27 Shkurt 2024, 16:16
Nga r.ll
gezim cela
KOSOVË- I njohur si "baroni i drogë"s, Gëzim Çela i cili u arrestua më 8 dhjetor të 2023 në Kosovë do të ekstradohet në Shqipëri.
Sipas informacioneve nga Ministria e Drejtësisë ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë te thjeshtuar, për shkak se Çela ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Informacion mbi ekstradimin e shtetasit Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela!
Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se: Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.
Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe në vijim të komunikimit mbi këtë kërkesë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë të Kosovës, me emailin e datës 26.02.2024, ka përcjellë njoftimin e autoriteteve kosovare të drejtësisë mbi vendimin Nr. 05179662, dt. 11.01.2024 të Gjykatës Themelore në Ferizaj/ Kosovë, për lejimin e ekstadimit të thjeshtuar këtij shtetasi, për shkak se ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.
Kërkesa për ekstradimin e shtetasit të lartpërmendur bazohet në:
-Vendimin Nr. 110, datë 08.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
-Vendimin Nr. 102, datë 30.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, datë 07.12.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për dënimin e tij me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 2283/2, 278/3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Gëzim Çela është i njohur si ‘baroni i drogës’, i cili fillimisht u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Bazën e trafikut të drogës e kishte në zonën e Fushë Kuqes. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.
gezim cela
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 15:42
M.B
Babai i Blerina Metës dhe fëmijët
DURRËS- Babai i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e b...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 15:11
E. D
Policia
SJIJAk- Arrestohet një person ditën e sotme në Shijak. 33-vjeçari me iniciale K.B u arrestua pasi është kapur duke ...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 15:03
I.A
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën ku pritej të vendosej nëse hetimet për dosjen e 21 ja...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 14:22
h.k
TIRANË-Ditën e sotme GJKKO ka marrë vendimin për të liruar nga qelian ish-Kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Da...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 14:20
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-oficerin e policisë gjyqësore të prokurorisë ...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 14:07
I.A
INSTAT
TIRANË- Sot për të katërtën ditë radhazi web-i Institutit të Statistikës www.instat.gov.al është ...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 14:04
I.A
Elton Qyno
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësimin për vendimin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë m&...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 13:56
h.k
Foto ilustruese
DURRËS- Përfshihet nga zjarri një fabrikë e cila ndodhet në Xhafzotaj. Pesë makina zjarrfikëse ndo...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 13:42
h.k
Foto ilustruese
LAÇ-Ditën e sotme ka dhënë një intervistë për mediat mamaja e Blerina Metës, gruas së t&eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 13:33
I.A
Sanije Tuga
TIRANË- Mamaja e Blerina Metës, gruas së Pëllumb Metës që u vra disa ditë më parë në banes&eu...