LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuza për “shpërdorim detyre”/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 inspektorët e IMT Divjakë

Sipas hetimeve rezulton e provuar se në të paktën 31 raste të referuara për “Ndërtim të paligjshëm” dhe të gjykuara më pas me vendime të formës së prerë, zyrtarët e IMT-së nuk kanë ushtruar detyrat e tyre ligjore për kontrollin e territorit.

18 Prill 2026, 13:39 Nga E. D
Akuza për “shpërdorim detyre”/ Prokuroria e Fierit
 Prokuroria e Fierit

FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Divjakë, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimeve rezulton e provuar se në të paktën 31 raste të referuara për “Ndërtim të paligjshëm” dhe të gjykuara më pas me vendime të formës së prerë, zyrtarët e IMT-së nuk kanë ushtruar detyrat e tyre ligjore për kontrollin e territorit.

Në njoftim thuhet, se në disa raste nuk është ndjekur procedura e plotë ligjore, përfshirë konstatimin e shkeljeve, vendosjen e gjobave, prishjen e objekteve dhe kallëzimin penal. Gjithashtu nuk janë ndërmarrë veprime për vjeljen e gjobave brenda afateve ligjore, duke sjellë edhe humbje financiare për shtetin.

Në lidhje me abuzimin e kryer, institucioni shpjegon se dëmi është shkaktuar gjatë viteve 2021-2022. Çështja tashmë i është kaluar gjykatës, ndërsa të pandehurit do të përballen me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe dy inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Divjakë, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.346, rezultoi e provar se në 31 raste të hetuara nga prokuroria dhe të dërguara për gjykim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, dhe të dënuara nga gjykata me vendime të formës së prerë, nga funksionarët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Divjakë, nuk janë ushtruar përgjegjësitë ligjore për kontrollin e territorit, si detyrë funksionale e tyre.

Rezultoi po ashtu se edhe në rastet e konstatimit të kundërvajtjeve administrative të ndërtimeve pa leje, nuk është ndjekur procedura e rregullt ligjore, sipas parashikimeve të ligjit si konstatimi, vendosja e gjobës, prishja e objektit dhe kallëzimi penal.

Gjithashtu nuk rezultoi të jenë ndërmarrë veprime për vjeljen e masave administrative, duke tejkaluar edhe afatet e parashkrimit, ç’ka ka sjellë një dëm real në buxhetin e shtetit. Nga hetimi u provua se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit dhe të njësisë vendore nga mosvjelja e gjobave për periudhën 2021–2022, është në vlerën 11,170,000 (njëmbëdhjetë milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) Lek.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dërgoi çështjen për gjykim kundër të pandehurve:

– R. L. – Kryeinspektor i Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

– S. M. – Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

– I. K. – Inspektor dhe ish-kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Divjakë, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të punonjësve të shërbimit publik që kryejnë vepra penale të lidhur me detyrën e tyre./Dosja.al

 prokuroria e fierit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet