19 Korrik 2025, 10:31
Nga M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur me lajmet për mbajtjen e trupit të pajetë të Isa Rexhepaj, i cili u gjet në një depo të vjetër në vendin e quajtur Limjon disa ditë më parë. Prokuroria thotë se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes dhe gjithashtu u morën deklarime të personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Sipas njoftimit është urdhëruar edhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Gjithashtu bëhet me dije se kufoma e Isa Rexhepajt u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor.
Njoftimi:
Reagim i Prokurorisë Sarandë në lidhje me shtetasin I.R. i gjetur i pajetë në Limjon
Duke marrë shkas nga disa informacione të bëra publike më datë 18.07.2025, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë bën me dije se më datë 18.07.2025 shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë u njoftuan se në vendin e quajtur Limjon, në lagjen nr.4, Sarandë, në një depo të vjetër ishte gjetur kufoma e shtetasit I.R..
Nga ana e policisë gjyqësore u kryen veprimet hetimore si, kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i sendeve që ndihmojnë në zbardhjen e çështjes, u morrën deklarime të shtetasve që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe u urdhëruan ekspertimet e nevojshme, ndër to dhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Kufoma u dorëzua në morgun e spitalit Sarandë për të kryer veprimet e nevojshme për transportimin pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, me qëllim kryerjen e autopsisë dhe ekspertimit mjeko-ligjor. Veprimet e para hetimore u ndoqën nga prokurori i gatshëm. Në vijim, jemi informuar se Spitali Sarandë ka marrë masat dhe ka transportuar po më datë 18.07.2025, pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë kufomën e shtetasit I. R.
saranda
Aktualitet
19 Korrik 2025, 10:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Psikologia Suela Kalaja ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka komentuar një nga çës...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 09:49
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një informacion mbi situatën e zjarreve teksa thotë se gjatë...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 09:36
M.B
Magazina
VLORA- Një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara të cilat më pas hidheshin së...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 09:10
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MALLAKSTRA- 30 trupa të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për shuarjen e flakëve në Beli...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 08:42
M.B
Renis Dobra
DIBRA- Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të akuzuar për rrëmbimin dhe mbytjen e 23-vjeçarit Renis Dobr...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 08:08
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë n&eum...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 07:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 27-vjeçar ka përplasur me automjet për vdekje një 54-vjeçar që po lëvizte me b...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 07:12
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme në vendin tonë vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit t&eum...
Aktualitet
18 Korrik 2025, 22:25
M.B
Foto ilustruese
FIER- Trupi i pajetë i 72-vjeçarit me inicialet M. Sh., është gjetur i dekompozuar në fshatin Sektor Seman ...
Aktualitet
18 Korrik 2025, 22:14
Foto nga podcast-i
TIRANA- Në episodin e dytë të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, ish-kreu i Këshillit të Lart&eu...