LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor i Tiranës

• Aksion tek Universiteti Bujqësor i Tiranës, 4 të arrestuar. • Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë vënë në pranga 4 zyrtarë të UBT-së, pasi akuzohet se kanë abuzuar me tenderat. • Ata akuzohen se kanë abuzuar me disa tendera për plehrat kimikë që vinin për Fermën Didaktike në UBT. • Në pranga kanë përfunduar: Ali Rasha, me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqësor Tiranë; - Tahir Ballgjini me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; - Rushit Suna, me detyrë specialist i sektorit të bujqësisë; - Ahmet Mejdani, me detyrë magazinier në magazinen qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë. • Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën. • I gjithë hetimi ka nisur pasi një punonjës ka kallëzuar drejtorin e tij pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve. • Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë, ndërsa malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë. • Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të drejtorit Ali Rasha. • Të arrestuarve, u janë sekuestruar edhe 5 celularë si provë materiale.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DOKUMENTI- Si u përfshi në abuzimin me tenderat emri i rektorit dhe i shefes së Financës të UBT

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Fatbardh Sallaku

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga skema e mashtrimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku në pranga kanë përfunduar 4 persona.

Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se tek listat e marra në duar nga Prokuroria, vihet se se është regjistruar shërbim extra mbi limitet e lejuara të zyrtarëve të tjerë në Universitet.

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të

Në këtë skemë përfshihet edhe emri i rektorit dhe i shefes së Financave që firmos listën me honoraret, edhe pse nuk ka lidhje pasi nuk është staf akademik. Emri i rektorit të Universitetit, Fatbardh Sallaku, figuron edhe në denoncimet e bëra nga kallëzuesi që ka shkaktuar hapjen e hetimeve në Prokuror. Prokuroria e Tiranës ka sqaruar për mediat se drejtori i Fermës Didaktike në UBT, Ali Rasha e ka përdorur shpeshherë emrin e rektorit në bisedat me personin që ka bërë kallëzimin, për të justifikuar blerjet e tij dhe abuzimet me tenderat. 

3 VITE ME PARE

Frigorifer "Beko" dhe 2.7 mln lekë të vjetra blender, SKEMA si abuzohej me çmimet e pajisjeve te UBT

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me akuzat e korrupsionit tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Siç edhe duket qartë nga dokumentat e mëposhtëm që Dosja.al ka siguruar edhe imazhe të disa prej pajisjeve të cilat janë blerë në kuadër të tenderit abuziv në Universitetin Bujqësor të Kamzës, për të cilin u arrestuan sot 4 punonjës.

Një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg, në dosjen e Prokurorisë rezulton të jetë një 'blender'. Kostoja normale e kësaj pajisje elektro-shtëpiake në treg do të shkonte në jo më shumë se 30.000 lek të reja, por 4 punonjësit e arrestuar e kanë paguar për plot 276.000 mijë lekë të rinj.

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Blenderi i blerë

Por grirësi nuk është i vetmi, pasi kanë marrë edhe një frigorifer “Beko”, që në treg mund të blihet për 30.000 mijë lekë të rinj, por në UBT është blerë me shifrën rekord të 108.800 lekë të reja. E kështu, të 4, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dyfishuar vlerën çdo pajisjeje.

 

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Frigoriferi i blerë

Pas kryerjes së hetimeve, Policia vuri në pranga Ali Rashën, Ahmet Mejdanin, Tahir Ballgjinin dhe Rushit Sunan, pasi Prokuroria i akuzon për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë. Ndërsa në pyetje është marrë edhe rektori i Universitetit, Fatbardh Sallaku, emri të cilit figuron në denoncimet. Prokuroria e Tiranës ka sqaruar në deklaratën për mediat se drejtori i Fermës Didaktike në UBT, Ali Rasha e ka përdorur shpeshherë emrin e rektorit në bisedat me personin që ka bërë kallëzimin, për të justifikuar blerjet e tij dhe abuzimet me tenderat. 

3 VITE ME PARE

Operacioni "Tenderat"/ Abuzimi me tenderin e plehrave kimikë, Policia jep detaje për 4 të arrestuarit në UBT

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi arrestimin e 4 zyrtarëve të arrestuar te Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ata akuzohen se kanë abuzuar me disa tenderë, ndërsa 5 celularë u sekuestruan si provë materiale. Të katër të arrestuarit, pretendohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar kështu detyrën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet, pas një hetimi proaktiv disamujor, operacioni policor i koduar “Tenderat”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës, për abuzim me disa tendera. Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tenderat”.

Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: - A. R., 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; - T. B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; - R. S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë; - A. M., 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të katër janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin për plehrat kimike.

3 VITE ME PARE

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, kush janë 4 të arrestuarit tek 'Bujqësori' (DETAJE)

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve në Universitetin Bujqësor të Tiranës, të cilët abuzuan me tenderin për plehrat kimike. Në pranga ka përfunduar: - Ali Rasha,  me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqësor Tiranë; - Tahir Ballgjini me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; - Rushit Suna, me detyrë specialist i sektorit të bujqësisë; - Ahmet Mejdani, me detyrë magazinier në magazinen qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë. Të katër janë arrestuar pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderin për plehrat kimike.

3 VITE ME PARE

'Ç'ke ti se po vjen malli'/ Si nisi aksioni tek 'Bujqësori', Prokuroria: Drejtori 'fshiu' 3.7 mln lekë plehra kimike

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, arrestohen 4 punonjës të
Foto ilustruese

TIRANË- 4 zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Kamëz janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, duke finalizuar një aksion nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit. I gjithë hetimi ka nisur pasi një punonjës ka kallëzuar drejtorin e tij pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve. 

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë, ndërsa malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, por në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të drejtorit Ali Rasha.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka sjellë dëm të interesave të shtetit duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin për hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR

T I R A N Ë

Falsifikim, vjedhje e shpërdorim detyre, Prokuroria Tiranë kërkon vendosjen e masës ‘Arrest në burg’ për katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor Kamëz. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe kërkon vendosjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit: 1. A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz; 2. T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz; 3. M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe 4. R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz. Prokuroria ka dyshime për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë 10.09.2022 procesimin penal nr.6199 per veprat penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal. Ky procedim penal është regjistruar pasi: Shtetasi A.Ç., është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore duke kallëzuar se: Është i punësuar prej rreth 10 vitesh si magazinier në Universitetin Bujqësor Kamëz. Aktualisht drejtori i tij është shtetasi A.R. Më datë 29.12.2021 i është komunikuar nga drejtori, për tu paraqitur në magazinë për të tërhequr dokumentacionin e datës 23.12.2021 mbi plehrat kimike dhe imputet bujqësore. Dokumentacioni kishte lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k. me pronar shtetasin F.Sh. Sipas kallëzuesit, marrja në dorëzim e mallit sipas prokurorimit ishte bërë nga komisioni i përbërë nga shtetasit T.B., H.V. dhe K.P. Kallëzuesi ka pretenduar nga drejtori i tij, se mallrat nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve dhe ka marë si përgjigje se malli do të jetë i pranishëm në magazinë shumë shpejt dhe se kallezuesi duhet të firmoste daljen e mallit në mirëbesim dhe se kishte garancinë nga drejtori se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazines shumë shpejt.

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.   

Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit. Nga sa më sipër, e dokumentuar edhe veprime proaktive, rezulton se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit  ‘Arrest në burg’  për shtetasit A.R., T.B., M.M. dhe R.S dhe më konkretisht: 1. Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186  të  K.Penal.  Ky dyshim mbështetet në: aktet e ndodhura në fashikullin e hetimit nr.6199/2022 që janë bashkëlidhur kërkesës. 2. Masa e sigurimit arrest ne burg çmohet si masë sigurimi e përshtatshme në raport me rëndësinq e faktit dhe  rrezikshmërinë e veprës penale sanksionit të parashikuar. Të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin per hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

korrupsion tek ubk kamez universiteti bujqesor kamez operacioni \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\ ali rasha tahir ballgjini rushit suna ahmet mejdani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet