LIVE UPDATES
Aktualitet

6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin Koka/ VOA: Mbi të rëndojnë tre akuza, pritet vendimi i 1 qershorit

Nga 10 të pandehurit e çështjes së inceneratorit të Elbasanit, sot në sallën e gjyqit nuk ishte as ish ministri Koka e as ish deputeti socialist Alqi Bllako, të cilët kishin zgjedhur të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Ish kreu i Prokurorisë së posaçme, Arben Kraja, një ndër prokurorët që ka hetuar rastin, lexoi dënimet e kërkuara për secilin, me përjashtim të ish zyrtares së ministrisë së Mjedisit Etleva Kondi, e cila nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar, dhe do gjykohet më vete.

18 Maj 2023, 21:36 Nga DOSJA
6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin Koka/ VOA: Mbi të
Inceneratori

TIRANË- Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit të Elbasanit, duke kërkuar dënime nga 7 deri 10 vite burg të akuzuarit, të cilët përfitojnë uljen me 1 të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për këtë arsye, për ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe dy nga sipërmarrësit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, u kërkua përfundimisht 6 vjet e 8 muaj burgim. Ndërsa për ish deputetin Alqi Bllako 2 vjet e 8 muaj.

Nga 10 të pandehurit e çështjes së inceneratorit të Elbasanit, sot në sallën e gjyqit nuk ishte as ish ministri Koka e as ish deputeti socialist Alqi Bllako, të cilët kishin zgjedhur të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Ish kreu i Prokurorisë së posaçme, Arben Kraja, një ndër prokurorët që ka hetuar rastin, lexoi dënimet e kërkuara për secilin, me përjashtim të ish zyrtares së ministrisë së Mjedisit Etleva Kondi, e cila nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar, dhe do gjykohet më vete.

Dënimi më i lartë me 10 vite burg, si bashkim dënimeve për çdo akuzë, u kërkua për zotin Koka dhe dy nga sipërmarrësit e përfshirë në garën dhe ndërtimin e inceneratorit, Mirel Mërtirin, i konsideruar nga prokuroria si pronari i vërtetë i shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k, e cila fitoi koncensionin, dhe Klodian Zoton, ortak i vetëm dhe administrator i “Integrated Technology Services” sh.p.k, shoqëria që mori përsipër ndërtimin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i kërkuar për ta, reduktohet në 6 vite e 8 muaj burg.

Ndaj ish-ministrit rëndojnë 3 akuza, nga korrupsioni, te pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës. Ndërsa dy sipërmarrësit akuzohen për korrupsion në bashkëpunim dhe pastrim parash. E njejta akuzë dhe për bashkëpunëtoren e tyre Stela Gugallja, ortake e vetme dhe administrator e “Albtek Energy”. Por për të u kërkuan 7 vite, të konvertuara në 4 vite e 8 muaj burg. Gugallja, Mërtiri dhe Zoto janë shpallur në kërkim.

Për zotin Koka, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5 vjeçare. E njëjta masë dhe për ish deputetin socialist dhe ish sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, ndërkohë që dënimi me burg për të, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, është 4 vjet, ose i reduktuar në 2 vjet e 8 muaj. I njejti dënim, për të njejtën akuzë, dhe për ish anëtarët që kanë qenë pjesë e komisioneve të prokurorimit, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa.

Prokuroria e posaçme ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e kompanive që morën konçensionin dhe ndërtuan impiantin në Elbasan, si dhe të pasurive që u janë sekuestruar më parë të akuzuarve të tjerë.

Avokatët të cilët kanë këmbëngulur gjatë gjithë kohës në pafajësinë e të akuzuarve, u shprehën sot të habitur nga dënimet e rënda që sipas tyre janë kërkuar nga Prokuroria e posaçme. “Në këtë Gjykatë janë gjykuar me dhjetra për shpërdorim të deturës, ndërkohë që në rastin konkret, për mendimin tim, është kaluar në ekstrem. Për një vepër penale që nuk ekziston, sepse dëmi nuk ka ardhur nga anëtarët e komisionit, por nga vendimi i Këshillit të Ministrave apo Ministria e Financave. Për njerëz që janë të punësuar e kanë qenë pjesë e komisionit, të cilët kanë hartuar draftin, sot kërkohet nga Prokuroria e posaçme, katër vjet burgim”, deklaroi Saimir Visha, avokat i Jonida Zeqos.

Seanca e mbrojtjes është lënë për në 1 Qershor, ndërkohë që një pjesë e mirë e të akuzuarve, janë të përfshirë dhe në rastin e inceneratorit të Fierit, që nga ish ministri Koka, ish deputeti Bllako, sipërmarrësi Zoto, apo dhe dy prej anëtarë të komisioneve të prokurimit.

lefter koka inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet