Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Sipas Policisë, Jetmir Mehja, 21-vjeç, dyshohet se përdorte 16 pajisjet elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave.
SHKODËR- Në një magazinë në Shkodër janë gjetur dhe sekuestruar, 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në kuadër të operacionit, ‘Avalon’, nga Policia e Shtetit u arrestua 43-vjeçari, Elvis Mehja, ndërsa në kërkim u shpall Jetmir Mehja. Po ashtu procedua penalisht në gjendje të lirë punonjësi i OSHEE-së, Fatjon Bengu.
Sipas Policisë, Jetmir Mehja, 21-vjeç, dyshohet se përdorte 16 pajisjet elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Elvis Mehjas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë edhe 33-vjeçari Fatjon Bengu, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër. Dyshohet se ai ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe OSHEE Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Avalon”, në kuadër të të cilit është ushtruar kontroll në këtë magazinë dhe është shpallur në kërkim shtetasi:
-J. M., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”; “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, kryer në bashkëpunim; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Gjatë kontrollit në magazinë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 16 pajisje elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin nga 21-vjeçari.
Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. M., kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi: -F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri, ka komentuar finalen e Conferencë League në Tiranë dhe pagesën ...
Në këtë operacion të nisur para 10 ditësh, drejtori i antiterrorist Alban Dautaj së bashku me kolegun e tij Indrit Doda morë...
Rruga TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka ndarë pamje nga rruga në Shkozë. Ai tregon se si është transformuar rruga pë...
Marinela Osmani TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Marinela Osmanin. Gjyqtarj...
Riatdhesim TIRANË- Disa shqiptarë janë riatdhesuar nga kampi në Siri. Raportohet se janë riatdhesuar 4 gra dhe 9 fëmi...
Aksident FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Seman. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në 12:30. Personi me i...
Foto ilustruese KORÇË- Dy vjeçari në Bilisht ngatërroi ujin me rakinë. I mituri në kohën kur nëna kryente ...
Nafta TIRANË- Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka marrë vendimin për ccmime e naftës, gazit...
Spital KORÇË- Ngjarje e rëndë! Një 2-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Devoll si pasoj&eu...
Sherri në Tiranë TIRANË- Davery Boon dhe Denis Howelingen, 21 dhe 23 vjeç, të dy tifozë holandezë do të qënd...