LIVE UPDATES
Aktualitet

3-vjeçari vdiq nga gabimi me anestezi? Ekspertiza peng pas 16 muajve

Prokurorja e çështjes ka vendosur që të mos marrë për bazë ekspertizën nga doktorët e IML, por të çojë ekspertizën në Itali. Familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe përfaqësuesi ligjor i tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë sqarim për ndërmarrjen e këtij veprimi.

5 Shkurt 2025, 22:24 Nga N.F
3-vjeçari vdiq nga gabimi me anestezi? Ekspertiza peng pas 16 muajve
Brian

TIRANË- Në fakt, shkaku i vdekjes së Brianit përcaktohet qartë dhe në të njëjtën ekspertizë mjekoligjore të firmosur dhe dorëzuar më 20 tetor 2023 nga 2 mjekët. Në konkluzionin e tyre për shkakun e vdekjes thuhet qartë se cila është arsyeja që i ka marrë jetën 3-vjeçarit. Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahou ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme.

Por, kjo ekspertizë është konsideruar e pamjaftueshme nga Prokuroria që ende e ka dosjen të hapur. Prokurorja e çështjes ka vendosur që të mos marrë për bazë ekspertizën nga doktorët e IML, por të çojë ekspertizën në Itali. Familjarët e vogëlushit të ndjerë dhe përfaqësuesi ligjor i tyre thonë se nuk kanë marrë asnjë sqarim për ndërmarrjen e këtij veprimi.


“I vetmi institucion që ligji në Republikën e Shqipërisë përcakton me të drejtën për të përcaktuar nëse ka patur shkelje nga pikëpamjet e mjekëve, në këtë rast vetëm Inistuti i Mjekësisë ligjore. Vetëm në rastet kur ky institut shkruan me shkrim se nuk kanë pajisjet për të ekzaminuar, vetëm në këta raste mund të procedohet me kryerjen e analizave dhe inspektimeve jashtë Shqipërisë në institucione të certifikuar. Për hir të procedurës, eksperti duhet të vijë në Shqipëri dhe të paraqesë ekspertizën e tij në mënyrë që ky akt të marrë vlerë, përndryshe nuk mund të merret parasysh”, u shpreh avokati, Jordan Daci.

“Prokurorja Alma Felaj është e shitur. Ajo ka çuar ekspertizën jashtë, por është e shitur. Ajo ka marrë para nga pala tjetër, sepse përndryshe do të vepronte për të zgjidhur këtë rast. Vendosi kurorën te varri i djalit dhe menduam se e kishte seriozisht, por gabuam shumë”, u shpreh Guri Spahiu, gjyshi Brianit

Familjarët konfirmuan se fëmijës iu dhanë dy doza dhe për këtë ata dyshuan që në momentet e para të mjekimit duke ia vënë në dukje mjekëve të klinikës. Aso kohe, anestezisti Roland Xhaxho deklaroi se nuk ishte narkoza shkaku i vdekjes. Sipas tij, fëmija kishte lindur me një problem në zemër.

Kam ndërhyrë me anestezi të përgjithshme, unë kam firmosur një konsensus me prindërit. Pyetja është përse u zgjodh, fëmija ka lindur me një defekt në zemër, rekomandimi është evidentimi i çdo vatre infeksioni që ka në këto fëmijë. Nuk ka të bëjë fare me narkozën, Sipas analizave, niveli i glukozës ishte 0, kur digjen yndyrat lënë gjurmët në gjak, për mua besoj se do të jetë një sindromë metabolike nga mungesa e ndonjë enzime, të shikojmë se si do të dalin ekzaminimet.

Hetimi i prokurorisë ka mbetur ende në këtë pikë. Pra, vonesa e hetimeve pas kalimit të furtunës publike rreth rastit, mban peng konkluzionet nëse kemi të bëjmë me shkelje të protokolleve mjekësore, neglizhencë apo mjekimi të gabuar. /TCH

brian spahiu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet