LIVE UPDATES
Aktualitet

A është polic i ndershëm apo...? Skandali i Policisë së Korçës, 6 vite proces ndaj njërit, shefi e qetëson trafikantin: S'je në kërkim, atë tjetrin e nxorri e dashura

Emri i N.N është në listën e policëve të përmendur si bashkëpunëtorë e të korruptuar nga krimi pavarësisht se kjo dosje ha tepër debat dhe diskutim prej kohësh dhe mbetet pa një definicion nëse kemi një polic të tradhëtuar, dhe së bashku me të edhe një informator të prerë në besë, i cili u dënua si bashkëpunëtor i trafikantëve.

30 Nëntor 2022, 13:36 Nga k.m.
A është polic i ndershëm apo...? Skandali i Policisë së
Foto ilustruese

TIRANË- Një ish oficer policie në Shqipëri vazhdon të jetë nën proces gjyqësor prej kohës kur ekzistonin krimet e rënda, ku dhe u shpallën fajtorë një grup trafikantësh të zbuluar nga njëri prej tyre. Asnjë gjykatë nuk është ende në gjendje të thotë nëse polici që u bë shkak për zbulimin e trafikantëve e bëri detyrën me aq ndershmëri saqë u përpoq që të ruante burimin e informacionit, apo ai tejkaloi kompetencat duke u përdorur nga informatori, që e qetëson se mbas aksionit emri i tij nuk kishte dalë në skenë.

Çështja e nisur prej kohës kur ishin në fuqi krimet e rënda, është zhvendosur pranë gjykatës së Korçës dhe ish polici me detyrë shef i Policisë Kufitare vazhdon të përballet me akuzën e zbulimit të akteve sekrete siç është përshkrimi i një prej procesverbalëve ku merrej në pyetje njëra nga korrieret e heroinës, që ishte tradhëtuar pikërisht nga informatori i ish policit.

Por teksa i dyshuari ( informatori) njoftoi shefin e policisë kufitare të Korçës duke i treguar se po transportohej heroinë me destinacion Greqinë, më pas ai shfaqet i shqetësuar dhe ritelefonon oficerin duke e pyetur nëse ishte shqipëruar apo jo prej tyre edhe emri i tij. Oficeri me detyrë punonjës policie, shef seksioni për trafikun e Paligjshëm pranë drejtorisë së Korçës ( viti 2014) aktualisht vijon të jetë nën proces gjyqësor nga gjykata e Korçës, që ende nuk është shprehur me një vendimarrje.

Emri i N.N është në listën e policëve të përmendur si bashkëpunëtorë e të korruptuar nga krimi pavarësisht se kjo dosje ha tepër debat dhe diskutim prej kohësh dhe mbetet pa një definicion nëse kemi një polic të tradhëtuar, dhe së bashku me të edhe një informator të prerë në besë, i cili u dënua si bashkëpunëtor i trafikantëve. Realisht në mënyrën më klasike të asaj që ndodh me policinë shqiptare prej kohësh është fakti se shumë prej tyre janë tradhëtuar nga telefonatat edhe shefa të tjerë policie, siç Jaeld Çela, ish drejtor i policisë në Vlorë që u telefonua natën e ndërrrimit të viteve për t’u uruar nga trafikantët Habilaj, ose policët e kryeqytetit që teksa po përgjoheshin për ngjarje të tjera doli në dritë se ata klikonin në sistem TIMS për të mësuar identitetin e një të reje që e pëlqeu njëri prej tyre.

Ishte qershor 2014 kur sipas dosjes të vënë në dispozicion të Gazetasi.al, nga prokuroria e Korçës i dyshuari A.SH kaloi kufrin drejt Greqisë. Ai kishte një qëllim dhe shkak i rrugëtimit ishte gjetja e heroinës. Sapo e siguroi drogën, A.SH nis telefonatat me tre persona të tjerë për të gjetur paratë e drogës, njëri prej të cilëve shtetasi M.M ishte bashkëpunëtori i policit.

“Pas sigurimit të një sasie lënde narkotike të llojit heroinë, ai ka komunikuar në rrugë telefonike me të bashkëpandehurit  K. A, M.T. dhe M. M. sipas numrave përkatës, me qëllim që t’i gjenin një vlerë prej 6000 eurosh për të paguar vlerën e lëndës narkotike.”

Telefonuesi mes të tjerash nga përgjimet rezultoi se orientoi të dyshuarin M.M ( shokun e policit )  që t’i sigurojë vlerën tek shtetasi me emrin “Gjetja, shoku i D.”. Më tej prokurorët shkruajnë: Në fillim ka siguruar vetëm 300 euro. Nga një sërë bisedash ku përfshihen edhe gra, paratë u përcollën drejt Greqisë nga shtetasja M.T.

“Në të njëjtën datë e bashkëpandehura E. XH, i është drejtuar pikës kufitar Kapshticë me mjetin e drejtuar nga shtetasja A. V, dhe po atë datë, janë kthyer në P.K.K. Kapshticë dhe në mjet ka qenë dhe shtetasja D.S. Shtetaset në fjalë kanë paraqitur pasaportat në hyrje, në Republikën e Shqipërisë”,  por sakaq policia po i priste gratë dhe heroinën pasi njëri prej tyre kishte njoftuar policin nën akuzë duke i treguar për heroinën.

“Policia ushtroi kontroll mbi një informacion paraprak që i pandehuri M. M  i kishte dhënë të pandehurit N. N me detyrë punonjës policie, shef seksioni për trafikun e paligjshëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë. Ky mjet i është nënshtruar kontrollit. Shtetaset E.XH dhe  A. V, sapo kanë paraqitur pasaportat në hyrje në Republikën e Shqipërisë, janë shoqëruar për në ambientet e policisë. Gjatë shoqërimit nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të angazhuar për hetimin e çështjes, ku ndër të cilët ishte në grup hetimor edhe polici N.N , shtetasja E. Xh ka nxjerrë nga trupi dy pako me lëndë që ka rezultuar të jetë lëndë narkotike e llojit heroinë me peshë 464.8 gramë e ambalazhuar me shirit ngjitës natriban.”

Por gjatë veprimeve hetimore, thotë prokuroria për Gazetasi.al rezulton se teksa korrierja e heroinës nuk po mbërrinte në destinacion, bashkëpuntori i saj A.SH shqetësohet dhe nis telefonatat me shtetasen tjetër trafikante M.T. Në orët në vazhdim të dyja vajzat korriere që u arrestuan telefonojnë papushim nga bashkëpunëtorët midis tyre edhe nga “ spiuni” i policit.

Në kulmin e këtyre telefonatave sinjalizuesi i policit, nuk ngurron dhe e pyet atë:  

“A ma ka nxjerrrë emrin E.XH?” ( njëra nga të arrestuarat)

Polici e garanton: “Jo nuk e ka nxjerrë. Por do të interesohem.”

Më vonë shefi e qetëson trafikantin: Nuk je në kërkim dhe emrin e trafikantit tjetër A.SH e nxorri e dashura e tij. Në atë kohë shefi i policisë së Korçës N.N u dënua nga gjykata e krimeve të rënda me tre vjet shërbim prove dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për akuzën e nxjerrjes së akteve sekrete. Megjithatë një gjykatë tjetër ngriti pikëpyetje duke kujtuar se “Fakti që informacioni për veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike është siguruar nga i pandehuri N. N nëpërmjet ‘burimit të informacionit’, të pandehurit gjykuar veçmas M.M, rezulton dhe nga deklarimet e dëshmitarëve të pyetur në seancë gjyqësore, të kërkuar për këtë qëllim nga vetë i pandehuri N.N.”

Një seri policësh dëshmuan në ish gjykatën e krimeve të rënda, midis tyre M.T, E.M, M.B që konfirmuan se emrin e burimit të kolegut e morën vesh më vonë. Informatori i policit sipas tij ishte burimi i informacionit dhe po ashtu ai mori rolin e të infiltruarit duke u angazhuar për të ekspozuar trafikantët e heroinës.

Por akoma më të cuditshme bëhen veprimet e policisë së Korçës sipas dosjes hetimore të vëna në dispozicion të Gazetasi.al për hetimin e dyshimtë të 2014, që nuk i shkoi deri në fund skandalit.

“Pasi nga DPQ Korçë, përfshirë drejtuesin e sektorit për krimin e organizuar, megjithëse është konstatuar përfshirja dhe e të pandehurit M. M (informatorit) në veprimtarinë kriminale (shtetasi “M.” është ai që merr në telefon E. XH  për të marrë drogën, ndërsa ajo ishte arrestuar dhe lejohej të pranonte telefonatat), e kanë konsideruar atë si një bashkëpunëtore dhe person me statusin për të kryer veprime simuluese (megjithëse nuk rezulton t’i jetë dhënë një status i tillë proceduralisht)”, thuhet më tej në vendim.

Por përgjimet që po kryheshin ndërkohë shpjegojnë se si ish polici teksa flet me burimin e informacionit i thotë që të kujdeset mos e dëgjon ai që, sipas ish prokurorisë së krimeve të rënda, duhet të ishte trafikanti i cili gjeti heroinën në Greqi.

Në atë kohë gjykata hodhi poshtë edhe dëshminë e një polici tjetër me inicialet M.B.

Në vendim thuhet “Gjykata e gjen të pabesueshme dëshminë e dëshmitarit M.B, se ka pyetur korrieren E.XH., megjithëse shprehet i pasigurtë, jep dhe personat pjesëmarrës gjatë pyetjes, duke përjashtuar prezencën e të pandehurit N.N. Në fakt, pyetja e të shtetases E.  Xh.  rezulton të jetë bërë nga oficeri i policisë gjyqësore E.B, i cili ka nënshkruar procesverbalin e pyetjes së saj (ky shtetas nuk jeton më, referuar deklarimeve në seancë gjyqësore të të pandehurit N. N  dhe dëshmitarëve të pyetur, me detyrë oficerë policie gjyqësore).”

Nga ana e tij polici nën akuzë N.N insiston se i tha informatorit që nuk ka gjë ( nuk është në kërkim) që ta qetësonte dhe të hynte lirshëm në Shqipëri për ta arrestuar.

Polici u njoh me informatorin nga një tjetër polic

Por një sërë emrash të tjerë policie mbeten ende pa u verifikuar dhe këta oficerë vazhdojnë të jenë në detyrë. Në dëshminë që ju vendos ekskluzivisht Gazetasi.al, polici nën akuzë N.N thotë:  Nëpërmjet punonjësit të policisë M.T jam njohur me të pandehurin M.M (informatorin)  duke i bërë të qartë se ka informacion në lidhje me trafikimin e lëndës narkotike në qytetin e Korçës. Me të marrë informacionin, njoftova ish shefin e sektorit për krimin e organizuar E.M dhe mbi këtë bazë është regjistruar procedimi penal, nga prokurori është lëshuar autorizim për kryerjen e përgjimit fotografik, ambiental dhe vëzhgimit në ambientet publike të personave që po ushtronin këtë aktivitet kriminal, këmbëngul polici që kërkon pafajësi dhe që mbasi u dënua nga krimet e rënda është përcjellë për rigjykim në gjykatën e Korçës, si një shtetas që u shpall fajtor nga një gjykatë jokompetente.

“Të gjitha veprimet e mia janë marrë në kompleks, kanë qenë në funksion të detyrës funksionale të marrjes së informacionit dhe përdorimit të tij në funksion të luftës kundër trafiqeve. Nga  veprimet e mia  nuk ka ardhur asnjë pasojë lidhur me hetimin e çështjes, bisedat e ndryshme me të pandehurin M. M, kanë qenë në funksion të krijimit të bindjes nga burimi dhe krijimit të sigurisë që të vazhdojë deri në fund dhënien e informacionit”, insistoi në atë kohë polici nën akuzë së bashku me trafikantët, i cili aktualisht po rigjykohet në qytetin ku shërbeu si polici që mblidhte informacione kundër trafikantëve./GazetaSi

shqiperi policia e korces korce

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës