13 Prill 2025, 20:28
Nga N.F
Aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Klinë të Kosovës ku një tren ka përplasur një makinë. Nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Pas ngjarjes, kompania hekurudhore Trainkos ka reaguar me një njoftim për opinionin publik, duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës dhe duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
“Na vjen keq, se si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot, një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Familjes së viktimës dhe gjithë farefisit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të thella”, thuhet në njoftimin e Trainkos.
Trainkos ka bërë thirrje për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit duke theksuar se kalimi hekurudhor ku ndodhi aksidenti ishte i pajisur me sinjalizim dhe shenja përkatëse. Sipas raportit fillestar të komisionit për raste të jashtëzakonshme, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave rrugor nga ana e drejtuesit të automjetit.
“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thekson Trainkos.
Kompania gjithashtu ka apeluar për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.
aksidenti ne kline
Aktualitet
13 Prill 2025, 19:14
N.F
Alket Dauti
ANGLI- Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzorë nga Belgjika në Angli u deklarua fajtor për hyrjen ilegalisht në...
Aktualitet
13 Prill 2025, 18:16
A.Ll
Pamje nga anija "Libra" ne Shengjin
LEZHË- Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka provuar një tjetër skenar për fun...
Aktualitet
13 Prill 2025, 17:17
N.F
Ilaria Sula
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të...
Aktualitet
13 Prill 2025, 14:41
r.ll
ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. ...
Aktualitet
13 Prill 2025, 14:25
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Ato që dikur shërbenin kryesisht si hapësirë për t’u lidhur me miqtë, tani janë shnd&...
Aktualitet
13 Prill 2025, 14:19
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës, ku t...
Aktualitet
13 Prill 2025, 13:39
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë e p...
Aktualitet
13 Prill 2025, 13:04
r.ll
foto nga kontrollet
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave për të parandaluar ndotjen...
Aktualitet
13 Prill 2025, 12:49
M.L
Policia
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale 'trafikim të arm&eu...
Aktualitet
13 Prill 2025, 12:09
M.L
Policia
LEZHË- Ditën e sotme janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë në Lezhë të cilët ishin shpallur...