LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksioni i RENEA-s në Shkodër/ Lala: Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër arrest! Për masakrën e Dobraçit nën hetim edhe njeriu i Ervis Martinajt...

Lala shtoi gjithashtu se në kuadër të këtij hetimi prokuroria është vënë në ndjekje të disa provave që nuk i deshifrojmë dot sepse janë veprime shumë të mbyllura. 

18 Shkurt 2025, 21:51 Nga B.Z
Aksioni i RENEA-s në Shkodër/ Lala: Zyrtarisht për Safet Bajrin
Klodiana Lala

TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje këtë të martë në lidhje me aksionin e RENEA-s në Shkodër, ku u zhvilluan kontrolle edhe në banesën e Safet Bajrit. E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka një urdhër arresti.

Gazetarja Lala u shpreh se mes personave nën hetim për masakrën e Dobraçit ku u vra Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy persona të pafajshëm është edhe njeriu i Ervis Martinajt, Elio Hato, i cili sipas gazetares Lala dyshohet se ka mbetur i plagosur gjatë atentatit.

Lala shtoi gjithashtu se në kuadër të këtij hetimi prokuroria është vënë në ndjekje të disa provave që nuk i deshifrojmë dot sepse janë veprime shumë të mbyllura. 

“Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër arresti, është kërkuar kontroll në banesën e tij dhe shoqërimi për veprime hetimore. Ajo që di të them është që pjesëtarë të grupit kriminal Bajri dhe grupi  i Izmir Sakicës, Asmer Bilalit apo Elio Hato janë zyrtarisht persona nën hetim për masakrën e Dobraçit. Elio Hato dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes së Dobracit.

Sa i takon Safet Bajirt, pavarësisht kontrolleve ai nuk është gjetur, mbetet si do të veprojë prokuroria. Është një vendim që po mbahet top sekret. Është firmosur nga gjyqtari Erion Cela. Safet Bajri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit, përfshirë grupin e Izmir Sakicës, përfshirë edhe Elio Haton, ky është personazh i njohur i plagosur në zonën e ish bllokut dhe konsiderohej si njeri i afërt i Ervis Martinajt dhe Asmer Bilali që ndodhen në burgun e Recit po hetohen për masakrën e Dobracit. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria është vënë në ndjekje të disa provave që ne nuk i deshifrojmë dot sepse janë veprime shumë të mbyllura. Në kuadër të këtij hetimi është urdhëruar të shoqërohet Safet Bajir, se çfarë kërkonte Prokuroria prej tij kjo mbetet për tu sqaruar sepse nuk i gjet në shtëpi. Por nuk ka një urdhër arresti për të.

Ndërkohë i është i komunikuar masa e sigurisë arrest me burg për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal Izmir Sakicës dhe  Samuel Troshani. Por ky urdhër arresti është për ngjarjen e 23 gushtit 2024. Ndërkohë është firmosur urdhër arrest edhe për dy persona të tjerë, por aksioni i ndërmarrë nga RENEA nuk ka bërë të mundur arrestimin e tyre”, tha Lala.

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale