LIVE UPDATES
Aktualitet

4 mijë euro për gradë, SPAK çon në gjyq pedagogun që donte të bëhej komisar

Të dy akuzohen për falsifikim dokumentash dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

27 Maj 2022, 16:04 Nga DOSJA

4 mijë euro për gradë, SPAK çon në gjyq pedagogun

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-pedagogun e Akademisë së Sigursë, Qetësor Gurra. Ky i fundit u arrestua pasi akuzohet se ka marrë 4000 euro ryshfet nga një inspektor rrugor, të cilit i kishte premtuar një gradë të pamerituar gjatë provimit në Akademinë e Sigurisë. Për gjykim u dërgua edhe inspektori Dritan Lelaj, pedagog në Akademinë e Sigurisë që kërkonte të rritej në detyrë. Të dy akuzohen për falsifikim dokumentash dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Njoftimi: Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 27.05.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 277/2021 në ngarkim të pandehurve: Dritan Lelaj, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”,parashikuar nga nenet 245/1 pika 2 dhe 186/1 i Kodit Penal.
Qetësor Gurra, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pika 4 i Kodit Penal.
Silvana Miho, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.Nga analiza një nga një dhe në unitet e të dhënave të përfituar nga rezultatet e përgjimeve telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celular të të pandehurve, të dhënat e përfituara nga praktikat e administruar në Akademinë e Sigurisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, akteve të tjera shkresore dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, apo deklarimet e të pandehurve, është provuar tej dyshimit te arsyeshëm bazuar në prova se i pandehuri Dritan Lelaj ka ofruar përfitim e parregullt monetar të pandehurit Qetësor Gurra, i cili nga ana tjetër e ka pranuar këtë ofertë për përfitim të parregullt me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarë të tjerë publike të Akademisë së Sigurise dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të favorizuar të pandehurin Dritan Lelaj në rezultatin fitues në provimin e fitimit të gradës “Nënkomisar” për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022, të zhvilluar në datën 27.10.2021.

Gjithashtu, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lelaj gjatë procesit të provimit/ankimit ka përdorur një dokument në të cilin janë paraqitur rrethana të rreme që nuk përputhen me të vertetën, dokument ky i lëshuar nga e pandehura Silvana Miho, si personi që ka patur për detyrë ta lëshojë dokumentin.

Ndërsa për shtetasin nën hetim Agim Lelaj, bazuar në nenin 328/1 gërma b) te Kodit të Procedurës Penale është kërkuar pushimi i akuzës/hetimeve për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga 245/1 pika 2 i Kodit Penal, me arsyetimin se veprimet e kryera nga ai nuk mund të kualifikohen si veprime të kundërligjshme që përbëjnë anën objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 pika 2 e K.Penal.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë