" Tokat e bregdetit do ua kthejmë banorëve"/ Berisha: Mbështetje financiare për rininë, me Kosovën zona të lira kufitare
Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm ë...
Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm ë...
"Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja", Rama: Mediat sociale janë kthyer në një instrume...
"Ekonomia kryesisht e bazuar në para të thata", DASH: Remitancat dhe investimet nga jashtë ndonjëherë fshehin burimet e...
"Shqiptarët duhet të shkojnë te numri 5", Rama: PS sot siç ishte PD në 1992, mbyllja e negociatave realizohet vet&eum...
Sipas njoftimit të prokurorisë, kryeinspektori dhe inspektori akzuohen për veprat penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtime të paligjshme.
FIER - Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, dhe Inspektori pranë IMT-së së kësaj bashkie janë pezulluar nga puna pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas njoftimit të prokurorisë, kryeinspektori dhe inspektori akzuohen për veprat penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu ata akuzohen se kanë favorizuar ndërtime të paligjshme.
Njoftimi:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezulluan nga detyra shtetasit në hetim, E.Ç, me detyrë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, si dhe shtetasi S.M. me detyrë Inspektor pranë IMT-së Bashkia Bashkisë Roskovec. Ndaj tyre u caktua edhe masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Nga hetimet e kryera nga kjo prokurori, në kuadër të procedimit penal nr.1418, datë 16.09.2024, për veprat penale të dyshuara “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”,“Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 289 pg.1 199, 199/a pg.4 dhe 248-25 i K.Penal, rezultoi se shtetasit e mësipërm kanë qenë në dihjeni të kryerjes së ndërtimeve të paligjshme.
Procedimi penal i mësipërm lidhet me ngjarjen e datës 14.09.2024, ku në fshatin Suk-1, Njësia Administrative Strum, Bashkia Roskovec, ka humbur jetën shtetasi S.B., gjatë kohës që ai kryente punime për llogari të shtetasit E.D. Ndaj shtetasit E.D, u caktua më parë masa e sigurimit “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes në punë”, “Shpërdorimi i tokës”. Krahas këtyre veprave, në dinamikë të hetimit u provua se shtetasi E.D, ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente. Për këtë fakt të evidentuar është regjistruar ndaj tij si person nën hetim dhe vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pg.4.
Prokuroria gjithashtu, ka arritur të evidentojë faktin se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Roskovec, ka qënë në dijeni dhe ka lejuar kryerjen e punimeve pa leje, në një sipërfaqe rreth 320 m2, mbi tokë bujqësore, për qëllime ekonomike dhe pa lejen e organeve kompetente, në këtë rast Bashkia Roskovec.
Foto ilustruese SHKODËR - Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezh...
Arma TIRANA- 37-vjeçari Eduart Lami është arrestuar ndërsa djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, ësht...
Izmir Sakica, Samuel Troshani SHKODËR - Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, kanë mbërritur ditën e sotme në gjykatën e Shk...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një person i identifikuar si E. Lami raportohet se është shoqëruar nga policia lidhur me...
Anastas Janullatos TIRANË - Kryepeshkopi, Anastas Janullatos i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në Spitalin &l...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Imzot Arjan Dodaj TIRANË- Katedralja Katolike "Shën Pali" ka postuar në llogarinë në "Fac...
Pamje nga arrestimi KOLUMBI - Një shtetas shqiptar, i kërkuar për ekstradim për krime të dyshuara lidhur me trafikun e arm&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes FIER- Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në lagjen “15 Tetori” të Fie...
Foto ilustruese DELVINË- Një sherr ka agravuar në Delvinë duke sjellë plagosjen e një 38-vjeçar. Ngjarja mësohet ...
Janullatos TIRANË- Kryepeshkopi i Anastas Janullatos ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të...