LIVE UPDATES
Aktualitet

75 vjet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Bido: Nëse do të shohësh gjendjen reale të një vendi, shih pasqyrën e vet

Në vijim të fjalës së tij, Bido u ndal tek investimi në ndërtimin e vendruajtjeve të dokumenteve në kushte optimale dhe në përpjekjet e DPA-së për të lëvruar arkivistikën si shkencë më vete.

8 Qershor 2024, 11:07 Nga M.B
75 vjet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Bido: Nëse do
Ardit Bido, Lindita Nikolla dhe Bajram Begaj

TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) feston 75-vjetorin e themelimit të saj dhe me këtë rast u mbajt një ceremoni kremtuese me pjesëmarrjen e Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, Ardit Bido, drejtuesve të institucioneve bashkëpunëtore, krerëve të arkivave të Egjiptit, të Turqisë, të Izraelit, të vendeve të Ballkanit, të Europës Lindore dhe Jugore, studiuesve dhe mjaft personaliteteve të tjera.

Begaj përshëndeti përparësitë që ka mundësuar implementimi i teknologjisë së digjitalizimit në ruajtjen e kujtesës tonë kombëtare.

“Institucioni juaj ka një peshë të veçantë dhe të rëndësishme në krijimin e kujtesës sonë kolektive dhe të ndërgjegjes kombëtare. Kjo kujtesë e sistemuar në mbi 100 milionë dokumente, në 13 arkiva të shtetit, ku gjenden xhavahirë të rrallë, si Fondi i Kodikëve Mesjetarë të Beratit, janë lidhja jonë me lashtësinë dhe traditën e vendeve të tjera europiane. Studimi i tyre nga studiuesit dhe historianët, vendas dhe të huaj, na ndihmon të kuptojmë rrënjët tona, të vlerësojmë përpjekjet e brezave të mëparshëm dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë mbi këtë bazë të fortë. Implementimi i teknologjisë së digjitalizimit në arkivën shtetërore ka qenë një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së dokumenteve dhe lehtësimit të aksesit të publikut ndaj tyre. Investimi në kujtesë kolektive, në infrastrukturën dhe burimet njerëzore të arkivave, është imperativë për kombin tonë, për shqiptarinë, për të ardhmen", tha ai.

Po ashtu kryerparlamentarja Nikolla,vlerësoi aplikimin e teknologjive bashkëkohore prej DPA-së, që u shërben pa dallim institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të zakonshëm.

“Krijimi i arkivit është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për arkivin, për historinë, por për Shqipërinë. 75 vitet që kanë kaluar dëshmuan se arkivat shqiptare kanë shërbyer si një burim i jashtëzakonshëm për dokumentimin e ngjarjeve madhore të historisë tonë kombëtare. Por, edhe më shumë se kaq. Arkivi u ka shërbyer të gjithëve, nga institucionet qendrore shtetërore deri tek qytetarët e thjeshtë. Arkiva shqiptare sot nuk ka të krahasuar me atë që ky institucion ishte në fillimin e jetës së tij, 75 vite më parë. Teknologjitë bashkëkohore që ju po aplikoni në ruajtjen e dokumentacionit dhe modernizimi i shërbimeve arkivore, i ka bërë arkivat shqiptare një institucion modern, dinjitoz, të admiruar dhe të vlerësuar, jo vetëm nga ne shqiptarët, por edhe nga institucionet dhe agjencitë partnere me të cilat ju bashkëpunoni”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër Bido, vuri theksin tek dobitë e procesit të digjitalizimit të dokumenteve, që krahas ruajtjes së lëndës arkivore, bën të mundur aksesin e barabartë të qytetarëve në informacion, pavarësisht vendodhjes.

“Nëse do të shohësh gjendjen reale të një vendi duhet të shohësh pasqyrën e vet, vendin ku ruhen aktet administrative. Ndaj, nuk është rastësore që arkivi ka kaluar fazat e veta. Mosekzistencën fillestare, mbylljen totale gjatë regjimit komunist dhe një kalim të ngadaltë drejt konsolidimit pas viteve 1990. Sikurse Shqipëria, edhe Arkivi në vitet e fundit është në rrugën e konsolidimit total, duke vijuar përpjekjet e nisura më herët. Nëse në vitin 2018 kishte 500 mijë dokumente të skanuara, sot ka 15 milionë në vetëm pak vite. Ky proces digjitalizimi ka bërë të mundur që të shmangim shërbimin e lëndës arkivore në original për studiuesit dhe të shtojmë mundësitë e shërbimit të dokumenteve edhe jashtë, pavarësisht vendit se ku studiuesi ndodhet. Sot kemi nga Haniaja në Kretë e deri në Mitrovicë dhe nga Palermo e Cosenza e arbëreshëve deri në Manastirin e Alfabetit, nga Saranda deri në Istog, sallat tona të studimit. Aktualisht janë mbi 60 salla studimi të hapura në Ballkan dhe në Italinë e Jugut, që mundësojnë shërbimin e lëndës arkivore njësoj si në Sallën e Studimit në Tiranë”, tha Bido.

Në vijim të fjalës së tij, Bido u ndal tek investimi në ndërtimin e vendruajtjeve të dokumenteve në kushte optimale dhe në përpjekjet e DPA-së për të lëvruar arkivistikën si shkencë më vete.

“Në vitin 2020 ne përuruam Vendruajtjen e re në Shkozë, teksa jemi duke përmirësuar kushtet e dy ndërtesave të tjera ekzistuese të përshtatura si ndërtesa arkivore. Kemi restauruar po ashtu ndërtesat në Elbasan, Lushnje, Durrës dhe Rrëshen, Prej vitit 2017, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, si edhe me Institutin për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup, si edhe me institucione akademike, kemi arritur të organizojmë çdo vit Konferencën Mbarëkombëtare të Arkivistikës dhe të publikojmë revistën e përbashkët unikale në shqip mbi arkivistikën. Po ashtu, DPA-ja publikon regullisht botimet e saj. Ky nuk është një bilanc, por është mishërimi në vepra i vizionit me të cilin vijuam punën e brezave të mëparshëm të arkivistëve”, përfundoi Bido.

Në përmbyllje të aktivitetit, u shfaq një dokumentar i realizuar enkas për këtë përvjetor domethënës të institucionit më të lartë arkivor në vend. Në kuadrin e kësaj date të shënuar për kujtesën e kombit, u zhvillua një kalendar i ngjeshur aktivitetesh. DPA-ja nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ukrainën dhe me Bosnjen dhe Hercegovinën, duke siguruar shkëmbimin e përvojave, të ekspertizës dhe të dokumenteve me interes për publikun shqiptar. Përkatësisht, bëhet fjalë për të dhëna për rilindasit dhe diasporën në Ukrainë, si edhe informacione mbi komunitetin e bashkëkombasve tanë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Po ashtu, u mbajt një tryezë e rrumbullakët, ku përfaqësuesit e arkivave në rajon e më gjerë, diskutuan mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për përballimim e sfidave të së ardhmes. Ndërkaq, të dielën do të organizohet Konferenca e VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës dhe të hënën, do të nënshkruhet një marrëveshje tjetër bashkëpunimi me Moldavinë.

Në bilancin e këtij 75-vjetori, DPA-ja ka ndryshuar krejtësisht faqe, duke u shndërruar në një kompleks të mirëfilltë kulturor. Me çeljen e Kinemasë Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh, DPA-ja i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Së bashku me Hapësirën e Studimit në Natyrë, me sallën shumëfunksionale të përuruar së fundmi, si edhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore. Jetësimi i këtyre nismave vjen si rezultat i angazhimit për të inkurajuar veçanërisht të rinjtë për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare.

drejtoria e përgjithshme e arkivave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet