LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: Kombi bashkohet. Kushi: Fshihen kufijtë mes nesh

•Ditën e sotme u organizua ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri. •Në ceremoni morën pjesë Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. • Kryeministri i Kosovës e përshëndeti këtë nismë dhe uroi më të mirat për nxënësit. •Abetarja e unifikuar vjen si zbatim i marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të dy vendeve. •Ajo është botuar nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’ ndërsa autorë janë Mimoza Gjokutaj, Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu. •Shpërndarja e saj do të nisë në zona rurale, ndërsa pritet shpërndarja edhe në shkollat e qyteteve për të qënë në duart e vogëlushëve më 12 shtator.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë, Maqedonia e gatshme të jetë pjesë e saj, ministri merr kopjen e parë

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: Kombi
Grubi dhe Shaqiri

MAQEDONIA E VERIUT- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi pas takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se i ka dorëzuar abetaren e unifikuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një postim në Facebook Grubi theksoi se ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski për nismën për përfshirjen e së njëjtës në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu dje njoftova edhe Kryeministrin Kovaçevski për iniciativën si dhe bisedova me Kryeministrin Rama për këtë çështje të cilin e kishim diskutuar në takimin tonë të fundit dhe kam bindjen që Jetoni do ta nis procesin e përfshirjes së Abetares në procesin tonë arsimor”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

Ditën e sotme u organizua ceremonia e përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri. Në ceremoni morën pjesë Ministret e Arsimit të Kosovës dhe të Shqipërisë, Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

3 VITE ME PARE

Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Ministrja e Arsimit: Ky libër do të fshijë kufijtë mes nesh

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: Kombi
Evis Kushi

KOSOVË- Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kushi ishte prezente në ceremoninë e përurimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Gjatë fjalës së saj, ministrja deklaroi se kjo nuk është thjesht një abetare por është një abetare cilësore që reflekton të gjitha shqetësimet. Më tej, Kushi tha se ky është libri që do bashkojë më shumë dy kombet dhe do fshijë kufinjtë e krijuar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shumë njerëz ishin skeptike, që ne do ta realizonim këtë nismë. Jo thjesht një abetare të re, por një abetare cilësore  dhe që reflekton të gjitha shqetësimet. Kur ka bashkëpunim asgjë nuk është e pamundur. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është libri që do ta na bashkojë më shumë dhe forcojë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin. Jemi një komb dhe kemi një gjuhë. Edhe Faik Konica ka thënë e vetmja lidhje që i ka mbajtur të lidhur shqiptarët ka qenë gjuha shqiptare. Për ne nuk ka krenari më të madhe sesa gjuha shqipe. Sa shumë histori me shkronjat shqipe. Ne kemi organizuar një ekspozitë me të gjitha abetaret, më shumë se 100 abetare. Unë jam krenare që gjuha shqipe mësohet jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Universitetet më prestigjioze në botë. Së fundmi gjuha shqipe do të mësohet në Universitetin e Harvardit”, tha Kushi.

3 VITE ME PARE

Përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: U qoftë e mbarë rruga e diturisë!

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, Kurti: Kombi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se abetarja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë është një vazhdim i punës së të parëve për gjuhën shqipe. Gjatë ceremonisë e përurimit të abetares në Gjakovë, Kurti theksoi se fati i shkollës shqiptare ka qenë i lidhur ngushtë me fatin e kombit, sipas tij, raporti në mes të gjuhës dhe kombit është historik.

“Nëpërmjet gjuhës është mësuar në mënyrë të drejt dashuria për kombin, sot në gjirin e barazisë dhe lirisë, kombin tonë e përbashkon edhe kjo abetare. Një brez i ri shqiptar po fillon rrugën e dijes me abetaren e përbashkët unike, kështu po materializohet frymëzimi i trashëguar ndër breza që na ka mbajtur të lidhur gjithmonë. Në ditë si këto duhet kujtuar puna dhe sakrifica e të gjithë atdhetarëve, intelektualëve, albanologëve, mësimdhënësve, studiuesve,kontribuuesve të parezervë, burrave dhe grave që e ruajtën gjuhën shqipe në kohët më të vështira e ruajtën pasurinë tonë të përbashkët. Jam i lumtur që andaj sot e kemi në duar këtë abetare për të cilën u zotuam me marrëveshjen e përbashkët nga mbledhja e dy qeverive tona U qoftë e mbarë rruga e diturisë”,ka thënë Kurti.

abetarja shqiperi-kosove albin kurti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale