LIVE UPDATES
Aktualitet

“A ka njeri të më ndihmojë”/ Burri përdorues droge, e thirri për sqarim, por i vuri zjarrin me benzinë e iku me vrap

Para divorcit faktit dhe para ngjarjes së rëndë, gruaja i kishte kërkuar në shumë raste që burri i saj të hiqte dorë nga konsumimi i drogës, por kërkesat e saj kishin rënë në vesh të shurdhër.

2 Shtator 2024, 16:36 Nga Elton Qyno
“A ka njeri të më ndihmojë”/ Burri përdorues
Melisa Trëndafili dhe Elton Trendafili

KORÇË- Melisa Trëndafili, nëna e dy fëmijëve të mitur është tentuar të digjet e gjallë nga bashkëshorti i saj, vetëm për faktin se kjo e fundit prej një viti e kishte braktisur Elton alias Bledar Trëndafilin, për shkak se ai ishte kthyer në përdorues i rregullt droge. Para divorcit faktit dhe para ngjarjes së rëndë, gruaja i kishte kërkuar në shumë raste që burri i saj të hiqte dorë nga konsumimi i drogës, por kërkesat e saj kishin rënë në vesh të shurdhër.

Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se tashmë policia dhe prokuroria e Korçës, kanë të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë, pasi e gjithë situate kriminale është filmuar nga një kamera sigurie që ndodhej e instaluar në zonë. Në pamjet filmike duket se Melisa Trëndafili takohet me bashkëshortin e saj dhe në mënyrë të befasishme ky i fundit fillon e spërkat në trup me një bidon të cilin e kishte mbushur me benzinë.

Edhe pse gruaja bën rezistencë, burri i saj Elton Trëndafili arrin ta mposhtë fizikisht duke ushtruar dhunë mbi të, duke i vënë zjarrin me shkrepëse dhe më tej në pamjet filmike largohet më vrap. E mbuluar nga flakët Melisa Trëndafili që ndodhej mes kalldrëmit të rrugës, mundi të nxjerrë vetëm një klithmë të fortë: “...A ka njeri të më ndihmojë...?”.

Liljana Bamllari, një banore që jeton në rrugicën ku ndodhi ngjarja deklaroi në polici se:”...rreth orës 16:30, dëgjoi një zë femre që bërtiste "...A ka njeri të më ndihmojë...!?".

Gruaja doli jashtë në rrugë dhe pa një vajzë të përfshirë nga flakët dhe një djalë që iku me vrap. Ndërkohë që vajza hyri në banesën e saj, ku ajo dhe komshija tjetër Eli, e ndihmuan, fikën zjarrin dhe i hoqën rrobat, më pas erdhi ambulanca e mori.

Liljana Bamllari, i tregoi policisë se nuk e njeh vajzën që u dogj dhe nuk e fiksoi djalin që iku me vrap, pasi ishte e tronditur nga ajo që kishte parë.

Të njëjtat rrethana ka deklaruar dhe burri i Liljanës, i cili ka sqaruar se kanë ndihmuar vajzën e re, deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

Ndërkohë policia ka shkuar me urgjencë në spitalin e Korçës duke marrë dëshminë e nënës së dy fëmijëve Melisa Trëndafili, e cila edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore kanë përshkruar për policinë të gjithë ngjarjen e rëndë.

Melisa në rrëfimin e saj ka treguar se:

“...rreth orës 16:00 ose diçka më shumë, më telefonoi bashkëshorti im Elton Trendafili, dhe më tha:”...hajde të flasim të sqarohemi...”. Unë dhe Eltoni, jemi të martuar, por prej muajit Nëntor 2023 ne nuk jetojmë më bashkë, por nuk jemi ndarë me gjyg. Unë shkova tek banesa, pranë Fast-Food "Theo Zoi", nuk arrita të futesha brenda, më hodhi benzine dhe me vuri flakën duke ndezur një shkrepëse dhe u largua. Atje më pas më ndihmoi një plakë, që rri aty afër dhe nuk kujtoj më asgjë. Me Eltonin kemi pasur probleme, pasi ai drogohet. Nuk e di ku shkoi, ai nuk ka makinë në pronësi. Ne kemi dy fëmijë bashkë, djali 7-vjeç dhe vajza 4-5 vjeç. Nuk arrita të futesha në shtëpi, atje është shtëpia e mamase time Sonila dhe bashkëshortit të saj Alfred Bode, atje unë rri bashkë me fëmijët pas ndarjes faktike nga Eltonin...”.

Por marrja në vijim e kësaj dëshmie është ndërprerë nga oficerët e policisë, pasi Melisa Trëndafili duhet të transportohej urgjent në repartin mjekësor të djegieve në Tiranë. Për më tepër ajo nuk ka qenë në gjendje as të firmoste procesverbalin pasi duart e saj ishin totalisht të djegura.

Për këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe vëllai i Melisa Trëndafilit, Mario Metaj, i cili ka treguar në polici se ditën e ngjarjes, motra e tij Melisa Trëndafili ishte kthyer nga puna dhe kishte shkuar në banesën ku jetojnë bashkë.

“...rreth orës 15:30-16:00 i kishte thënë: "...Unë po iki sepse ka ardhur ai i çmenduri...", ku i referohej bashkëshortit të saj Elton Trëndafili dhe doli ta takonte atë. Pas rreth 5 minutash dëgjoi zërat e tyre, që debatonin, ai e pyeste Melisën se me kë po fliste dhe dëgjoi derën e jashtme të banesës, që u hap dhe u mbyll përsëri, por nga oborri, nuk pa njeri dhe mendoi se do jenë larguar. Pa arritur të futej brenda, dëgjoi të thirrurat e motrës së tij, mendoi se Eltoni po e dhunonte fizikisht dhe doli me vrap, kur doli tek dera dëgjoi të qarën e motrës dhe po shkonte nga vinte zëri. Përballë  tij kaloi Elton Trëndafili, që po ecte normalisht, jo me vrap...”.

Ai tregon se pasi pa të motrën disa shtëpi më poshtë dhe i thanë që ishte djegur, kur shkoi të merrte telefonin e tij në banesë, në shtëpinë ngjitur me të tijën, pa Eltonin të ulur tek shkallët dhe i tha:"...Çfarë bëre...", ndërsa ai filloi ta shante me fjalë banale dhe Mario u fut në banesë, ku njoftoi ambulancën dhe kur doli përsëri, nuk e pa më Eltonin./OraNews

melisa trëndafili elton qyno liljana bamllari

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Shtator 2024, 13:27 I.A

'El Chapo' i Shqipërisë

TIRANË- Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth një dosje “eksplozive” në duart e SPAK. Përgjimet e Sky ECC kan&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet