LIVE UPDATES
Aktualitet

"5 vjet zhdukje provash dhe manipulime..."/ U mor i pandehur nga SPAK, reagon kardiologu Edvin Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë në gjykatë

Prifti ka bërë një reagim në Facebook ku shkruan se pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, ai është kthyer në sallën e operacionit në QSUT, duke përfunduar një operacion. 

24 Dhjetor 2025, 21:02 Nga E. D
"5 vjet zhdukje provash dhe manipulime..."/ U mor i pandehur nga SPAK,
Edvin Prifti

TIRANË- Kardiologu Edvin Prifti, i cili u mor i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për shtatë ndërhyrje kardiake ka bërë një reagim. Ai akuzohet nga SPAK  për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Pas kësaj, Prifti ka bërë një reagim në Facebook ku shkruan se pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, ai është kthyer në sallën e operacionit në QSUT, duke përfunduar një operacion. Më tej, kardiologu fton çdo pacient që të dëshmojë në gjykatë lidhje me këtë ngjarje. 

Reagimi i Edvin Priftit:

Çdonjeri duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh. Sot seanca paraprake e GJKKO, pas dy vjetësh, mori vendimin që të më çojë në gjykim. Nuk është se kisha iluzione mbi vendimin. M’u sugjerua gjykim i shkurtuar dhe ky u refuzua në mënyrë kategorike prej meje, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo fakt dhe argument.

Në këto kushte, unë ftoj të gjithë pacientët e mi, që kushdo që e ndjen, mund të vijë në gjykatë të dëshmojë se cili jam unë?! Gjithsesi, pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, unë u ktheva në sallën e operacionit në QSUT, ku sapo përfundova me sukses operacionin e radhës të pacientit IT.

Ndërkohë, natën e kaluar, kryem së bashku me Dr. Bledar Hodo, Dr. Sci. Merita Zeka dhe Dr. Blerim Arapi një nga operacionet më komplekse në një pacient 38‑vjeçar, i operuar 8 muaj më parë nga kolegët me zëvendësim të valvolës së aortës, i cili u paraqit me shkëputje të protezës valvolare, absces në zemër, si dhe insuficiencë kardiake masive me edemë dhe lëng në bark.

Pas trajtimit adekuat në terapi intensive, eliminimit të mbi 20 litrave ujë të akumuluar në trup, pacienti iu nënshtrua një operacioni të dytë mbi 8 orë, i cili konsistoi në mbylljen e një dhome anormale gjigante në zemër, e krijuar nga abscesi, si dhe rizëvendësimin e valvolës së aortës. Pacienti sot është i ekstubuar dhe në gjendje shumë të mirë.

Pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve, ishte një ditë e suksesshme. Edhe pse këta të fundit kanë fatin në dorë dhe mund të shkatërrojnë jetën e një njeriu, përsëri askush nuk mund të më ndajë nga lumturia kur shpëtojmë një jetë më shumë!./Dosja.al

edvin prifti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet