Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Ai postoi video në TikTok ku shihet duke ecur me makinë nëpër Londër, ndërsa të afërmit ngarkuan foto të tij duke dërguar dy vajzat e tij në shkollë, pranë shtëpisë së këshillit familjar në Penge, Londra juglindore.
ANGLI- Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzorë nga Belgjika në Angli u deklarua fajtor për hyrjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pasi një investigimi të Mail on Sunday çoi në arrestimin e tij. Home Office mbrëmë përshëndeti ‘gazetarinë e shkëlqyer investigative’ të kësaj gazete që bëri që Alket Dauti, i cili futi ilegalisht qindra emigrantë në Britani me kamionë, të dilte para gjykatës.
Sipas gazetës Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, Dauti, 38 vjeç, u arrestua një javë pasi zbuloi se si ai hyri fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar disa muaj pasi u lirua nga burgu në Belgjikë dhe u ekstradua në Shqipëri. Ai postoi video në TikTok ku shihet duke ecur me makinë nëpër Londër, ndërsa të afërmit ngarkuan foto të tij duke dërguar dy vajzat e tij në shkollë, pranë shtëpisë së këshillit familjar në Penge, Londra juglindore.
Kur Daily Mail kontaktoi me Home Office, zyrtarët nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në vend. Por një javë pasi gazeta publikoi historinë muajin e kaluar, ai u arrestua. Në Gjykatën e Kurorës Woolwich të premten, ai u deklarua fajtor për “hyrjen pa leje në MB” dhe do të dënohet më 12 maj.
Ai mund të dënohet me katër vite burg dhe më pas ka të ngjarë të dëbohet. Ai ishte njeriu kyç i një bande shqiptare që sillte emigrantë nga Belgjika në MB, duke paguar 8,000 £ për udhëtim në pjesën e pasme të kamionëve dhe 13,000 £ për një vend në pjesën e përparme. Dauti u arrestua në banesën e tij në Penge në vitin 2018 dhe u deportua në Belgjikë, ku ishte dënuar në mungesë me dhjetë vite.
Ai u lirua dhe u deportua në Shqipëri vitin e kaluar, por besohet se ka mbërritur në Britani në nëntor. Ministria e punëve të brendshme tha se është “e vendosur” për të larguar kriminelët e huaj.
“Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur… qoftë gazetaria e shkëlqyer investigative e kryer nga gazetarët e Mail on Sunday, apo mijëra që telefonojnë linjën tonë të Emigracionit,” tha ministria.
Pamje nga anija "Libra" ne Shengjin LEZHË- Qeveria italiane, nën drejtimin e Giorgia Melonit, ka provuar një tjetër skenar për fun...
Ilaria Sula ITALI- Detaje të reja janë zbardhur rreth dëshmisë së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të...
ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rovigo të Italisë pasi u kap me lëndë narkotike me vete. ...
Foto ilustruese KOSOVË- Ato që dikur shërbenin kryesisht si hapësirë për t’u lidhur me miqtë, tani janë shnd&...
foto ilustruese KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Jagodë të Klinës, ku t...
foto ilustruese KOSOVË- Për major Beratin, pjesëtar i Policisë së Kosovës, arma nuk është vetëm pjesë e p...
foto nga kontrollet TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur kontrollet për matjen e nivelit të zhurmave për të parandaluar ndotjen...
Policia TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për veprën penale 'trafikim të arm&eu...
Policia LEZHË- Ditën e sotme janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë në Lezhë të cilët ishin shpallur...
pamje nga incidenti TIRANË- Jozefin Marku është proceduar në gjendje të lirë pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me...