Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• 63-vjeçari Agron Xhafa, i cili drejtonte urbanin që u përplas me të paktën gjashtë makina një ditë më parë është vënë në pranga. Arrestimin e tij e ka bërë me dije Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar. • Gjithashtu, një ditë pas aksidentit bëhet me dije se kanë sekuestruar kartelat mjekësore të Xhafës, për të verifikuar deklaratat e tij. 63-vjeçari është shprehur se në momentin e aksidentit nuk është ndjerë mirë pasi vuan nga zemra e diabeti. • Në pyetje po merren 40 pasagjerët që ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes. Paraprakisht raportohet se një pjesë tyre, me dëshmitë e dhëna, kanë mohuar që shoferi të ketë shfaqur probleme shëndetësore në momentin që ka ndodhur aksidenti. • Nuk përjashtohet dhe mundësia që shkak për aksidentin të jetë bërë një defekt teknik i autobusit të linjës “Unaza”. Nga aksidenti i djeshëm u plagosën nëntë persona.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Shoferi i autobusit të unazës i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin masiv në kryeqytet, ku mbetën të plagosur 9 persona, u arrestua mbrëmjen e djeshme. Pamjet filmike nga kënde të ndryshme, tregojnë se shoferi Agron Xhafa devijon nga rruga e tij dhe merr para makinat e tjera. I ftuar në studion e Klan News, specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka tha se aktualisht “grupi hetimor po analizon të gjitha provat e nevojshme për të dalë në një konkluzion nëse kemi të bëjmë me një humbje të vetëdijes, gjendjes psikofizike të drejtuesit të mjetit, apo kemi të bëjmë me një anomali teknike të automjetit”.
Baka tregon se ishte ai personi i parë që pati kontakt me shoferin e autobusit. Specialisti i policisë shprehet se 63-vjeçari ishte në gjendje shoku, aq sa nuk ishte në gjendje t’i jepte emrin e tij dhe se u kthjellua pasi kishte mbërritur në spital.
“Unë mund t’ju konfirmoj që duke qenë se kam mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe kam marrë kontakt me drejtuesin e mjetit, mund t’ju konfirmoj që në momentin e parë që kam marrë kontakt, kam konstatuar që ai ka qenë në një shok post-traumatik si pasojë e aksidentit, ku zotëria në fjalë nuk komunikonte, nuk jepte as gjeneralitetet e emrit të vet kur e intervistoja, nuk më jepte as a kishte nevojë për ndihmë mjekësore apo jo. Pra le të themi që ishte në një shok total dhe këtë e kam konstatuar vetë, deri në momentin që kemi bërë të mundur transportimin në ambientet e spitalit, ku aty më vonë është qartësuar, kthjelluar dhe ka filluar të sqarojë rrethanat për aq sa ai mbante mend. Kur realisht nuk është se ka deklaruar ndonjë gjë shumë të madhe sepse ka deklaruar që nuk mban mend se çfarë ka ndodhur, vetëm kur është bërë koshient në spital dhe kërkonte informacion më të detajuar për të ditur rrethanat se çfarë ka ndodhur”.
Pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë dhënë versione të ndryshme. Disa janë shprehur për hetuesit se nuk kanë vënë re asgjë që të tregonte probleme shëndetësore tek shoferi, të tjerë se e kanë parë me djersë të ftohta.
“Ka deklarata kontradiktore. Kemi të bëjmë me deklarata ku dikush shprehet që nuk ka parë. Kemi të bëjmë me deklarata ku shprehen që e kanë parë drejtuesin e mjetit duke qenë në djersë të ftohta dhe i pavetëdijshëm. Këto ngelen për t’u verifikuar sepse duhen administruar të gjitha provat për të arritur në një konkluzion. Është herët për të përcaktuar se cili është shkaktari determinant në këtë aksident”, shton Baka.
I vetmi person i arrestuar pas aksidentit, është 63-vjeçari Agron Xhafa, i cili drejtonte urbanin që u përplas me të paktën gjashtë makina. 63-vjeçari është shprehur se në momentin e aksidentit nuk është ndjerë mirë pasi vuan nga zemra e diabeti. Në pyetje po merren 40 pasagjerët që ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes. Nga aksidenti i djeshëm u plagosën nëntë persona./Dosja.al
TIRANË- Një nga faturinot e linjës së urbanëve të “Unazës” është shprehur se Agron Xhafa, 63-vjeçari që drejtonte dje autobusin që u aksidentua nuk ka pasur kurrë probleme të tilla. Në një prononcim për Euronews, djali tha se shoferi që tashmë është vënë në pranga, është ndër shoferët më të vjetër të linjës së Unazës. Sipas tij, ai s’ka pasur kurrë asnjë aksident më herët dhe ka qenë gjithnjë korrekt, si me punën, ashtu dhe me sjelljen.
“E njoh sot e 15 vjet, ka qenë shoferi më i vjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë problem, varet, momente janë ato. Shoferët këtu janë heronj, këtu futet patina, futet biçikleta, futen majtas, futen djathtas, ka të pirë. Punën që bën shoferi këtu është heroike. Nuk pinte kurrë alkool, as jashtë orarit të punës, por s’e di nëse vuante nga ndonjë sëmundje. Aksidentet mund t’i ndodhin kujto, i kanë ndodhur dhe Sharrës, dhe Kombinatit. Nuk ka të thotë ajo,”- u shpreh faturinoja.
63-vjeçari Agron Xhafa, i cili drejtonte urbanin që u përplas me të paktën gjashtë makina një ditë më parë është vënë në pranga. 63-vjeçari është shprehur se në momentin e aksidentit nuk është ndjerë mirë pasi vuan nga zemra e diabeti. Në pyetje po merren 40 pasagjerët që ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes. Nga aksidenti i djeshëm u plagosën nëntë persona./Dosja.al
TIRANË- Agron Xhafa, 63 vjeç, shoferi i urbanit që shkaktoi aksidentin masiv një ditë më parë në Tiranë, është vënë në pranga. Lajmin e ka bërë me dije Policia e Tiranës, përmes një njoftimi zyrtar. Sipas Policisë, 63-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në të njëjtin njoftim, Policia e Tiranës ka njoftuar dhe arrestimin e tetë personave të tjerë, që akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë Tiranë: Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në një lokal. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Paskuqan, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. D., 30 vjeç, banues në Babrru, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja". Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
- N. K., 36 vjeç, B. L., 54 vjeç, A. K., 52 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
- A. Xh., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar autobusin, është përplasur me disa automjete dhe si pasojë janë dëmtuar 9 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
TIRANE- Edhe pse transporti publik në kryeqytet është tema kryesore e diskutimit për sigurinë dhe kushtet që iu ofrohen qytetarëve, aksidenti i rëndë që ndodhi dje te Tajvani nuk ka ndikuar aspak te kërkesa për të marrë një abone. Siç shihet edhe në disa pamje të shpërndara nga LSA, radhët për abone pranë kioskave ku ato shiten janë të shumta ndërsa mosha e atyre që marrin abone janë kryesisht student dhe të rinj që përdorin urbanët për të lëvizur apo shkuar në punë. Për më shumë ndiqni fotot:
TIRANË- Grupi hetimor që po merret me aksidentin masiv që ndodhi paraditen e djeshme në Tiranë ka sekuestruar kartelat mjekësore të 63-vjeçarit Agron Xhafa, i cili drejtonte urbanin që u përplas me të paktën gjashtë makina. Gjithashtu, në pyetje po merren 40 pasagjerët që ndodheshin në autobus në momentin e përplasjes. Paraprakisht raportohet se një pjesë tyre, me dëshmitë e dhëna, kanë mohuar që shoferi të ketë shfaqur probleme shëndetësore në momentin që ka ndodhur aksidenti.
Vetë Xhafa ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë në momentin e aksidentit pasi vuan nga zemra dhe diabeti. 63-vjeçari është vënë në pranga, por nuk përjashtohet dhe mundësia që shkak për aksidentin të jetë bërë një defekt teknik i autobusit të linjës “Unaza”. Nga aksidenti i djeshëm u plagosën nëntë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.