LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria e 12-ta në Europë për çmimin më të lartë të bukës, a do të rritet sërish?

Prodhuesit dhe tregtarët vendas janë të shqetësuar se, nga njëra anë, po furnizohen me çmime shumë të larta, ndërkohë në tregun e brendshëm po ushtron presion ulja e konsumit dhe reduktimi i popullsisë për shkak të emigracionit.

19 Shtator 2022, 14:24 Nga k.m.
Shqipëria e 12-ta në Europë për çmimin më
Foto ilustruese

TIRANË- Pikëpyetja që ka qarkulluar këto ditë mes prodhuesve dhe tregtarëve vendas është nëse me valën  e produkteve të tjera do të rritet edhe çmimi i bukës. Ndërsa ekspertët e bujqësisë presin një rritje të mëtejshme, operatorët nga Shoqata e Prodhuesve të Bukës shprehen se gjithçka ka mbetur në dorë të pronarëve. Gëzim Peshkëpia, kreu i kësaj shoqate, thotë për Gazetasi.al se me kostot e rritura, pronarët mund të zgjedhin të rrisin çmimet ashtu si në vendet e tjera të Europës.

“Çmimet janë individuale. Janë rreth 4 mijë furra buke në të cilat ne tashmë nuk mund të ndikojmë sepse është bërë shumë e vështirë për të ruajtur ekuilibrat. Që nuk do të ketë ulje kjo është më shumë se e sigurt sepse kostot sa vijnë edhe rriten. Shqiptarët duhet të kuptojnë tashmë që një rritje me 10 apo 20 lekë që mund të bëhet, nuk është shumë duke parë se çfarë po ndodh me tregun europian”, thotë ai.

Si anëtar i Bordit të Konferedatës Europiane, Peshkëpia sjell për Gazetasi.al shembullin me çmimet e bukës në Gjermani, e cila sipas tij, kostot dhe standardin nuk i ka shumë ndryshe nga ne.

“Në Gjermani buka masive është 10 euro ndërsa një franxhollë kushton 5 euro. Gjermanët nuk e kanë standardin aq të lartë, çmimet dhe pagat po bëhen si në Itali. Miellin e marrin njësoj si ne dhe kostot i kanë po si tonat. Kjo është një situatë globale së cilës duhet t’i përshtatemi tashmë”, shton ai më tej për Gazetasi.al.

Prodhuesit dhe tregtarët vendas janë të shqetësuar se, nga njëra anë, po furnizohen me çmime shumë të larta, ndërkohë në tregun e brendshëm po ushtron presion ulja e konsumit dhe reduktimi i popullsisë për shkak të emigracionit.

“Ka një rënie të lehtë të çmimit të grurit nga furnizohet Shqipëria, nga 350 USD për ton, në 320 USD/ton. Si rrjedhojë, furrat e bukës tani furnizohen me miell 78 lekë/kilogram nga më shumë se 90 lekë/kg në mars, por kjo ulje nuk është reflektuar te çmimi final i bukës. Ikja e të rinjve që janë edhe konsumatorët më të mëdhenj të brumërave, po ul konsumin, ndërsa vendi vuan nga mbiinvestimet në përpunim. Presionet nga tregjet e jashtme dhe tregu i brendshëm e kanë bërë edhe më të ashpër konkurrencën, duke bërë që grosistët të gërryejnë fitimet e veta”, shton ai.

Edhe Ervin Resuli, ekspert bujqësie pohon se nuk përjashtohet një rritje e mëtejshme e çmimit të bukës së bashku me çmimet e tjera të produkteve si bulmeti, mishi dhe zarzavatet që do të rriten më tej gjatë pjesës së mbetur të muajit shtator.

Ndërkohë nga ana tjetër, buka artizanale shqiptare po rrezikohet nga mungesa e puëntorëve. Peshkëpia me shqetësim shprehet për Gazetasi.al se mungesa e punëtorëve po e rrezikon tërësisht bukën artizanale në Shqipëri.

“Ne jemi vendi i vetëm që bukën e bëjmë më brumë të ardhur në mënyrë artizanale por ka një mungesë të theksuar dëshire tek të rinjtë për të punuar në këtë sektor. Duhet kuptuar tashmë që ky është zanati që mban popullsinë.

Duhen masa institucionale, qeveria duhet të reagojë sepse po rrezikohemi shumë nga mungesa e punëtorëve pavarësisht se i kemi rritur rrogat me sa mundemi”, thotë ai për Gazetasi.al ndërsa shton se shumë shpejt, me këto ritme, tradita do të zhbëhet./GazetaSi

cmimi i bukes ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet