4 Maj 2026, 12:23
Nga E.d
Nikolla Rradaçi
DURRËS- Policia ka larguar nga zona e banimit, familjarët e Nikolla Rradaçit, autorit i cili aksidentoi për vdekje dy të mitur, ndërsa plagosi rëndë një tjetër. Bëhet me dije se arsyeje pse policia ka larguar familjen e tij nga zona ku banonin, ka qenë për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme apo konflikt verbal.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në zonën e ish-kënetës, në qytetin e Durrësit ku Rradaçi i cili ishte në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje dy të mituri, ndërsa një i tretë u plagos rëndë. Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, bashkëmoshatarët, të afërmit dhe qytetarët i japin sot lamtumirën e fundit dy vogëlushëve të cilën humbën jetën. Tragjedia e cila goditi dy familje dhe shkaktoi panik dhe trauma psikologjike të familja e fëmijës i cili mbeti i plagosr, ua ka lënë vendin dhimbjeve dhe lotëve.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
nikolla rradaçi akident policia
Aktualitet
4 Maj 2026, 12:06
E.d
Qytetari
DURRËS- Një nga banorët në vendin ku ndodhi aksidenti targjik në Durrës ka deklaruar se në rrugën ku ndod...
Aktualitet
4 Maj 2026, 11:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 67-vjeçar turk në Rina, me qëllim ekstradimin e tij drej...
Aktualitet
4 Maj 2026, 11:33
E.d
Pamje nga homazhet
DURRËS- Qyteti i Durrësit është veshur ditën e sotme në zi, ndërsa familjarët, miqtë dhe t&...
Aktualitet
4 Maj 2026, 11:17
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjyq katër persona, për veprë...
Aktualitet
4 Maj 2026, 10:54
I.A
Sokol Bushpepa
TIRANË- Sokol Bushpepa i kërkuar në Itali për organizatë kriminale është arrestuar ditën e s...
Aktualitet
4 Maj 2026, 10:33
I.A
Pamjet e aksidentit
DURRËS- Shkolla “Demokracia”, ku mësonin tre të miturit e ngjarjes tragjike në Durrës ka reag...
Aktualitet
4 Maj 2026, 10:12
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiran...
Aktualitet
4 Maj 2026, 09:52
I.A
Policia e Durresit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra tre drejtues në uniformat blu pas ngjarjes tra...
Aktualitet
4 Maj 2026, 09:42
I.A
Pamjet
TIRANË- I mituri, i cili u plagos rëndë nga përplasja me makinë ditën e djeshme në zonën e ish-Kënet&eu...
Aktualitet
4 Maj 2026, 08:34
I.A
Nikoll Radaçi
DURRËS- Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Durrës që përfundoi me vrasjen e dy të miturve &e...