.
viktima GREQI- Nipi i viktimës që u arrestua për vrasjen në Finikounda të Greqisë më 5 tetor, të xhaxhait të t...
Bledian Koka TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka bërë një reagim lidhur me debatin e Partisë Demokratike për Avokatin e Pop...
Romuni, Edmond Hoxha GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi. Ai është Edmond Hoxha, 40...
foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor “Shkodë...
Foto ilustruese TIRANË- Një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar mbi procesin e zgjedhjes së kreut të...
Xhezair Zaganjori TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykat&...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër më 11 dhjetor, Kreun e ri të SP...
SPAK TIRANË- Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreu të ri të Prokurorisë së...
Foto ilustruse POGRADEC- Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Guras, të Pogradecit. Forcat zj...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 32-vjeçar, në qytetin e Korçës. Ai u arrestua ng...